Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje Evropa do të këndojë “Zbulo”

Fillon Festivali i këngës për fëmijë Eurovision 2015

БНР Новини
Foto: BTA

Pas disa ditësh fillon Festivali i këngës për fëmijë Eurovision 2015. Ai do të zhvillohet më 21 nëntor në sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”. Ceremonia e hapjes së konkursit ishte parashikuar për datën 15 nëntor, por u shty për shkak të ngjarjeve tragjike në Paris. Atëherë ishte hedhur vetëm shorti, i cili caktoi rendin e pjesëmarrjes së këngëtarëve të vegjël në konkurs, kurse ditën e martë iu dha starti zyrtar Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision 2015.

Spektakli në sallën Nr 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës u hap nga ansambli “101 kaba gajde”. Në sfondin e shumë buzëqeshjeve dhe mesazheve të bukura delegacionet e 17 shteteve-pjesëmarrëse kaluan në qilimin e kuq. U drejtuan përshëndetje nga drejtoresha e përgjithshme e Televizionit Kombëtar Bullgar Vjara Ankova, drejtori ekzekutiv i Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision Vlladisllav Jakovlev dhe kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Drejtuesja e programit të mbrëmjes ishte këngëtarja Joanna Dragneva, e cila bisedoi me të gjithë interpretuesit dhe u uroi sukses. Me një interes të madh dhe duartrokitje të mëdha ishin pritur nxënësit e Shkollës Kombëtare për Artin Koreografik. Ata paraqitën valle tipike popullore bullgare nga krahina të ndryshme folklorike të Bullgarisë. Theksi i mbrëmjes ishin fëmijët nga grupi vokal “Bon-Bon”, të cilët bënë një shëtitje të shkurtër historike me disa prej këngëve më të njohura të konkursit gjatë viteve të kaluara. Gjatë interpretimeve të tyre mbi godinën e Pallatit Kombëtar të Kulturës u mbajt një shou atraktive 3D mapping, që prezantonte shtetet-pjesëmarrëse dhe flamurët e tyre. Në fund të programit Krisia Todorova interpretoi himnin e edicionit të sivjetshëm të Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision – “Discover”, në sfondin e një shfaqjeje magjike prej zjarresh. Kjo i vuri fund ngjarjes. Pjesëmarrësit e sivjetshëm të Bullgarisë – Gabriella Jordanova dhe Ivan Stojanov do të garojnë me numrin 13. Teksti i këngës së tyre “The Colour of Hope” (“Ngjyra e shpresës”) është vepër e vetë Gabriellës (me ndihmën e Ivajllo Vëllçevit), kurse muzika është kompozuar nga Sllavi Trifonov, Evgeni Dimitrov – Maestroja dhe Georgi Millçev – Goxhi.

Le të rikujtojmë se pjesëmarrja e parë e Bullgarisë në Festivalin e këngës për fëmijë Eurovision ishte në vitin 2007 në Roterdam, me grupin “Bon-Bon”. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrjeve tona janë katër, kurse pjesëmarrja jonë e fundit ishte më e suksesshme – bëhet fjalë për paraqitjen në edicionin e kaluar të festivalit të Krisias, Hasanit dhe Ibrahimit në Maltë. Ata u klasifikuan në vendin e dytë me këngën “Planeti i Fëmijëve”. Në saje të suksesit të tyre tani vendi ynë është mikpritës i një prej konkurseve më të njohura ndërkombëtare.

Sipas traditës çdo një edicion i Eurovision ka një këngë të përbashkët. Sivjet ajo e ka titullin “Discover” dhe i përgjigjet motos së konkursit “Zbulo!”. Ditën e diel, më 15 nëntor, një ditë pas mbërritjes së tyre në Bullgari, të gjithë pjesëmarrësit e Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision 2015 u takuan në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare, që ta incizojnë këngën. Autorët e muzikës janë Evgeni Dimitrov – Maestroja, Vasill Ivanov, Dekstër dhe Gordën Bonelo – regjisori i shous së Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision. Teksti është vepër e Mat Mushu, i cili krijoi edhe këngën e përbashkët të edicionit të vitit të kaluar të konkursit. Ditën e shtunë në skenën e sallës Arena Armeec kënga “Discover” do të interpretohet nga të gjithë pjesëmarrësit në konkurs, nga kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare dhe nga yjet bullgare të Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision 2014 – trioja Krisia, Hasan dhe Ibrahim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD