Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me tatim të lartë do të ulen kolesteroli dhe kilogramët e bullgarëve

БНР Новини
Foto: BGNES

Duket se ministri i shëndetësisë Petër Moskov, bashkë me homologun e tij nga Ministria e Sportit Krasen Kralev mendojnë se kanë gjetur një zgjidhje radikale të problemeve shëndetësore – me tatim suplementar do të përpiqen të ndryshojnë zakonet e këqija ushqimore të bullgarëve. Këtë masë do ta ndiejnë pothuaj të gjithë familjet bullgare dhe për këtë arsye reagimet publike janë të shumta dhe të ndryshme – për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve që pritet për ashtuquajturat  ushqime “junk food”. Këto ushqime që përmbajnë sasi të tepërta të kripës, sheqerit, yndyrave dhe kafeinës, do të tatohen suplementarisht midis 3% dhe 78%. Megjithëse ato nuk rekomandohen nga mjekët, ushqimet e këqija kanë shumë adhurues – shumë preferojnë shijen e tyre joshëse, të tjerë janë detyruar t’i konsumojnë për shkak të çmimeve të ulëta. Vetë ministri Moskov pohon se efekti që pritet nuk është ekonomik, por është profilaktik. Pritet se kështu do të përmirësohet gjendja shëndetësore e bullgarit, d.m.th. do të ulen shpenzimet për shëndetësi. Në buxhet do të sigurohen gjithashtu rreth 75 mln. euro për vit dhe me to do të përmirësohen edhe kushtet për sport në shkolla. Natyrisht biznesi nuk është i kënaqur , sepse çmimet më të larta do të pakësojnë të ardhurat e prodhuesve dhe tregtarëve, xhirot dhe fitimet do të ulen. Afaristët mendojnë se këto ushqime janë ndër më të preferuarat nga njerëzit e varfër dhe rritja e çmimeve të tyre do të keqësojë akoma më shumë cilësinë e jetës së tyre. Ato paralajmërojnë gjithashtu shkurtime të vendeve të punës – diçka që do të rritë papunësinë dhe varfërinë. Dhe duhet pasur parasysh se në varfëri jetojnë 50% të bullgarëve.

Të dyja palët në këtë debat kanë argumente të forta, por në fakt në të dy pozitat ka popullizëm dhe hipokrizi. Është e qartë se biznesi mbron interesat e një grupi njerëzish që nuk dëshirojnë të humbin fitimet e mira. Në të njëjtën kohë shumë mendojnë se planet e qeveritarëve janë më shumë demagogji dhe imitim të reformave në shëndetësi.

Me siguri një masë e tillë do të ketë efekt, por a ai do të jetë i tillë, siç priten ministrat-reformatorë? 75 milionat sulpementarisht nuk janë aq shumë, duke pasur parasysh se për shëndetësi lëshohen 1,6 mlrd për vit dhe ato nuk janë të mjaftueshme  për të mbuluar nevojat reale të sistemit. Prodhuesit e katër grupeve kryesore ushqimore do të ndiejnë fortë pasojat e kësaj politike. Pritet një ulje të konsumimit prej 30% - diçka që mund të shkaktojë shumë humbje për firmat. Dhe në këtë situatë me siguri do të ketë njerëz që do të humbin punën e tyre.

Projekti i ri për tatim është aq kontradiktor, se tani për tani as ministri financiar Vlladisllav Goranov, as ministri social Ivajllo Kalfin nuk kanë shprehur pozitë të qartë. Vetë iniciatori i tij ministri Moskov mendon se “fillojmë një betejë që nuk do të jetë e lehtë”. Ka mundësi që çështja delikate të diskutohet bile në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin marrin pjesë qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat. Në se bëhet kështu do të presim vendimin e tij të rëndësishëm.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD