Prej 20 vjetësh “Postat bullgare” organizojnë një konkurs shumë emocional. “Letër Babagjyshit të Krishtlindjeve” gëzon popullaritet të madh dhe sivjet letrat janë mbi 7 mijë. Të gjithë fëmijët që i kanë nisur letër Babagjyshit me mjekrën e bardhë, që bën mrekulli, marrin përgjigje personale. Konkursi do të dallojë veprat më të mira të fëmijëve dhe për autorët e tyre janë përgatitur dhurata të posaçme. Ivanka Paunova nga “Postat bullgare” ndihmon që letrat me ëndrrat e fëmijëve të arrijnë tek Babagjyshi i Krishtlindjeve. Prej saj marrin përgjigje pyetjes: Për çfarë ëndërrojnë fëmijët bullgarë?
“E bukura e këtij konkursi është se ai nuk bëhet i bezdisshëm për njerëzit, përkundrazi interesi ndaj tij po rritet. Koha në të cilën jetojmë ndryshoi dhe fëmijët tanë. Gjatë viteve të fundit arta janë më të pjekur, më modestë, me fisnikë dhe më bujarë ndaj tjetrit. Në një moment dominonte kërkesa të karakterit konsumator. Mbaj mend letrën e një vajze, e cila thoshte: “Babagjysh unë dua” dhe kishte radhitur mbi 30 dëshira dhe asgjë tjetër. Tani fëmijët u përballuan me kushtet e vështirësive ekonomike, me papunësinë dhe të afërt e tyre të sëmurë. Ata tashmë mendojnë në mënyre tjetër. Më shpesh kërkojnë libra, enciklopedi për fëmijët, lodra edukuese, komplete për vizatim. Të vegjlit, kuptohet, ëndërrojnë për lodra, për kukulla, të cilat t’i shërbejnë si vëlla ose motër, sepse prindërit kanë thënë, se do të kenë vëlla ose motër. Fëmijët më të rritur dëshirojnë tablete, me siguri sepse ato i ndihmojnë në mësimet.
Fëmijët mbajnë në vetveten ndjenjën e natyrshme të humorit. Një vajze ka shkruar: “Babagjysh, sivjet unë nuk isha e urtë, sepse shkuam për të jetuar tek gjyshja dhe ajo vazhdimisht murmurit dhe me nervozon, prandaj nuk ishte e urtë.”
Në letrat e tyre a shfaqin fëmijët dashuri ndaj kafshëve? A ëndërrojnë ata për ndonjë kafshë për të cilën të kujdesen në shtëpi dhe e cila do t’i bëjë më të mirë, më të kujdesshëm dhe më të dashur?
“Kjo është njëra prej dëshirave kryesore që lexojmë në letrat e tyre. Nga herë kur prindërit nuk janë dakord , fëmijët e lusin Babagjyshin, në qoftë se ka mundësi ta bindë mamin qe të marrin ndonjë kafshë në shtëpi. Me preku shumë letra e një vajze, e cila me siguri e kishte humbur qenushin e saj dhe i drejtonte pyetje Babagjyshit:“ A mund të më thuash a është mirë qenushi im Roki dhe a më mban mend ende?”
Në letrat e tyre drejtuar Babagjyshit të Krishtlindjeve a shprehin fëmijët ndjenjat e tyre të solidaritetit me të tjerët?
“Më bën përshtypje, se po thuajse nuk ka letër, në të cilët të mos është shprehur dëshira që fëmijët pa prindër, të marrin të parë dhuratë, të jenë të lumtur gjatë natës së Krishtlindjeve dhe të mos ndihen të vetmuar. Kjo është një shpirtmadhësi mahnitëse e fëmijëve. Shpesh herë kam lexuar thirrjet: “Njerëz të dashur, bëhuni më të mirë”, thirrje të tilla janë aktuale në përpjesëtime botërore. Një fjali e tillë e fëmijëve mund të bëhet parullë për mbarë botën. Ajo mirësi, e cila nga herë mungon në të përditshmet tona, këtu ekziston në bollëk. Mund të them, se qesh dhe qaj kur i lexoj letrat e fëmijëve. Një pjesë e madhe prej tyre i mbaj mend. Ia vlen të botohet një libër me mendimet dhe sugjerimet e tyre, e cila të jepet si dhuratë. Këto shprehje të sinqerta mund të na mësojnë ne, të moshuarit.”
Në letrat e kalamajve me siguri bën përshtypje dhe qëndrimi i tyre ndaj Babagjyshit të Krishtlindjeve? Cili është vendi i tij në botëkuptimin e tyre fëmijëror?
“Babagjyshi i Krishtlindjeve zë një vend të rëndësishëm në të. Fëmijët mund t’i thonë atij gjithçka. Disa e konsiderojnë si Zot. Mbaj mend rreshtat nga letra e një fëmije: “I dashur Babagjysh i Krishtlindjeve transmetoj nëpërmjet teje shumë të puthura gjatë natës së Krishtlindjeve babait tim që është në qiell”. Të tjerë e konsiderojnë si një gjysh i zakonshëm, si mik, i afërm. Një djalë i shkruan: “Babagjysh i Krishtlindjeve ti je idhulli im!”. Një vajze i kishte shkruar “ Gjithë jetën kam ëndërruar të takohem me ty!”. Fëmijët, kuptohet, ndjejnë dyshime në ekzistencën e tij, por dëshirojnë shumë që ai të ekzistojë. Një vajze, më e madhe, 15 vjeçe, e cila gjithmonë i ka shkruar letra Babagjyshit të Krishtlindjeve, thotë: “Babagjysh i Krishtlindjeve, unë gjithmonë do të besoj në ty në qoftë se nuk besojë, nuk do të kem edhe ëndrra”. Shpresoj se ky konkurs të zhvillohet edhe në të ardhmen, sepse ai fisnikëron të vegjlit dhe të rriturit dhe sjell shumë mirësi prej së cilës të gjithë ne kemi nevoje të madhe” – tha në përfundim ndihmësja e Babagjyshit të Krishtlindjeve Ivanka Paunova.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..