Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

David Kameron kërkon përkrahje në Sofje për reformat e dëshiruara nga Britania e Madhe në BE-në

БНР Новини
Foto: BGNES

Kryeministri britanik David Kameron mbërriti për një vizitë zyrtare në Sofje, që të kërkojë përkrahjen e autoriteteve bullgare për reformat e propozuara në BE-në nga Britania e Madhe – një çështje të rëndësishme për Londrën. Për tema të vizitës u shpallën edhe lufta me terrorizmin dhe kriza me refugjatët. Mikpritësi bullgar Bojko Borisov bisedoi sy më sy me mikun e lartë. Kjo është vizita e parë e kryeministrit britanik në Bullgari që nga 16 vite e këtej, sipas statistikës diplomatike.

Zoti Kameron mbërriti në Bullgari disa orë pasi Britania e Madhe realizoi goditjet e para ajrore në Siri kundër objekteve të "Shtetit Islamik". “Është me rëndësi të asgjësojmë "Shtetin Islamik" atje, ku ai ekziston – në Irak dhe në Siri” – tha zoti Kameron në Sofje dhe bëri apel për forcimin e shkëmbimit të informacionit për luftë kundër terrorizmit. Në këtë kontekst miku mirëpriti vendimin për rritjen e buxhetit ushtarak të Bullgarisë. Zoti Borisov, nga ana e vet, kërkoi, që Londra të vazhdojë përkrahjen për politikën e kohezionit dhe projekteve infrastrukturore në Bullgari.

Përsa i përket krizës së refugjatëve miku tha, se duhet të mendohet si të konsolidohen kufijtë e jashtme të BE-së, siç është Bullgaria. Ai siguroi se Britania e Madhe ka pjesëmarrje të rëndësishme në zgjidhjen e këtij problemi.

Mirëpo, të përqendrohemi mbi çështjen kryesore, për të cilën zoti Kamerën e zgjodhi Sofjen për një nga stacionet e turneut të tij në disa shtete të Kontinentit të Vjetër, pra kërkesën për reforma, ose më saktë për rikontraktim të parimeve evropiane. Kryeministri britanik tregoi, se është realist dhe tha, se në takimin e nivelit të lartë në Bruksel në mëzin e dhjetorit, mezi do të arrihet  marrëveshje midis Britanisë së Madhe dhe 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së. “Dëshirojmë, që Britania e Madhe të mbetet në një bashkim të reformuar evropian, por nuk do të jetë lehtë” – tha zoti Kameron. Kështu ai dha të kuptohet, se i ashtuquajturi Brexit, pra dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, nuk duhet të përjashtohet.

Për çfarë kushte të Londrës bëhet fjalë? Para disa javëve kryeministri britanik paraqiti zyrtarisht disa kërkesa, që të mbetet vendi i tij në BE-në. Kryesorja është të pranohet, se BE-ja është një bashki me shumë valuta dhe tatimpaguesit e vendeve që janë jashtë zonës evropiane të kenë të drejtën të mos hyjnë në operacione të cilët përkrahin euron. Siç dihet Britania e Madhe nuk është dhe nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e zonës evropiane. Një kërkesë tjetër e Londrës, e cila ka të bëjë në mënyrë të drejtë për drejtë me Bullgarinë, është që emigrantët që vijnë nga vendet anëtare të BE-së, ndër të cilët edhe Bullgaria, të shfrytëzojnë përfitime sociale në Britaninë e Madhe mezi pasi kanë punuar 4 vjet aty. Të gjithë e kanë të qartë, se një kërkesë e tillë është në kundërshtimin të plotë me parimin e mos diskriminimit, i cili është thelbësor në BE-në dhe sipas të cilit nuk mund të ketë trajtim të ndryshëm të shtetasve evropianë. Edhe në këtë drejtim David Kameron është në një pozitë të vështirë. Nga njëra anë anëtarët e partisë së tij ngulin këmbë për vendosjen e këtij kufizimi, ndërsa nga ana tjetër shumica e shteteve anëtare të BE-së hedhin poshtë këtë parim. 

Akoma nuk dimë çfarë pozitë do të zërë Sofja ndaj kërkesës së Londrës. Të paktën nuk u bë e qartë nga deklaratat publike gjatë vizitës së zotit Kameron në Sofje. Le të shpresojmë, se autoritetet bullgare do të mbrojnë interesat e Bullgarisë si shtet anëtar i BE-së.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD
Vjosa Osmani dhe Dimitër Gllavçev

Prishtina ka mbështetje nga Sofja për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO

Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...

botuar më 24-07-10 12.45.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD