Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekstremizmi – një fenomen i ri për Ballkanin, cilat janë rreziqet

БНР Новини
Foto: arkiv

Numri i viktimave të sulmeve terroriste në botë ka shënuar vitin e kaluar një rritje shqetësuese prej 80 për qind, tregon Indeksi global i terrorizmit për vitin 2015. Sipas hulumtimit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe fluksi i luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak po vazhdon edhe gjatë viteve 2014-2015. Megjithëse Rusia dhe vendet perëndimore kanë numrin më të madh të luftëtarëve të huaj, mes shteteve ku popullsia myslimane nuk predominon, sipas indeksit ka një numër jo të vogël edhe nga Ballkani Perëndimor.

Fenomenin e ekstremizmit për Radio Bullgarinë e komenton Skënder Perteshi – hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Sipas tij ekstremizmi në Ballkan ka depërtuar përmes Egjiptit qysh në kohën e luftërave në Bosnjë dhe në Kosovë.

Foto: qkss.org“Çështja e ekstremizmit ose e radikalizmit është fenomen i ri jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, por nuk është fenomen i ri në nivel global. Qytetarët e Ballkanit të cilët kanë shkuar për të luftuar jo detyrimisht kanë urrejtje ndaj Perëndimit. Ata më shpesh kanë menduar që do t’u ndihmojnë myslimanëve mirëpo pa vetëdije kanë përfunduar si pjesë të grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak. Fenomen në rritje – ka qenë, është dhe do të jetë.” Sipas hulumtuesit profili i luftëtarëve është burra të rinj e të paedukuar, të cilët jetojnë në kushte të rënda ekonomike e sociale. Shkaqet për të shkuar në luftë janë më të ndryshme: besimi i gabuar për fenë, edukimi jo i mirëfilltë, klasa e korruptuar politike, zhvillimi i ulët ekonomik dhe izolimi i rajonit.

Sipas Skënder Perteshit lufta kundër ekstremizmit, nuk duhet të jetë luftë kundër subjekteve, por kundër vetë ideologjisë:

“Nuk luftohet ekstremizmi me Kodin Penal për t’i dënuar njerëzit, nuk luftohet ekstremizmi nëse i marrin të gjithë njerëzit dhe i fusin në burg. Ka shumë liderë që kanë qenë në burg dhe pikërisht në burgjet i kanë ardhur idetë për t’i themeluar organizatë ekstremiste. Me burgje nuk luftohet, luftohet me politika afatgjata sociale dhe me programe për riintegrim. Grupet ekstremiste nuk mund të luftohen nga shoqëria sekulare. Ekstremizmi luftohet prej komuniteti mysliman, sepse ata po mendojnë se janë myslimanë, por vetë komuniteti mysliman po mendon se ata kanë dalë prej fesë. Bashkëpunimi më i madh me komunitetin mysliman është arma kryesore për ta luftuar ISIS-in. Shoqëritë sekulare në Evropë duhet të jenë pak më të hapura ndaj besimtarëve. Nuk do të thotë se është ekstremist nëse një person është besimtar. Ose nuk do thotë se është ekstremist nëse një person ka një mendim të ndryshëm. Është mirë ta hapim debatin për të diskutuar se çfarë probleme kemi dhe t’i rregullojmë. Të mos lejojmë se grupet ekstremiste t’i shfrytëzojnë mospajtimet tona për t’i rekrutuar njerëzit.”

Cili është rreziku për Ballkanin kur shumica e këtyre njerëzve do të fillojnë të kthehen në atdhe?

“Nuk shoh një rrezik potencial e direkt për vendet e Ballkanit Perëndimor prej ISIS-it. Ne nuk jemi target i këtyre grupeve ekstremiste. Target i tyre mund të jetë Franca, Britania e Madhe, SHBA, ose Evropa Perëndimore, ky një akt mund të jetë më shumë prezent. Deri sa për Ballkanin terrorizmi nuk është një prej rreziqeve më të mëdha potenciale. Në Ballkan në përgjithësi kemi problem me korrupsion, stabilitetin politik, bashkëpunimin rajonal, krimin e organizuar. Deri sa ekstremizmi ende është me nivel të mesëm të rrezikut.” Sipas hulumtuesit stabiliteti jo i mirë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoni janë dy vatrat e krizës në Ballkan.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD