Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikëpamja bullgare për lidhjen midis parave dhe lumturisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Tashmë shumë vjet shkencëtarët përpiqen të kuptojnë çfarë është lidhja midis parave dhe lumturisë dhe pse paratë e shumta nuk na bëjnë më të lumtur. Bëhet e qartë se përgjigjet nuk janë aq të ndërlikuara dhe ndodhen në psikologjinë njerëzore. Mund t’i gjejmë ato në raportin “Në se parat nuk ju bëjnë të lumtur, ndoshta shkaku është se nuk i harxhoni në mënyrë të drejtë”. Ai është hartuar nga shkencëtarë nga Universiteti i Kolumbisë Britanike, Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Amsterdamit.

Снимка„Në se parat mund të blejnë lumturi, pse nuk bëhet kështu në praktikë? Përgjigja është e qartë – sepse njerëzit nuk i harxhojnë në mënyrë të drejtë. Pas eksperimenteve të zhvilluara autorët e raportit rekomandojnë disa hapa, të lidhura me procesin e harxhimit të parave. “Në se këto hapa ndiqen, ato mund të ndihmojnë për arritjen e lumturisë” - komentoi Desisllava Nikollova nga Instituti për Ekonomi Tregtare.

„Në vend të parë ata rekomandojnë të mos blejmë sende, por të blejmë përjetime. Sendet vjetrojnë shpejt, derisa përjetimet mbeten në kujtesën tonë dhe vazhdojnë të na emocionojnë edhe pas përfundimit të ngjarjes. Sendet na bëjnë të lumtur kur i përdorim, por kur vetëm mendojmë për to – jo. Përveç kësaj përjetimet janë lidhur me persona të tjera dhe kjo është burim i lumturisë. Diçka tjetër, për të cilën na këshillojnë autorët e raportit është që të blejmë më shumë gjëra me çmim jo aq të lartë, sesa të blejmë gjëra të shtrenjta me përmasa të mëdha, si për shembull shtëpi të madhe apo automjet luksoz. Nuk ka asgjë të keqe në blerjet e mëdha, por lumturitë e vogla dhe më të shpeshta përforcojnë ndjenjën e lumturisë. Ndihmoni të tjerët, bëni dhurata – na këshillojnë  shkencëtarët. Njeriu është kafsha më sociale në botë dhe harxhimi i parave për të tjerët na bën më të lumtur – dhe kjo është diçka e provuar.”

Desisllava Nikollova komentoi më shumë për paratë, lumturinë dhe vijën e varfërisë në Bullgari:

„Disponojmë me të dhënat e fundit të Evrostatit për varfërinë. Duket se Rumania na tejkalon për nga varfëria. Ka edhe një ndryshim metodik, edhe faktorë objektivë, që ndikojnë pozitivisht zhvillimin në lidhje me Bullgarinë. Por ndjenja subjektive për varfërinë nuk mund të ndikohet nga të dhënat statistikore. Është fakt se gjatë viteve të fundit vija e varfërisë rritet, d.m.th. standardi i jetesës së bullgarit të mesëm përmirësohet. Ka disa tendenca të qëndrueshme, për shembull, ekzistojnë grupe, të cilat janë më të rrezikuara nga varfëria. Këto janë familjet me shumë fëmijë apo prindërit e vetmuar me një apo më shumë fëmijë. Është fakt se njerëzit e moshuar nuk janë më të rrezikuarat. Por sipas Evrostatit përpjekjet duhet të drejtohen tek ky grup dhe tek të papunët. Ka një numër të vogël të njerëzve që kanë punë dhe pavarësisht nga kjo janë të varfër, por ata nuk janë problemi më i madh i politikës sociale në shtet. Më shqetësuese është përqindja e të papunëve që nuk ndikohet nga kushtet ekonomike. Ata nuk mund të gjejnë punë sepse nuk kanë arsim, kualifikim dhe dije që kërkohen në tregun e punës. Sipas Evrostatit pjesa e bullgarëve që nuk arsimohen dhe nuk dëshirojnë të përfshihen në tregun e punës është më e madhe në Evropë.”

Bëhet e qartë, se nëse njerëzit harxhojnë në mënyrë të drejtë parat e tyre ata mund të jenë të lumtur edhe me pak para. Dhe ndoshta para se të përqendrohemi mbi mirëqenien tonë financiare, duhet të mësohemi të mendojmë pozitivisht. Kështu do të kemi më shumë suksese në politikën sociale dhe vija e varfërisë do të rritet me ritme më të shpejta.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD