Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Patriku Bartolomeu e humbi Bullgarinë

Takimi i Presidentit Plevneliev me Patrikun Ekumenik Bartolomeu
Foto: BGNES

Diplomacia është diçka shumë delikate. Ky parim vlen posaçërisht për diplomacinë klerikale. Kjo u bë e dukshme në fjalimet e Patrikut Ekumenik Bartolomeu dhe të Patrikut Bullgar Neofit, të mbajtura të dielën e kaluar pas Liturgjisë së Shën Kryeengjëllit Mihaill në katedralen “Shën Aleksandër Nevski”.

Patriku Bartolomeu mbrojti pozitën e vet të kryepeshkopit të Konstandinopojës – Romës së Re. Mesazhi i fjalimit të tij ishte: “Unë jam trashëgimtar i themeluesve të ortodoksisë”. Dhe nuk pushoi të përmendë për “rrethanat tragjike që u shfaqën ndërkohë”, siç quajti padëshirën këmbëngulëse të paraardhësve të vet të shekullit të XIX-të që ta njohin pavarësinë e kishës bullgare. Post factum miratoi shpalljen e Ekzarkisë Bullgare për skizmatike në vitin 1872, duke e cilësuar këtë si një akt pozitiv, i cili i kundërvihet etnofiletizmit “vdekjeprurës”.  

Në të njëjtën kohë Tërëshenjtëria e tij ra në kundërshtim me vetveten, duke pranuar respektimin e plot të specifikës etnike të çdo një kombi duke përfshirë edhe të drejtën e posedimit të alfabetit të vet. Ai bile citoi fjalimin mbrojtës të liderit komunist bullgar Georgi Dimitrov para gjykatës në Laipcig në vitin 1933 në lidhje me djegjen e Reichstag-ut (“kur perandori gjerman Karl V thoshte se në gjuhën gjermane ai fliste vetëm me kuajt e vet dhe kur oborrtarët dhe njerëzit e arsimuar gjermanë shkruanin vetëm latinisht dhe shqetësoheshin për shkak të së folurës gjermane, atëherë në Bullgarinë “barbare” vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodi krijuan alfabetin e vjetër bullgar. Kombi bullgar me të gjitha forcat dhe me tërë këmbënguljen e vet luftonte kundër shtypjes së huaj”).

Në tërë fjalimin e vet Patriku Bartolomeu i drejtohej Primatit të Kishës Bullgare me  “Fortlumturi të Tij”, në vend të titullit  “Shenjtëri të Tij”. Domethënë për Konstandinopojën kisha bullgare ende është një ekzarki, jo patrikanë. Dhe vlerësoi heqjen e skizmës si një fakt i trishtuar (Skizma e Patrikanës së Konstandinopojës kundër Kishës Bullgare vazhdoi nga 1872 deri më 1945, kur Ekzarkia Bullgare përsëri u bë autoqefale). Fakti i heqjes së skizmës ai e vlerësoi si një akt i provokuar vetëm nga pushtimi i Ballkanit nga Moska – një fakt që kërcënonte tërë ekzistencën e kishës ortodokse në gadishull.  

Mirëpo kreu i kishës bullgare Neofit iu përgjigj atij në mënyrë të denjë. Në fjalinë e tij ai e titulloi Bartolomeun “Shenjtëri”, në vend të “Tërëshenjtëri”. Foli për të gjitha datat jubilare për Kishën Ortodokse Bullgare – për përvjetorin 1150 të konvertimit në krishterim, për 1145-in e themelimit të Kryepeshkopatës së parë bullgare në vitin 870 dhe më shumë për “restaurimin e statusit të lartë të Patrikanës në vitin 1235 me miratimin e të gjithë krerëve të atëhershëm ortodoks”. Dhe në vend që të përkujtojë mosmarrëveshjet dhe grindjet e së kaluarës, vuri theksin mbi “unitetin shumëshekullor të dy kishave tona”. Kjo në gjuhën laike do të thotë se “ne jemi të barabartë dhe nuk mund të flitet për çfarë do qoftë pretendime për epërsi nga ana e Konstandinopoës”.  

Mirëpo skandali nuk u kufizua vetëm me këtë. Gjatë dorëzimit të tij të dekoratës më të lartë shtetërore medaljes “Stara Pllanina”, Patriku Ekumenik zyrtarisht shtroi çështjen për kthimin e sendeve të shenjta dhe dokumenteve kishtare të marrë nga manastiret pranë qyteteve Serres dhe Drama. Kjo çështje prej shumë kohësh nuk është objekt i marrëdhënieve bullgaro-greke sepse për të ekzistojnë marrëveshje dypalëshe dhe konventa ndërkombëtare.  

Kush fitoi dhe kush humbi në këtë skandal? Në vend të parë, humbësi i madh është vetë Patriku Ekumenik, i cili deri tani kishte një emër shumë të mirë ndër besimtarët dhe komunitetin laik bullgar për shkak të veprimtarisë së tij në fushën e ekologjisë, luftimit të varfërisë, mbrojtjes së krishterëve në Lindjen e Mesme. Pretendimet e tij aktuale dhe sjellja e keqe ndaj mediave bullgare (ai refuzoi takimin me gazetarët bullgarë) nuk do të harrohen lehtë. Presidenti Rosen Plevneliev gjithashtu bëri gabim me dorëzimin e dekoratës më të lartë shtetërore, por reagoi në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë, duke e cilësuar  këtë akt gabim.

Me siguri i vetmi fitues në këtë situatë të pakëndshme është kryeministri Bojko Borisov, i cili refuzoi takimin e planifikuar me Bartolomeun.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD