Fituese në edicionin e sivjetshëm për këngë të fëmijëve në konkursin e “Evrovizionit” është Destini Çukuniere nga Malta. Kënga e saj “Not My Soul” fitoi zemrat e publikut evropian dhe arriti të shënojë rekord – 185 pika. Për herë të parë në historinë e “Evrovizionit për fëmijët” një interpretues ka rezultat të tillë të lartë. Vetëm më disa pika më pak në vendin e dytë u radhit 12 vjeçari Mika nga Armenia, ndërsa e treta u bë Lina Kudzoviç nga Sllovenia. Në konferencën për shtypin, që u mbajt menjëherë pas show-s grandioze të tre këngëtarët shprehën urimet dhe falënderimet e tyre ndaj të gjithëve që kishin mbështetur pjesëmarrjen e tyre në konkurs.
“Porsa u realizua ëndrra ime me e thellë – tha Destini. – Me këngën time dua të krijojë gëzim dhe dashuri në mbarë botën! Dua të falënderoj të gjithë që kanë preferuar këngën time. I falënderoj Bullgarinë – njerëzit këtu janë të mrekullueshëm! Këtë do të mbaj si kujtim nga vendi juaj”.
“Dua të falënderoj secilin që ka votuar për mua, që të arrijë një rezultat të tillë. Do të mbaj mend Bullgarinë pikërisht me këtë, se jam bërë i dyti në “Evrovizionin për fëmijët 2015”. Në këngën time thuhet, se njerëzve duhet t’u durohet dashuri. Dashurohuni!”
Për herë të parë në historinë e konkursit Sllovenia u radhitin në “Top3”. Kjo ishte arsyeja për krenari për Lina Kudroviç.
“Deri sa isha në skenë – tha ajo – vazhdimisht mendoja për publikun i cili ishte para meje, për botën, për njerëzit që më përkrahin. Dua t’u urojë të gjithë njerëzve të jenë të lumtur dhe të ndjekin ëndrrat e tyre!”.
Show-ja grandioze që u zhvillua në sallën “Arena Armeec” filloi me himnin e “Evrovizionit” “Te Deum”. Pas tij në ekran u shfaqen të gjitha video materialet e xhiruara paraprakisht nga Bullgaria, të kombinuara me kuadro nga salla. Saktë në orën 20.30 minuta Krisija Todorova, e cila u klasifikua në vendin e dytë të konkursit gjatë vitit 2014 i dha start ceremonisë. Ajo këndoi himnin e konkursit të sivjetshëm “Discover”. Vargjet e tij të fundit i këndoi Poli Genova, prezantuesja atraktive e show-s. Regjia e mrekullueshme e spektaklit ishte vepër e Gordon Bonelo. Si çdo vit këngët ishin ndarë në disa grupe sipas rendit të interpretimit. Mes tyre fëmijë të talentuar bullgarë prezantuan aftësitë e veta krijuese.
Pamë kompozicionin “Andromega” e cila na çoi në të ardhmen me vizionin e vetë futuristik. Momenti i dytë ndërmjetës ishte interpretimi i beat box kampionëve Skiller dhe Peçenkata, në sfondin e një kompozimi të bazuar mbi këngën popullore “Kuajt e dajës”. Krisija, Hasan dhe Ibrahim prezantuan këngën “Planeti i fëmijëve”, e cila vitin e kaluar fitoi vendin e dytë në po këtë konkurs, bashkë me Korin e Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare. Në show u përfshi dhe fituesi i vitit të kaluar Vinçenco Kantielo me këngën e tij “Tu Primo Grande Amore” në aranzhim të ri.
Në fund, pasi u shpallën fituesit, të gjithë pjesëmarrësit dolën në skenë, ndërsa Destini mori statujën e saj – simbol të fitores në konkurs dhe këndoi këngën e vetë nën duartrokitjet e stuhishme të miqve të saj të rinj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..