Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Finali i “Piano Extravaganza” dhe premiera e duos Krasimira Stojanova – Ljudmill Angellov

Foto: arkiv personal

Koncerti i shumëpritur i Krasimira Stojanovës dhe Ljudmill Angellovit është ngjarja e fundit e programit të festivalit “Piano Extravaganza”, edicionin e të cilit të katërt e ndjekim që nga 25 shtatori. Kjo është shfaqja e parë e tyre e përbashkët – një partneritet i muzikantëve të shkallës botërore. Ljudmill Angellov është drejtor artistik i “Piano Extravaganzas”, pianist me karrierë kureshtare si solist, interpretues dhome, pedagog, organizator festivalesh. Sopranoja Krasimira Stojanova është ndër zërat më të mëdhenj të skenës bashkëkohore operistike. Vite me radhë është soliste e Staatsoper-it të Vjenës, ka angazhime në tërë botën. Vetëm para disa ditësh ajo ngriti në këmbë publikun e sallës “Bullgaria” pas një interpretimi koncerti të operës “Otelo”, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Në të njëjtën sallë, më 18 nëntor do të zhvillohet mbrëmja  e këndimit. Më shumë hollësi për të mësojmë nga Ljudmill Angellovi:

“Për mua është një nder i madh. Për here të pare do të jam në një skenë me këngëtaren operistike Krasimira Stojanova. Emri i saj është i njohur në tërë botën, vazhdimisht këndon në skenat më të mëdha botërore – La Scala, Covent Garden. Metropolitan, Carnegie Hall, natyrish edhe në Staatsoper, ku këndon tashmë disa vjet. Bashkëpunimin tonë e fillojmë me një program që përfshin kryevepra të krijimtarisë së këndimit. Në pjesën e parë publiku mund të dëgjojë autorët italianë – Belini, Verdi, Respigi. Pastaj kemi përgatitur edhe kompozitorë rusë – “Kënga dhe valle të vdekjes” të Musogorskit dhe disa vepra të Rahmaninovit. Mendoj se programi është interesant dhe publiku do ta vlerësojë lartë. Gjatë dy stinëve të ardhshme kemi planifikuar interpretime në kryeqytete të mëdha kulturore. Mendoj se ky koncert do të jetë një përfundim i mirë i festivalit “Piano Extravaganza”, në afishen e të cilit sivjet ishin përfshirë koncerte të mrekullueshme me pjesëmarrjen e muzikantëve nga Luksemburgu, Polonia, Spanja, Franca dhe Bullgaria.”

Intervistën me Ljudmill Angellovin e incizuam para disa ditësh në Bullgarinë Veriore – në qytetin Dobriç. Atje filloi turneu kombëtar të një dueti tjetër të njohur, në të cilin pianisti interpreton bashkë me violinistin e njohur bullgar Vesko Eshkenazi, koncert mjeshtër i orkestrës mbretërore Koncertgebau të Amsterdamit (Holandë).

“Sivjet shënojmë përvjetorin tonë të 20-të si duo dhome – tregon Ljudmilli. – Koncertet tona të para të përbashkëta ishin para njëzet vjeç dhe që atëherë nuk pushojmë të interpretojmë së bashku. Këto vite janë edhe shumë, edhe pak. Ato janë një pjesë e rëndësishme e jetës sime aktive. Më duken pak sepse kemi aq shumë plane të tjera. Çdo një herë kur mblidhemi për prova dhe për të pargatitur programin e radhës jemi të frymëzuar dhe e bëjmë këtë me dëshirë të madhe. Këto janë momentet e rralla të lumtura në jetë – kur takojmë dikë, i cili mendon siç mendojmë ne. Kjo sjell një kënaqësi të madhe dhe lumturi për shkak të krijimit të muzikës – sipas meje këto janë gjërat më të rëndësishme në muzikën e dhomës. Para disa vjetësh interpretonim Mocart, Brams, kemi incizuar vepra të Gershuinit. Në repertorin tonë ka emra si Piacolla, Gardel, Po fillojmë një radhë koncertesh, me të cilat dëshirojmë t’i kënaqim të gjithë adhuruesit tanë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD

“Pikëpyetje të mahnitshme”… Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" po shkojnë në turne

Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..

botuar më 24-06-25 8.20.PD

“Fenomen” – një këngë me një mesazh të fortë

Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..

botuar më 24-06-21 8.10.PD