Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2015 nuk ndryshojnë raportin e forcave politike në Bullgari

БНР Новини
Foto: BTA

Rezultatet e zgjedhjeve vendore në Bullgari, që u zhvilluan më 25 tetor, nuk janë përfundimtare dhe priten balotazhe, por mund të bëhen disa konkluzione.

Zgjedhjet vendore nuk do të ndryshojnë rrënjësisht raportin e forcave politike – në vend të parë vazhdon të jetë partia në pushtet GERB me 32 për qind prej votave, Partia e majtë Socialiste Bullgare përsëri është në vendin e dytë – me 13 për qind, kurse Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë është në vendin e tretë me 12 për qind.

Përqindja e votave të Bllokut të Reformatorëve (9 për qind), bashkë me rezultatet e forcave, të cilat e përkrahin koalicionin në Parlament – ABV (4 për qind). VMRO (3 për qind) dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (2 për qind), bën gjithsej 18 për qind, gjë që lejon që GERB të vazhdojë të udhëheqë pushtetin ekzekutiv, edhe pse me një përkrahje “lundruese”. Kështu në kushtet e krizës ekonomike dhe të fluksit të madh të refugjatëve, Bullgaria ruan stabilitetin e saj politik.

Megjithëse forcat politike i ruajtën pozitat e tyre, në krahasim me zgjedhjet parlamentare gjatë vitit 2014 të gjithë ata humbën numrin absolut të votave – GERB me rreth 50 000, Partia Socialiste Bullgare – 12 000, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – pothuaj 87 000, Blloku i Reformatorëve – 25 000, Fronti Patriotik – 85 000, kurse Ataka – 56 000. Këto rezultate nuk duhet të na trembin, por të jenë një shkas për t’u bërë përfundimet përkatëse.

Bashkë me zgjedhjet vendore u zhvillua edhe referendum kombëtar, kushtuar votimit elektronik. “Pro” votimit elektronik janë rreth 71 për qind prej të gjithë votuesit, megjithë qëndrimin e rezervuar të forcave politike ndaj referendumit, si formë e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe megjithë sulmin e hakerëve pa precedent në sajtet elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të drejtorisë “Shërbimi Informativ” dhe të drejtorisë për Regjistrimin e Qytetarëve dhe Shërbimin Administrativ. Ky sulm i hakerëve ishte kryer nga kundërshtarët e votës elektronike, siç duket, që të ilustrojë mungesën e sigurisë sa i përket këtij lloji të votimit. Të votuarit në referendum janë rreth 35 për qind. Ky rezultat është larg aktivitetit të regjistruar në zgjedhjet e fundit parlamentare, që kërkohet për njohjen e rezultateve, por mjafton për parashtrimin e kësaj çështjeje për diskutim në Parlament. Ky debat me siguri do t’i bëjë forcat politike për t’i rishqyrtuar pozitat e tyre ndaj referendumit dhe kjo i bën shumë prej vëzhguesve për të menduar se ngadalë, por sigurt ideja për zgjidhjen e çështjeve kryesore në shoqëri me këtë formë të demokracisë është duke përparuar.

Në fakt dje fitoi edhe ideja e re në Bullgari për gërshetimin e llojeve të ndryshme të zgjedhjeve me referendumin. Shumë njerëz ishin të mendimit se zhvillimi i referendumit për votën elektronike bashkë me zgjedhjet për pushtetin vendor nuk është ide e mirë, por rezultatet e votës ditën e diel e përgënjeshtruan këtë. Del se 98 për qind e votuesve në referendum kanë votuar për pushtetin vendor, derisa nga votuesit për pushtetin vendor vetëm 88 për qind janë marrë pjesë në referendum. Nga e gjithë kjo sociologët bënë konkluzionin se në qoftë se referendumi ishte zhvilluar veçmas, aktiviteti në zgjedhjet vendore nuk do të ishte kaq i lartë.

Kështu, zgjedhjet vendore, që u zhvilluan në Bullgari më 25 tetor bashkë me referendumin, nuk çuan në një ndryshim të konsiderueshëm politik në vend dhe nuk përballuan disa mungesa tipike të procesit zgjedhor, por megjithatë kontribuuan për pasurimin e përvojës demokratike të vendit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD