Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm me kos vështirë do të tërhiqen investimet kineze

БНР Новини
Kryeministri Borisov tërhoqi vëmendjen e investitorëve kinezë me projekte me aspekt regjional.
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe akoma shtatë ministra kyç janë në Kinë për Takimin e katërt me kolosin aziatik të udhëheqësve qeveritarë të 16 shteteve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Takimi në parim është interesant për të gjithë partnerët. Ekspansioni global kinez dhe ekonomia kineze që po ngadalëson rritjen e vet nevojiten me urgjencë për tregje dhe klientë  të rinj, qoftë edhe të vegjël. Vendet e vogla dhe jo shumë të zhvilluara, por edhe ato më të pasura, të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë nevojë të theksuar për investime për të ringjallur ekonomitë e tyre që të afron për nga niveli i jetesës tek vendet evropianoperëndimore.

Bullgaria nuk humbi shansin të përfitojë nga mundësia e artë që t’i ofrojë gjithçka të mundshme industrisë së fuqishme kineze – bujqësi, financa, transport dhe turizëm. Në një Forum të biznesit të organizuar posaçërisht nga Agjencia Bullgare për Investime në Shangaj 40 firma bullgare, që janë pjesë e delegacionit, u përpoqën të gjejnë partnerë nga rrethet afariste kineze që ishin në forum nga rreth njëqind firma me objekt të ndryshëm të veprimtarisë. Zëv/kryeministri Tomisllav Donçev dhe Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski u përpoqën nga ana e tyre t’i bindin kinezët, se është në interes të tyre të investojnë në Bullgari. Pse? Sepse vetë motoja e forumit tregoi qartë cila është atuja kryesore e Sofjes – “zgjerohu në Evropë”.

Është logjike, tregu bullgar është tepër i vogël në sfondin e ambicieve globale kineze, ndërsa ekonomia bullgare përveç kosit dhe artikujve prej bakri tani për tani nuk është në gjendje t’u ofrojë  tjetër blerësve kinezë. Me gjithë atë, Kina është partneri numër 2 i Bullgarisë ndër shtetet nga i ashtuquajturi “grup i vendeve të treta”, d.m.th. jashtë zonës evropiane. Kina bile është më përpara se Rusia e cila është shumë afërt për Bullgarinë në çdo një drejtim. Por, shifrat tregojnë, se Bullgaria  kryesisht importon prej këtij shtetit dhe shumë pak eksporton, sepse tregu kinez është jashtëzakonisht konkurrent dhe mallrat bullgare zhyten në detin e bollëkut aziatik.

Prandaj ekspertë dhe politikanë mendojnë, se shanset e Bullgarisë të tërheqë vëmendjen e investitorëve  kinezë janë  shumë më të mëdha, kur shteti ynë konsiderohet si anëtar i një grupimi më të madh regjional me treg më të madh. Ky në fakt është kuptimi i Konferencës së nivelit të lartë, e cila fillon sot në qytetin Suzhou me pjesëmarrjen e 16 shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Jo rastësisht Kryeministri Bullgar Bojko Borisov që në forumin dypalësh të biznesit vuri theksin jo vetëm mbi projektet për investime me përpjesëtime bullgare, por me aspekt regjional. Kjo vlen  për energjetikën, transportin, telekomunikacionet dhe ndërtimin e makinave.

Në fakt, ku u bë fjala për makina, është mirë të përmendet shembulli me gjigantin automobilistik kinez Great Wall, i cili ndërtoi uzinë  për montimin e automjeteve në Bullgari dhe pas kësaj filloi t’i eksportojë në tërë Evropën. Kjo është rruga, për projekte të tilla shpresojnë kinezët. Edhe tërë qeveria bullgare po të shkojë në Pekin ose në ndonjë megapolis kinez, rezultatet prapë do të jenë në nivelin e kosit, në qefte se vizionet nuk janë me përpjesëtime më të gjëra dhe në nivelin e kontinentit evropian. Është mirë të bëhen plane për binjakëzimin e Shangait me Sofjen, por nga ky akt realisht dobi për biznesin vështirë do të ketë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD