Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika e gazit në Evropën Juglindore – lojtarët dhe strategjitë

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Problemet kryesore, planet e ardhshme dhe lojtarët kryesorë në fushën e infrastrukturës së gazit ishin diskutuar në konferencën ndërkombëtare  “Gjeopolitika e gazit dhe Evropa Juglindore”, të organizuar nga Shoqata Gjeopolitike Bullgare. Ekspertë bullgarë dhe të huaj biseduan për krizën aktuale të gazit dhe për zgjidhjet eventuale më të përshtatshme.

Çfarë do të jetë strategjia e drejtë për Bullgarinë tani, komenton Serxho Metaluçi, analizator në Natural Gas Europe:

“Skenari im për Bullgarinë është thellimi i bashkëpunimit me Rumaninë dhe Serbinë dhe me shtetet e tjera të Evropës Lindore. Më parë duhet të saktësohet interesi i përbashkët e pastaj të diskutohen projekte konkrete. Para pak kohe u arrit një konsensus mes këtyre shteteve në lidhje me krizën e klandestinëve. Sipas meje kjo tregon se kështu gjërat mund të zhvillohen pozitivisht – të formohen kooperime rajonale midis disa shteteve, të cilat kanë interesa dhe dëshira të përbashkëta. Duke folur për Evropën – ajo duhet të dëgjojë me vëmendje më të madhe kërkesat e Bullgarisë, kurse mesazhet e Bullgarisë duhet të formulohen më qartë. Mundësia për Bullgarinë që të marrë gaz më të lirë është vetëm gazi rus. Ai do të bëhet gjithnjë e më i lirë, sepse rubla po zhvlerësohet. Kjo i lejon Rusisë që të pakësojë çmimin e gazit, posaçërisht për shtete me valutë të tjerë.”

Në konferencë ishte diskutuar edhe pikëpamja turke për çështjen e infrastrukturës së gazit. Sipas doktorit Volkan Jozemir, Turqia duhet të balancojë midis lindjes dhe perëndimit për çështjen e gazit, por edhe për probleme të tjera. Jozemiri nënvizoi se nuk mund të flitet për një qendër turke të shpërndarjes së gazit, mund të flitet vetëm për korridor rus të gazit që kalon përmes Turqisë. Tani për tani projekti është kufizuar.

Doktori Federik Uiljam Engdal, analizator amerikan i gjeopolitikës dhe konsulent në fushën e rreziqeve strategjike, shpjegoi çfarë është situata në Evropë dhe çfarë do të jenë pasojat për Bullgarinë:

“Aktualisht vendimi i Gjermanisë për përkrahjen e Rrymës Perëndimore (i shpallur para disa javësh) propozon një alternativë të Rrymës Turke dhe të Rrymës Jugore. Kështu gjatë viteve të ardhshme Bullgaria do të mund të blejë gaz më të shtrenjtë nga Evropa Perëndimore. Kjo mund të ndryshohet vetëm po të arrihet paqe në Lindjen e Mesme dhe në Siri. Duhet të heqin dorë nga idetë për krijimin e luftërave dhe nga mendimi se mund të përfitojnë diçka prej tyre. Askush nuk fiton në një luftë. Po të kishte mundësi të arrihen vendime diplomatike midis lojtarëve, atëherë situata do të dukej ndryshe për shtetet si Bullgaria. Aktualisht gjithçka është e paqëndrueshme, për arsye të luftërave.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD