Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjistri i tregtarëve luajal vë fillimin e sistemit të tërësishëm për mbrojtjen e konsumatorëve

Foto: arkiv

Të ardhurat e pjesës më të madhe të konsumatorëve bullgarë janë tepër të kufizuara dhe kriteri kryesor në blerjen e mallrave ose përdorimin e shërbimeve është çmimi i ulët. Asociacioni Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Dhoma Tregtare-Industriale në Sofje shpallën hapat e parë që do të ndërmerren për krijimin e Regjistrit të tregtarëve luajal, qëllimet kryesore e të cilit do të jenë treg transparent dhe lehtësim i konsumatorit në përzgjedhjen e tij për blerjen e produktit ose shërbimit. Nevoja e një regjistri të tillë është e kushtëzuar nga fakti, se organi kontrollues nuk mund të thotë cilët janë tregtarët jo luajal, sepse ekzistojnë norma të cilat e frenojnë. Aktualisht po krijohen mekanizmat, përcaktohen parimet, kriteret dhe rregullat ligjore në bazë të të cilave firmat do të mund të përfshihen në regjistër.

Pak më parë përfaqësuesit e Asociacionit Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Dhoma Tregtare-Industriale e Sofjes patën takim me përfaqësues të organizatave të degëve. Tregtarët pohojnë, se njerëzit në mënyrë masive nuk lexojnë instruksionet për përdorimin e produkteve dhe kjo çon në reklamime pa bazë. Nga tregtarët luajal kërkohet të lehtësojnë të drejtën e zgjedhjes, që do të thotë të vihen në plan të parë gjërat më të rëndësishme të një produkti, që konsumatori të jetë më mirë i informuar për të. Njeri prej angazhimeve të asociacionit është të përgatitë rregullat përkatëse.

СнимкаDamjan Llazarov, ekspert në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, saktësoi cilat do të jenë kërkesat kryesore ndaj tregtarëve luajal:

“Përpara që të fitojë të drejtën e përfshirjes në këtë regjistër, secili tregtar duhet të deklarojë disa gjëra: informacioni dhe etiketa të jenë të plota dhe të drejta. Është me rëndësi që Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve të respektohet dhe koha për heqjen e mospërputhjeve nuk do të jetë një muaj, por më pak. Tregtarët duhet gjithashtu të deklarojnë, se nuk do të përdorin praktika jo korrekte në veprimtarinë e tyre.


СнимкаDhoma Tregtare-Industriale e Sofjes do të zbatojë funksionet e arbitrazhit në rast mosmarrëveshjesh midis organizatave të degëve dhe Asociacionit Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Georgi Çernev:

“Organizatat e degëve do të miratojnë kriteret për tregtarin luajal në degën e caktuar. Së dyti, ato do të jenë filtri dhe garancia, se firmat që zbatojnë këto kritere do të përfshihen në regjistër. Kuptohet, mund të ketë tregtarë luajal, të cilët nuk do dëshirojnë të përfshihen në regjistër. Nuk themi, se vetëm të regjistruarit në te janë luajal. Regjistrimi është vullnetar.


СнимкаRegjistri do të jetë kombëtar – do të përfshijë të gjitha degët dhe do të jetë i pranishëm në internet. Nëse degët kanë krijuar regjistra të tillë me kriteret përkatëse, ato mund të përdoren nga asociacioni. Do të ketë logo të tregtarëve luajal, e cila mund të vendoset në faqen online të tregtarit dhe në shirit ngjitës me logon në dyqan. Stoill Alipiev, Kryetar i Këshillit Drejtues të Asociacionit Kombëtar për Mbrojtje të Konsumatorëve, tha se regjistri do të administrohet nga asociacioni.

“Parashikojmë gjithashtu që Dhoma Tregtare-Ekonomike përveç funksionit të arbitrazhit dhe ushtrojë në çdo moment kontroll mbi tregtarët e regjistruar. Parashikojmë të ketë kontrillime mujore për tregtarët, të cilët të konstatojnë a u përgjigjen kritereve ata. “

Nga Asociacioni tashmë kanë përgatitur dy kërkesa- padi kundër tregtarëve të mëdhenj monopolistë, të cilët me klauzolat e tyre i kanë detyruar konsumatorët të mos parashtrojnë reklamime për mospërputhjet midis asaj që marrin dhe asaj për të cilën paguajnë. Firma të mëdha që kanë vend sundues në treg ofrojnë të ashtuquajturën shitje të detyruar. Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve ndalon që t’u shitet me detyrë konsumatorëve rrymë elektrike, ujë dhe ngrohje. Ekspertët e asociacionit kanë konstatuar se kjo bazë normative nuk respektohet. Qëndrimi i tyre do të shpallet muajin tjetër – çfarë do të bëjnë dhe çfarë do të kërkojnë nga shteti të bëjë që të parandalohen veprime të tilla. Fushata tjetër e asociacionit do të jetë studimi i produkteve ushqimore dhe a u përgjigjen etiketat përmbajtjes së produkteve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja do t'i kërkojë Komisionit Evropian ndryshime në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Qeveria e përkohshme e ngarkoi zëvendëskryeministren dhe ministre të financave Ljudmila Petkova që të paraqesë deri më 11 shtator një propozim për një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë sipas kapitullit REpowerEU. Kjo bëhet për të..

botuar më 24-07-18 12.01.MD
Pllamen Dimitrov

1315 euro është minimumi i jetesës për një familje me tre anëtarë për një muaj

Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon..

botuar më 24-07-17 10.56.PD

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..

botuar më 24-07-16 11.24.PD