Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet e huaja në Bullgari – perspektivat përmirësohen, optimizmi po shtohet

Foto: arkiv

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore Bullgare për tetë muajt e parë të vitit investimet e huaja në Bullgari ishin 12% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ato arritën 1.3 mlrd euro. Kjo shumë nuk mund të krahasohet me investimet në Bullgari në fundin e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit, kur patëm 8-9 mlrd. euro për vit. Këto para u avulluan me krizën në tregun e pronave të patundshme.  
Tani situata ndryshohet shumë dhe investimet e huaja kanë të bëjnë me mundësitë reale dhe potenciale të tregut bullgar. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fundin e gushtit në Bullgari kanë ardhur kapitale të freskëta me vlerë pak më se 900 mln. euro – kryesisht nga Holanda, Franca, Austria.
Pritjet e Agjencisë Bullgare të Investimeve mbeten pozitive dhe parashikohet një rritje vjetore 5% në krahasim me vitin e kaluar. Këtë optimizëm e pohojnë analizatorët dhe vetë investitorët potencialë. Le të kujtojmë se po zbatohen (dhe ndodhen në faza të ndryshme) projekte të mëdha për përmasat e shtetit tonë. Gjatë këtij viti kishte investime të konsiderueshme në sektorin IT, vazhdon vala e „outsourcing”-ut dhe krijimi i qendrave të thirrjeve të kompanive të mëdha ndërkombëtare. Në sektorin e telekomunikimeve u realizua një kontratë e konsiderueshme, një projekt turistik francez në malin Rila po ndodhet në fazë të përparuar. Disa investitorë kinezë e zgjodhën Bullgarinë si pika e depërtimit të tyre në Evropë.  Ka interes edhe për krijimin e fabrikave për prodhimin e autopjesëve. U realizuan edhe investime të shumta në sektorin e tregtisë në Internet.
Gjatë kësaj jave u zhvillua një  konferencë ndërkombëtare për investimet, ku u bë e qartë se interesi për shtetin tonë po rikthehet në qarqet e biznesit. Arsyeja për këtë tendencë nuk mund të kërkohet në rritjen e tregut bullgar, kurse në stabilitetin politik dhe makroekonomik dhe para së gjithësh në kushtet e përmirësuara për biznes. Nuk është e rastit se shteti ynë zuri një vend të mirë për sa i përket mbrojtjes së investitorëve – pozitën e 14-të në botë në listën me autoritet Doing Business 2016: Measuring Regulatory Quality and Efficiency.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD