Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temenuzhka Petkova: “Siguria energjetike e Bullgarisë varret nga diversifikimi i resurseve energjike”

БНР Новини
Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova
Foto: BGNES

Siguria energjetike e Bullgarisë dhe e Evropës ndërmjet diversifikimit të itinereve dhe burimeve është një temë shumë e rëndësishme, tha në Samitin e katërt BE-Evropë Juglindore në Sofje ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Sipas saj sot nuk mund të flitet për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike pa bërë lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik.

Për një sektor të qëndrueshëm të energjetikës ka nevojë për siguri energjetike, ka nevojë për siguri të furnizimeve dhe për konkurrueshmëri. Qeveria bullgare po punon shumë aktivisht në këtë drejtim. Nuk është e rastit se një nga prioritetet tona kryesore në këtë sektor është sigurimi i furnizimeve jo vetëm i Bullgarisë, por i tërë rajonit të Evropës Juglindore me anë të diversifikimit të burimeve dhe itinerareve. Dhe kjo nuk mund të bëhet pa pasur infrastrukturë të përshtatshme, pa lidhje ndërsistemore midis shteteve të ndryshme. Për këtë arsye përpjekjet tona janë përqendruar mbi ndërtimin e interkonektorëve Bullgari-Greqi, Bullgari-Rumani, Bullgari-Serbi dhe Bullgari-Turqi.”

Tani prioritet për pushtetet bullgare është zbatimi i projektit për lidhje me Greqinë, sepse me të furnizimet e gazit natyror tashmë nuk do të varrën vetëm nga një burim. Para pak kohe ministrja Petkova e diskutoi këtë çështje me homologun e saj grek Panos Skurletis.

Me kënaqësi mund të informoj se në lidhje me interkonektorin mbeten pak gjëra për sqarim dhe ato janë lidhur kryesisht me çështjet teknike. Për to kemi nevojë për disa javë. Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të nënshkruajmë vendimin përfundimtar për investim për këtë projekt dhe kështu do të mund të zbatojmë projektin brenda afatit të paracaktuar. Qeveria bullgare parashikoi dhe pohoi në buxhetin e vitit 2015 garanci shtetërore për këtë projekt për 80 mln. euro. Zhvilluam takime dhe diskutime me të gjitha partitë që kanë përfaqësi në Parlament dhe që marrin pjesë në koalicionin qeverisës. Në to folëm për mundësitë për rritjen e garancive shtetërore dhe për fat të mirë, arritëm mirëkuptim për këtë prioritet dhe shuma e garancisë shtetërore në buxhetin e vitit 2016 do të jetë më e madhe.

Ndërtimi i interkonektorit midis Bullgarisë dhe Rumanisë është në një fazë të përparuar dhe ai do të fillojë punë në vitin 2016. Mbetet vetëm përfundimi i ndërtimit të pjesës me gjatësi dy kilometra përgjatë lumit Danub. Bullgaria tashmë siguroi edhe financimin e interkonektorit me Serbinë. Po punohet aktivisht edhe mbi ndërtimin e lidhjes me Turqinë. Fituam financimi nga fondet evropiane për studim para projektimit. Ai do të na japë informacion për parametrat teknike dhe financiare, tha ministrja Petkova dhe shtoi:

Tema tjetër shumë e rëndësishme është lidhur me burimet vendase energjetike. Shteti ynë varret nga këto burime sepse ato sigurojnë diversifikim energjetik. Nuk është e rastit se një nga vendimet e para të qeverisë ishte lidhur me fillimin e procedurës për studim për naftë dhe gaz në pjesët e thella të Detit të Zi dhe në dy blloqet Silistar dhe Teres. Procedura e studimit të bllokut Silistar përfundoi me sukses dhe për zbatues të projektit është zgjedhur kompania Shell. Studimet fillestare gjeologjike në Silistar janë optimiste. Për këtë arsye shpresoj se pas disa vitesh Bullgaria vetë do të mund të mbulojë nevojat e saj për  gaz natyror, siç po bën Rumania.”

Gjendja e infrastrukturës për transportimin e gazit është me rëndësi të madhe për sigurinë energjetike të rajonit dhe po punohet mbi rehabilitimin dhe modernizimin e saj. Para pak kohe u hap një stacion për kompresim dhe lëngëzim të gazit natyror në Ihtiman, i cili është pajisja më moderne në Ballkan. Fakti se 80% prej të gjitha stacioneve të kompresimit të gazit natyror të rajonit ndodhen në Bullgari është tregues për rëndësinë e saj të madhe në fushën e sigurisë energjetike, nënvizoi zonja Petkova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD