Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Era e ndryshimeve” dhe pas kësaj

БНР Новини
Foto: arkiv

Vallë, a kujtoni këngën “Wind of Change” të grupit “Scorpions”? “Era e ndryshimeve” u bë simbol i rrëzimit të Murit të Berlinit. Para 26 vitesh ajo tingëllonte si një premtim për të ardhmen e mirë. Ëndrra jonë ishte e thjeshtë – edhe tek ne të fryjë “era e ndryshimeve”, ndërsa ne të jemi evropianë të denjë. Para 26 vitesh, një ditë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, kreu i atëhershëm i shtetit Todor Zhivkov hoqi dorë nga pushteti, pasi qëndronte në krye të shtetit më se tri dekada me radhë. Besuam, se i jepej fund përgjithmonë vjedhjes së njerëzve, të cilët duhej të ndërtonin komunizmin e paarritur. Besuam, se më në fund puna e të diturve dhe të aftëve do të vihet re dhe ata do të vlerësohen sipas mundësive. Dhe se pikërisht ata do të shndërrojnë Bullgarinë “Zvicrën në Ballkan”. Mirëpo, kjo nuk ndodhi...

Çdo vit më 10 nëntor bullgarët kujtojnë zgjedhjen e vet. Kjo datë e shenjtë në fillim me kalimin e viteve humbi shkëlqimin dhe u bë e hirtë. Për nga karakteri i tranzicionit bullgar mund të diskutohet jo vetëm për fundin e tij, por edhe për fillimin. Vallë, kur filloi – më 10 nëntor ose më 7 dhjetor të vitit 1989, kur u formua Bashkimi i Forcave Demokratike, ose kjo ndodhi më 15 janar të vitit 1990, kur filluan diskutimet rreth Tryezës së Rrumbullakët, në saj të të cilëve u hoq neni i parë i Kushtetutës për rolin udhëheqës të Partisë Komuniste Bullgare, dhe u depolitizuan ushtria, policia, gjyqi dhe prokuroria, ose më 4 shkurt të vitit 1997, kur pas grindjeve rrugore rreth godinës së parlamentit Bashkimi i Forcave Demokratike mori pushtetin.

Vallë, a nuk u vu fillimi që para datës 10 nëntorit të vitit 1989? Megjithëqë fillimi dhe përfundimi i tranzicionit duken të diskutueshme, subjektet e tij sot duken gjithnjë më qartë – ata ishin kryesisht teknokratë partiakë, njerëz nga ish dikasteret e sigurimit dhe sportistë. Agjentët e ndryshimeve ishin jo vetëm agjentë të tyre. Mirëpo, pse ëndrrat e lindura në sheshet nuk u realizuan?

“Përsa iu përket ëndrrave, kjo është çështja e mosmarrëveshjes midis njerëzve – mendon Toma Bikov nga Instituti i Politikës së Djathtë. – Secili kishte ëndrra të ndryshme. Tranzicioni bullgar në fazën fillestare realizohej nga filozofë, jo nga ekonomistë. Me këtë ai dallohej nga ndryshimet, që u realizuan në Poloni dhe Çeki. Për këtë arsye ishin të domosdoshëm 7 vjet që të bëhet e qartë, se ecim drejt kapitalizmit. Vetëm Bashkimi i Forcave Demokratike në fillim evitonte të shfrytëzojë këtë fjalë. Në kuadrin e Partisë Socialiste Bullgare kishte debate të radikalizohet ristrukturimi i regjimit socialit, ose të mbetemi aty ku ishim. Edhe më sot ato debate zhvillohen në këtë parti dhe akoma nuk ka vendim. Shoqëria bullgare nuk ishte gati për këtë proces. Megjithëkëtë në kuadrin e mungesës së përgatitjes, arritëm mjaftë – u bëmë anëtar të NATO-së dhe të BE-së. Dhe kjo pavarësisht nga problemet që kishim. Që këtu e tutje varet prej nesh në ç’shkallë mund të formulojmë ëndrrat, sepse për mua një nga problemet e mëdha të viteve 90-të të shekullit të kaluar ishte, se nuk arritëm të shprehin çfarë dëshirojmë jashtë parametrave teknik.”

Pas qëndrimit të gazetarit Toma Bikov ju ofrojmë edhe mendimet e pedagogut në Universitetin e Sofjes, doktor Boris Popivanov:

“Pasi përmendëm, se filozofë ishin në thelbin e fillimit të ndryshimeve tek ne, nuk duhet të harrojmë edhe letrarët. Kjo ishte një shtresë e rrezikshme, rolin e dëmshëm të së cilës në politikë e përshkroi 150 vite para kësaj Aleksis djo Tokvill në librin “Ish regjimi dhe revolucioni”. Ata imponojnë ëndrrat e tyre të privuar nga realiteti në një situatë, e cila kërkon një qëndrim krejt të ndryshëm. Dhe sikur me habi zbulojmë maksimën: Bullgaria është një vend interesant, në të cilin për 10 vjet ndryshohet gjithçka, ndërsa për 100 – asgjë. Nga pikëpamja e kësaj maksime historia na sjell një ironi. Shënojmë përvjetorin e 26-të të rrëzimit të Murit të Berlinit, si rrëzimi i barrierave midis nesh. Mirëpo, në një simbol të së përditshmes sonë kthehen muret që po ngrihen kudo – si për shembull muri midis Serbisë dhe Hungarisë dhe muret në mbarë Evropën në kontekstin e krizës me emigrantët. Po e përmend këtë simbol, që të vlerësojmë realitetin, në të cilin jetojmë. Në këngën “Era e ndryshimeve” të grupit “Skorpions” ka një tekst “le të këndojë balalajka juaj atë, që kitara ime dëshiron të thotë”. Mirëpo si ironi i historisë, tani balalajka dhe kitara janë në konfrontim të fortë. Duhet të nxjerrim mësimet e historisë dhe të kuptojmë, se asgjë nuk përfundon me vitin 1989. Shumë gjëra mund të kryhen në një formë të shëmtuar. Por shoqëria duhet të kërkojë forcat mbrojtëse që të evitojë tendencat, të cilat na kthejnë në të kaluarën, pa të tregojnë perspektiva për të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD