Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzika e re popullore bullgare tingëllon në qytetin Çepellare

БНР Новини
Foto: chepelare.org
Edicioni i pestë i Konkursit “Muzika e re Popullore Bullgare në 7/8” u zhvillua në qytetin Çepellare më 16 tetor. Këtu është momenti për t’ju rikujtojmë se ritmi 7/8 është një nga vallet më karakteristike bullgare të quajtur – rëçenica. Ky është një forum, i cili u jep takim krijuesve, të cilët duan të tregojnë krijime të reja prej autori vokale dhe instrumentale mbi një bazë folklorike. Ai organizohet për herë të parë në Bullgari gjatë vitit 2007 nga bashkia e qytetit Çepellare. Ideja dhe sponsorizimi janë të doktorit Georgi Llazarov, i cili jeton në Balltimor – Shtetet e Bashkuara, por në zemër dhe në shpirt e mban Bullgarinë.

Edicioni i fundit i ishte kushtuar njërës prej këngëtareve më të dashura popullore Bojka Prisadova, e cila është një qytetare nderi e bashkisë Çepellare. Patron i kësaj feste për vit të dytë të radhës është Ministria e Kulturës. Ja se çfarë tha fill përpara fillimit të konkursit zonja Jana Dimova, përfaqësuese e organizatorëve:

“Ekipi i bashkisë Çepellare është krenar për herë të radhës të jetë mikpritës i konkursit “Një muzikë të re popullore bullgare në 7/8”, që zhvillohet nga viti 2007 në çdo dy vjet. Organizohet në qytetin tonë, me qenë se zoti Georgi Llazarov, i cili është ideologu bazë i ngjarjes, është lindur në malet Rodope. Pas edicionit të katërt ishte marrë vendim edhe në të ardhme krijimet, të cilat marrin pjesë, të jenë të dhomës. Një fakt shumë i këndshëm për ne është se po shfaqen kompozitorë gjithnjë e më të rinj. Më i riu sivjet është 19 vjeç. Konkursi zhvillohet në dy etapa – shqyrtim dhe seleksionim të krijimeve të ardhura të konkursit deri në afatin e caktuar prej një jurie profesionale dhe një koncert përfundimtar-konkurs (rrethi final) për krijimet e lejuara. Krijimet gjatë viteve janë interpretuar nga grupe të ndryshme profesionale. Kësaj here mbështetemi tek formacioni vokal “Judit+” dhe Orkestra për Muzikë Popullore e Radios Kombëtare Bullgare.”

Në kategorinë “Krijime Instrumentale” zgjedhja e jurisë vuri në dukje disa vendime interesante prej autori. Mes tyre vend të parë fitoj krijimi me shumë kolorit të Lluiza Stanoevës “Nëpër Bullgarinë në 7/8”.

Krijimet vokale të caktuar për në final prezantuan pikëpamjet e ndryshme ndaj këngës tradicionale bullgare. Dekoratë të parë nuk qe dhënë, në vend të dytë juria vendosi këngën “Kirço rrinte në qoshe”, autor Iljan Juruçki. Publiku në sallë po kështu përcaktoi favoritin e vet – “Kujtim” të Petër Petrovit. Formacioni vokal “Judit+” dhe Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, të cilët interpretuan krijimet në programin e konkursit, mbajtën një koncert të shkurtër në pushimin i cili u caktua për shqyrtim të krijimeve. Kjo ishte një farë përshëndetje ndaj publikut në sallë. Përveç adhuruesve të muzikës folklorike, mes saj qenë dhe nxënës nga Shkolla Kombëtare e Arteve Folklorike Shiroka Llëka, si dhe muzikantë të ndryshëm tanimë të rinj të afirmuar, të cilët përkrahën kolegët e vet. Ky është në fakt qëllimi i këtyre ngjarjeve – të mbledhin dhe të afrojnë brezat e muzikantëve, të cilët prezantojnë folklorin tonë tek ne dhe jashtë kufijve të atdheut, t’u japin shans për zhvillim krijuesve të talentuar bullgarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD