Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milazim Krasniqi: “Sot nacionalizmi shqiptar është në një krizë të thellë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Dje në kuadrin e “Mbrëmjeve të Ballkanistikës” në Universitetin e Sofjes u mbajt prezantimi i librit “Nacionalizmi shqiptar” të Milazim Krasniqit. Përkthimi i veprës në bullgarisht është realizuar nga dr. Anton Pançev dhe studentët e degës së Ballkanistikës Borisllava Ivanova dhe Simeon Mihallkov me ndihmën e Shoqatës “Instituti Shkencor Ballkanas”. Në prezantimin e librit ishin të pranishëm ish ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Kosovës z. Bobi Bobev, si edhe tërë stafi diplomatik i Ambasadës së Kosovës në Sofje. Sh. e Tij Ambasadori Shpend Kallaba theksoi rëndësinë e përkthimit të librave si një kusht për thellimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e paqes në Ballkan.

Prof. Krasniqi dhe Dr. Pançev në Degën e Ballkanistikës të Universitetit të SofjesPosaçërisht për Radio Bullgarinë profesor Krasniqi komentoi tema aktuale si rritja e nacionalizmit në botën globale, format e nacionalizmit të sotëm shqiptar, e ardhmja e Ballkanit, retorika kuazinacionaliste politike, gjendja e mediave etj.

Profesor Milazim Krasniqi udhëheq Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik. Ai është themelues i Institutit të Medias, ka punuar si gazetar, kryeredaktor, kolumnist dhe komentues politik në media të ndryshme. Z. Krasniqi është autor i afër 30 librave me poezi, romane, drama dhe studime.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD