Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siria, refugjatët, gazi... Erdogan zemërohet... Borisov i përgjigjet

Foto: EPA/BGNES

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi më 7 tetor në televizionin ARD se gjithmonë ka qenë kundër anëtarësisë me të drejta të plota të Turqisë në BE. Nuk mund të jetë ndryshe – popullsia e Turqisë është 75 mln. veta. Pothuaj të gjithë janë myslimanë. Për shkak të “Allahut” të krishterët atje u vranë para 100 vitesh. Menjëherë pas intervistës, në Parlamentin Evropian Merkel tha se “Turqia luan një rol kyç në zgjidhjen e ardhshme të krizës lidhur me refugjatët dhe se ka nevojë për “përpjekje të mëdha” lidhur me pranimin e më shumë se dy mln refugjatësh. Pikërisht për këtë ajo do të marrë “përkrahjen tonë të madhe në vendosjen e refugjatëve, në mbrojtjen e kufijve dhe në luftimin e tregtisë me njerëz.”

Në qoftë se dikush ende nuk e ka kuptuar – qeveria federale do të bëjë çmos, që të mbeten refugjatët në Turqi në një periudhë të paqartë. Tani për tani refugjatët nuk kanë aspak shans për të shkuar në Gjermani.

Sa i përket kësaj çështjeje mendimet e Berlinit dhe të Sofjes koincidojnë. Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov është i mendimit se kuotat për refugjatët nuk mund ta zgjidhin problemin e krizës së refugjatëve dhe nuk kanë rezultat global. Në samitin e BE-së në Bruksel kushtuar problemit të refugjatëve Bojko Borisov deklaroi: “Më mirë që Bashkimi Evropian t’i paguajë Turqisë. Kështu ajo do t’i ndihmojë këta njerëz të mbeten më afër vendlindjeve të tyre, akoma më tepër se ne paguajmë për të gjithë ata, të cilët kanë hyrë në Bullgari”, bëri të ditur agjencia BGNES.

Kryeministri ishte kategorik se merret parasysh fakti se vendi më i varfër në Bashkimin Evropian harxhon mjete të mëdha nga buxheti i tij për refugjatët. Para anëtarëve të Këshillit Evropian Bojko Borisov deklaroi se bashkësia duhet të marrë vendime në plan afatgjatë. Shpërngulja e refugjatëve është një masë e përkohshme dhe ajo nuk mund të çojë në zgjidhjen e qëndrueshme të problemit” – thuhet gjithashtu në pozitën e Bullgarisë, të paraqitur nga Kryeministri Bojko Borisov para anëtarëve të Këshillit Evropian.

Më shumë se dy mln refugjatë duhet të gjejnë punë, që të mund të nxjerrin bukën e gojës dhe të kenë një të ardhme më të mirë. Thënë shkurtimisht, refugjatët duhet të mbeten atje, ku janë tani – në Turqi.

Në Moskë mendojnë se incidenti me gjuajtësin Su-30, i cili më 3 tetor, pas përfundimit të një misioni luftarak, depërtoi brenda disa sekondash në hapësirën ajrore turke, nuk ka ndikim negativ mbi marrëdhëniet ruso-turke. Ato kanë një themel të fuqishëm.

Nuk është e qartë nëse është i këtij mendimi Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ai shënoi i nevrikosur: “Turqia është blerësi kryesor i gazit rus, por po të ketë nevojë ne mund të marrim gaz edhe nga shumë vende të tjera. Kjo do të ishte një humbje e madhe për Rusinë.” Në këtë mënyrë ai foli edhe për marrëveshjen me “Rosatom”, për ndërtimin e centralit të parë atomik në Turqi: “Në qoftë se Centrali Atomik “Akkuyu” nuk ndërtohet nga rusët, atëherë do të vijnë të tjerë, që do ta bëjnë këtë”. Sa i përket incidentit me aeroplanin Erdogan vuri në dukje se nuk është i kënaqur për atë që ka ndodhur por nuk e ka në plan për ta diskutuar këtë me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin.

Para pak kohe Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergej Llavrov deklaroi para televizionit “NTV”, i cili është pronë e “Gazprom-Media”. “Lexova me një befasim të madh citatin e një fjalimi të Kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, i cili ka deklaruar se Bullgaria heq dorë nga realizimi i projekteve energjetike me Rusinë, përfshi këtu dhe “Rrymën Jugore” në dobi të SHBA-së”. Bën përshtypje se njerëzit nuk shqetësohen për deklarata të tilla. Unë do të turpërohesha para zgjedhësve, para vendit, shtoi Ministri.

Kryeministri Bojko Borisov nuk duhet të turpërohet nga fjalët e tij, akoma më tepër se ai madje nuk i ka ndaluar këto projekte. Pas takimit të tij me Kryeministrin turk Ahmet Davutoglu në Stamboll Borisov i komentoi kritikat e Llavrovit para gazetarëve. Sipas fjalëve të Kryeministrit bullgar pavarësisht nëse bëhet fjalë për amerikanë, apo rusë – po të ketë ndonjë gjë të parregullt ai gjithmonë e shënon,  sepse është i ndershëm para zgjedhësve dhe ata e zgjedhin pikërisht për këtë. Këto projekte nuk ishin planifikuar në mënyrën më të mirë dhe ai kishte disa vërejtje.

Le të flasim direkt – Aktualisht Kryeministri Borisov nuk duhet t’u kushtojë një vëmendje kaq të madhe rusëve, nuk ka shkaqe për të pasur frikë nga ata. Rreziku vjen nga Turqia, sepse kreu i shtetit turk do që ta shndërrojë vendin në një fuqi kryesore regjionale. Erdogani do që ta dobësojë Iranin dhe t’i vërë fund regjimit të Bashar Asadit. Në këtë mënyrë Turqia e përdor në mënyrë të tërthortë “Shtetin Islamik”. Akoma më tepër se Ankaraja lufton kundër kurdëve në shtëpinë e vet dhe përpiqet ta pengojë pavarësinë e tyre në Irak. Sa u përket atyre gjendja në Turqi është mjaftë e ndërlikuar dhe kjo shihet edhe për shkak të faktit se Erdogan përpiqet ta barazojë organizatën kurde me “Shtetin Islamik”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD