Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rikthimi i grupit “Ostava”

Foto: arkiv personal

Grupi legjendar bullgar “Ostava” rikthehet në skenën  muzikore me albumin e tij të ri, qe titullohet “Oqean”. Ai përfshin 12 këngë të reja dhe dy të vjetra, që nuk janë të ofruara deri tani. Disku është i pesti me radhë në biografinë e grupit, ndërsa nga ai i fundit e ndajnë 7 vjet. Vokali Svilen Noev tregon, se gjatë kësaj periudhe nuk kanë punuar në mënyrë shumë aktive.

“Incizonim nga një këngë në vit – rrëfen ai. Katër prej tyre janë përfshirë në album. Përveç kësaj të gjithë kemi familje, që do të thotë më shumë angazhime. Para 3-4 vjetësh kishim  probleme dhe gati po mendonim të shpërndanim grupin. Jeta nuk është lidhur vetëm me artin, nga herë është luftë për mbijetesë. Jam shumë i lumtur, se më në fund jemi gati me albumin. Autor i të gjitha teksteve jam unë, ishte një barrë e madhe për mua. Por nga ana tjetër nuk mund të këndojë këngë, tekstet e të cilave kanë autor tjetër dhe ky është shkaku që të vonojmë shumë me incizimin e albumit.”

Le të kthehemi në vitin e largët 1991. Atëherë Georgi Georgievi (kitarë dhe vokal), Bojan Petkovi (bas) dhe Dragomir Dimitrovi (bateri) krijojnë grupin “Ostava”. Pas kësaj formacionit iu bashkua dhe Svilen Noevi (vokal). Katër vjet më vonë erdhi dhe Daniel Petrovi (bateri).

“Çdo album i grupit “Ostava” ka stilin e vet – vazhdon Svileni. – Ai i fundit është “indie rock, që do të thotë “Independent rock”. Është përzierje e shumë stileve të tjera muzikore si pop, punk, xhaz. Gjithmonë kërkomë tingëllimin dominues të muzikës pop në incizimet që bëjmë. Mendoj, se kjo është tendencë botërore – gjatë incizimit të ketë radiofoni, ndërsa në koncertet është ndryshe. Këtë e kemi arritur në sajë të të riut  Martin Stojanov – një pianist i jashtëzakonshëm dhe  audio inxhinier  i jashtëzakonshëm, i cili i bëri këngët “super punk” të tingëllojnë si kënge të bukura pop.”

Le të rikujtojmë, se grupi “Ostava” ka shënuar suksese të konsiderueshme në skenat muzikore në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Gjatë viteve 90 formacioni incizoi albumin  e tij të parë dhe kënga “A do të vish me mua”, e cila u sigurojë muzikanteve vendin e parë në klasifikimet. Ajo u shpall kënga më e mirë e rokut alternativ në  Edicionin e tretë të Çmimeve vjetore muzikore të televizionit MM. Pasi Mihail Shishkovi i bashkua grupit ishte incizuar dhe albumi i dytë. Gjatë kësaj periudhe popullaritet të madh fitoi kënga “Çokollatë”, e cila u ngjit në vendin e parë në klasifikimin “Top 100”. Ja se çfarë tjetër na tregoi Svileni për albumin e fundit.

“Çdo këngë e albumit të ri e ka muzën e vetë. Grupi “Ostava” është i njohur me këtë, se incizon shumë këngë kushtuar dashurisë. Edhe ky album nuk bën përjashtim. Në të ka me tema sociale, disa prej këngëve janë melankolike, por pjesa më e madhe janë për dashurinë. Kënga jonë e fundit gjithashtu i është kashtuar dashurisë, ajo quhet “Kujdes”.

Svileni na tregoi, se së shpejti grupi do të ketë shumë koncerte ku do të prezantojë albumin e ri. Ndërsa pas ditëve të numëruara do të takohen me publikun e Londrës. “Ky është emocion i ri për të gjithë ne – interpretimi live dhe takimi me publikun. Ai gjithmonë na ndihmon që të bëjmë përzgjedhjen më të mirë prej muzikës sonë”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD