Pas disa ditësh fillon Festivali i këngës për fëmijë Eurovision 2015. Ai do të zhvillohet më 21 nëntor në sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”. Ceremonia e hapjes së konkursit ishte parashikuar për datën 15 nëntor, por u shty për shkak të ngjarjeve tragjike në Paris. Atëherë ishte hedhur vetëm shorti, i cili caktoi rendin e pjesëmarrjes së këngëtarëve të vegjël në konkurs, kurse ditën e martë iu dha starti zyrtar Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision 2015.
Spektakli në sallën Nr 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës u hap nga ansambli “101 kaba gajde”. Në sfondin e shumë buzëqeshjeve dhe mesazheve të bukura delegacionet e 17 shteteve-pjesëmarrëse kaluan në qilimin e kuq. U drejtuan përshëndetje nga drejtoresha e përgjithshme e Televizionit Kombëtar Bullgar Vjara Ankova, drejtori ekzekutiv i Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision Vlladisllav Jakovlev dhe kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Drejtuesja e programit të mbrëmjes ishte këngëtarja Joanna Dragneva, e cila bisedoi me të gjithë interpretuesit dhe u uroi sukses. Me një interes të madh dhe duartrokitje të mëdha ishin pritur nxënësit e Shkollës Kombëtare për Artin Koreografik. Ata paraqitën valle tipike popullore bullgare nga krahina të ndryshme folklorike të Bullgarisë. Theksi i mbrëmjes ishin fëmijët nga grupi vokal “Bon-Bon”, të cilët bënë një shëtitje të shkurtër historike me disa prej këngëve më të njohura të konkursit gjatë viteve të kaluara. Gjatë interpretimeve të tyre mbi godinën e Pallatit Kombëtar të Kulturës u mbajt një shou atraktive 3D mapping, që prezantonte shtetet-pjesëmarrëse dhe flamurët e tyre. Në fund të programit Krisia Todorova interpretoi himnin e edicionit të sivjetshëm të Festivalit të këngës për fëmijë Eurovision – “Discover”, në sfondin e një shfaqjeje magjike prej zjarresh. Kjo i vuri fund ngjarjes. Pjesëmarrësit e sivjetshëm të Bullgarisë – Gabriella Jordanova dhe Ivan Stojanov do të garojnë me numrin 13. Teksti i këngës së tyre “The Colour of Hope” (“Ngjyra e shpresës”) është vepër e vetë Gabriellës (me ndihmën e Ivajllo Vëllçevit), kurse muzika është kompozuar nga Sllavi Trifonov, Evgeni Dimitrov – Maestroja dhe Georgi Millçev – Goxhi.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme,..