Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Hinkov: “Në se e kam prekur shpirtin e njerëzve, atëherë në të vërtetë e kam kryer punën time”

4
Foto: arkiv personal

Vitin e dytë me radhë piktori i talentuar bullgar Dimitër Hinkov u prezantua në Sallonin e Arteve, që organizohet në Paris çdo vjeshtë. Kjo është një nga veprimtaritë më prestigjioze krahas Panairit Ndërkombëtar të Arteve Vizuale. Ky aktivitet kulturor daton që nga viti 1903. Gjatë viteve në të u prezantuan krijues të tillë të mëdhenj si për shembull Matias, Zesan, Gogen, Pikaso. Më se 15 mijë veta frekuentojnë Sallonin çdo vjeshtë. Krahas admiruesve të artit këtu vijnë kritikë, piktorë, krijues. Pothuajse një vit bëhet seleksionimi i pjesëmarrësve dhe veprave të tyre. Më se 800 krijues nga mbarë bota paraqesin veprat e tyre në pikturim, grafikë, skulpturë, instalacione, video art. Piktorët janë një grup të vogël nga 70 – 80 veta. Për këtë aktivitet Dimitër Hinkovi tregon:

“Seleksionimi është preciz. Pata nderin të prezantohem bashkë me akademikun Svetllin Rusev, i cili vitin e 35-të me radhë bënë pjesë në këtë sallon të arteve. Vepra ime titullohet “Nga të dyja anët e murit”. Më frymëzoi Muri i Berlinit dhe simbolizmi i tij i ndarjes dhe i bashkimit. Tabloja ime përbëhet nga dy pjesa dhe lidhet me konceptin për kufijtë, të cilët vet ne krijojmë midis Lindjes dhe Perëndimit. Kisha dëshirë të paraqes dallimet midis dy botëve dhe në të njëjtën kohë ngjashmërinë e tyre. Ato janë dy fizionomi – njëra është e rikrijuar me ngjyra mbi një tablo, dhe është plotë emocione dhe eufori. Ndërsa tjetra është mbi një metal dhe është gri dhe plotë ftohtësi. Vepra ime përbën historinë e disa fotografive të viteve 70-të të shekullit të kaluar. Dëshira ime është të paraqes si unë e shikoj gruan e këtyre viteve të transferuar në ditët tona, të prezantoj botën e brendshme të krahasuar me pamjen e jashtme. Ngjyrat dhe liria kundrejt kufizimeve, brengës dhe depresionit. Ky është koncepti im, të cilin u mirëprit në Sallonin e Arteve në Paris.”

Qëndrimi i piktorit prej novatori në trajtimin e temës prezantohet nëpërmjet ballafaqimit të metalit me pëlhurën. Gdhendjet mbi metal përbëjnë shenjet e kohës të arritura nëpërmjet latimit. Kjo teknikë është e re dhe është fryt i eksperimenteve 15-vjeçare të piktorit. Sivjet ai mbrojti një doktoratë për teknikat dhe materialet e shfrytëzuara prej tij në krijimin e tablosë së pikturuar. Tani Dimitër Hinkovi shfaq interes për tema me rëndësi botërore si natyra, ekologjia, kufijtë ndërshtetërore, proceset e migracionit. Dëshira e tij është, që të mësoj studentët të pranojnë pikturimin si një domosdoshmëri e brendshme, si një emocion dhe liri, të mos kanë frikë të eksperimentojnë.

Dimitër Hinkovi është brezi i tretë piktorësh. Është nip i krijuesit të njohur bullgar Hristo Bojazhiev dhe bir i profesoreshës Anna Bojaxhieva. Për fëmijërinë ai kujton:

“Rrita në një mjedis lidhur ngushtë me artin. Që nga vogëlia më pëlqente të qëndroj në atelienë e gjyshit – rrëfen Dimitër Hinkovi. – Atje vizatuam, korrigjuam, diskutuam. Që nga mosha më e re arrita të përvetësoj teknika klasike të pikturimit. Gjyshi im ishte mbaruar Akademinë e Arteve Figurative dhe krijonte portrete. Prej tij mësova të gjitha veçoritë e portretit realist. Pasi arrita të njihem me teknikat klasike të pikturimit shumë herët, vendosa të bëj eksperimente në drejtime të reja. Përpiqem, që tablotë e mia të mbajnë ndonjë mesazh. Është mirë, që secili të zbulojë vet emocionin, subjektin e tablosë. Për mua arti nuk përbëhet në kuptimin e tij, por në ndjenjënqë ngjall. Ai duhet të arrijë te shpirtrat e spektatorëve. Dhe në se e kam bërë këtë, atëherë e kam kryer mirë punën time.”

Në plan të afërt piktori i ri do të rregullojë ekspozita vetjake në Stamboll dhe në Berlin, ndërsa në fund të vitit veprat e tij do të paraqiten në Qendrën Kulturore Bullgare në Paris.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD