Se sektori energjetik bullgar prej vitesh ka probleme serioze, të cilët tashmë janë në përmasa kërcënuese dhe mund të shkaktojnë shpërthime katastrofike në këtë degë kyçe, nuk është sekret për asnjërin prej politikanëve bullgarë, as për ekspertët, as për vëzhguesit objektivë ndërkombëtarë. Prodhimi privat i energjisë elektrike është me rentabilitet shumë të ulët dhe me humbje, me gjithë subvencionet bujare shtetërore për energji të gjelbër, kështu qe Holdingu Energjetik Bullgar dhe shoqëria e tij bijë Kompania Kombëtare Elektrike në praktikë janë të falimentuar dhe askush nuk di si do të kthehen borxhet e tyre madhështore. Furnizimi i gazit është plotësisht në duart e Rusisë, po kjo vlen edhe për energjetikën atomike. Me gjithë se në Bullgari janë regjistruar çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Evropë, shumica prej bullgarëve përjetojnë vështirësi të madhe kur duhet të paguajnë faturat mujore të energjisë së konsumuar elektrike.
Të gjitha këto dhe shumë gjëra të tjera jo shumë të mira, por të drejta, ishin zbuluar dhe ishin përmendur nga Komisioni Evropian gjatë javës së kaluar. Brukseli siç duket më në fund vendosi që t’i ofrojë ndihmë shtetit tonë që ka vend kyç në Ballkan dhe i cili është anëtar i BE. Për këtë qëllim përfshiu në listën me prioritetet e tij energjetike disa projekte që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me Bullgarinë dhe komponentët e sektorit të saj energjetik. Vartësia e furnizimeve të gazit nga Rusia do të përballohet me para nga fondet evropiane, të destinuara për ndërtimin e interkoneksioneve me vendet fqinje të cilët zvarriten prej vitesh. Në po këtë drejtim do të jenë edhe tentativat të dilet nga gjendja tepër kritike e energjetikës elektrike. Sa dhe kur Brukseli do t’i lëshojë para Bullgarisë ende nuk dihet, por një gjë është e qartë: tashmë zyrtarisht pohohet, se vendi nuk është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet e veta dhe i nevojitet brez shpëtimi. Ky fakt është një plus për burokratët e Brukselit aq të kritikuar dhe është dëshmi, se me gjithë fjalët e shumta dhe ambiciet e mëdha, autoritetet bullgare janë të pafuqishëm.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..