Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shaljapini në Sofje

БНР Новини
Pritja e Shaljapinit në stacionin hekurudhor të Sofjes, më 1934

“Shaljapin – legjenda e shekullit të XX” – kështu titullohet ekspozita, e hapur në Shtëpinë-muze të basit të madh bullgar Boris Hristov në Sofje. Në të janë paraqitur materiale unikale nga fondet tepër të vlefshme të muzeve ruse, të cilat kanë ruajtur kujtimin për këngëtarin e madh të operës Fjodor Shaljapin. Ekspozita “hedh vështrim” dhe në shtëpinë dhe në sallën e provave dhe në sallën e makijazhit dhe në atelienë, ku Shaljapini ka preferuar të formojë skulpturat e veta dhe të pikturojë. Fotos të shumtë tregojnë mishërimin e artistit në pamjet skenike, dhe kjo në mënyrë kaq virtuoze, sa që është e vështirë të përfytyrosh se, ky është i njëjti person – Shaljapin.

Ekspozita tregon dhe për vizitën e gjeniut të skenës së operës në Bullgari. Shaljapini vjen tek ne gjatë vitit 1934. Ja se çfarë tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtorja e Muzeut të Boris Hristovit – Elena Dragostinova:

“Në Bullgari Shaljapini është i ftuar nga emigrantët rusë. Në mënyrë të natyrshme, këtu e kanë pritur me një padurim të madh dhe e kanë pritur me një emocionalitet të lartë. Kur ai mbërrin në stacionin hekurudhor dhe shikon një turmë të madhe të njerëzve pritës, ai ka pyetur me habi se çfarë ka ngjarë. Dhe kur i tregojnë se, njerëzit e presin në këtë mënyrë në Bullgari, ai ka mbetur shumë i mahnitur, pavarësisht se lavdia e tij tanimë ka qenë duke rrotulluar botën.”

Për 16 ditë në kryeqytet, bashkë me trupën e Operës Popullore të Sofjes, Shaljapini ka 5 spektakle dhe që të gjitha ato kalojnë gjatë sallave të përmbushura. Përkrahësit e entuziazmuar, duke mos marrë frymë kanë shikuar dhe kanë dëgjuar sesi artisti i madh mishërohet në 3 role kryesore – Boris Godunov nga opera me të njëjtin emër, princi Galicki dhe hani Konçak nga opera “Princi Igor”. Në ditën e fundit nga qëndrimi i tij Shaljapin zhvillon një koncert-spektakël bamirës në dobi të fëmijëve të varfër në Sofje. Në fund të koncertit, në shenjë falënderimi i është dhuruar medalja Shën Aleksandri, shkalla e 1, me të cilën këngëtari është i dekoruar nga mbreti Borisi i III.

Në një intervistë në gazetën “Zora” nga data 9 tetor 1934, Shaljapin me shumë emocion pohon: “Për herë të parë vij në Bullgarinë vëllazërore. Dhe për këtë e ndiej veten pak të ankthshme, se gjatë karrierës time të gjatë, gjatë së cilës udhëtova kaq shumë në vende të ndryshme, mua nuk mu dha rasti, të qëndroj këtu. Duke shkelur në tokën bullgare, unë u ndjeva kështu, sikur hyj në shtëpinë e një të afërmi tim, të cilin nuk e kam parë, por për të cilin kam dëgjuar shumë akoma si fëmijë nga nëna dhe babai tim, nga motrat dhe vëllezërit. Kaq jam i emocionuar nga prania e ngrohtë dhe e mirë, saqë akoma gjendem nën përshtypjen e duartrokitjeve të dashura, me të cilat ju më dhuruat.”

СнимкаNuk është sekret se Shaljapini ka qenë adhurues të ngrënies së mirë. Restorantet e luksit ai nuk i ka preferuar shumë por ndaj tavernave është sjellë me një respekt të madh. Ja që në Bullgari përpara “Junion Klub” dhe “Junionpalas” ka preferuar tavernën e qetë dhe modeste, për të cilën na tregon Elena Dragostinova:

“Pas çdo një spektakël Shaljapini ka preferuar të ulet në një pijetore të zakonshme, e cila atëherë është quajtur “Shirokata mehana” në rrugën “Pozitano-12”. Në qoftë se sot kaloni në këtë vend nuk do të gjeni asnjë shenjë prej saj. Këtu pas çdo një spektakli, ka pasuar i dytë, në të cilin Shaljapini ka kënduar me një kënaqësi të madhe për të gjithë vizitorët. Kjo tavernë ka qenë e njohur atëherë me gjellët e veta të shijshme, të përgatitura në bazë të recetave të vjetra. Aty vizitorë të përhershëm kanë qenë shkrimtarë dhe piktorë, avokatë dhe shkencëtarë dhe njerëz fare të zakonshëm. Ata janë ulur aty akoma që në drekë, vetëm e vetëm të mos të humbin shansin të shikojnë ardhjen e Shaljapinit në mbrëmje. Dhe në mënyrë të natyrshme që të gjithë kanë pritur se kur ai do të fillojë të këndojë këngët e tij.” Kurse Shaljapini me përzemërsinë e njohur sllave, ka interpretuar njëri pas tjetrit romanet e tij ruse...

Kanë kaluar më shumë se 80 vjet, por dëshmi të reja për vizitën e tij në Bullgari dalin vazhdimisht.

“Në ditën e hapjes së ekspozitës time, i ra ziles një njeri i moshuar, i cili quhet Trajço Trajkov – tregon Elena Dragostinova. – Tha se, është trashëgimtar i pronarit të pijetores “Shirokata mehana” dhe se me një ndjenjë të madhe për një kujtim të fiseve ka ruajtur një fotografi unikale. E solli në Muzeun e Boris Hristovit. Dhe me të vërtetë në këtë foto unikale Shaljapini është i rrethuar prej gazetarëve, artistëve dhe personaliteteve të jashtëzakonshëm si Petër Zollotoviç dhe bashkëshortja e tij (këngëtarë të njohur të operës).

СнимкаPor mes pamjeve të regjistruara ka dhe dy person të panjohur dhe tani ne shpresojmë se, kur kjo fotografi botohet në shtyp, ndokush mund t’i njohë. Në rastin e dhënë mbase nuk është kaq e rëndësishme se Shaljapini ka preferuar të vizitojë vende të tilla, kureshtarja është se prania e tij në Bullgari ka qenë kaq e rëndësishme, saqë i ka detyruar disa breza trashëgimtarësh të pijetores të ruajnë këtë fotografi si një diçka shume të shtrenjtë. Tani ajo do të ruhet në arkivat e Muzeut tonë.”

Vizita e këngëtarit në Sofje është mbajtur mend për të gjithë jetën dhe nga basi i madh bullgar Boris Hristov, i cili atëherë ka qenë 20 vjeç. Që të takohet me Shaljapinin, Boris Hristovi regjistrohet si statist në spektaklet e tij. Por regjisori kështu e ka formuar skenën saqë Boris Hristovi ka dalë mjaft në anë dhe ka mundur vetëm të dëgjojë këngëtarin e madh, por jo dhe ta shikoj. “Në kujtimet e veta Boris Hristovi shkruan, se vetëm fakti se ka qenë krahë për krahë me Shaljapinin dhe ka mundur të ndiej praninë e tij, tanimë ka qenë e mjaftueshme, që të mund të përfytyrojë, sesi luan dhe duket ai në skenë” – shënon akoma Elena Dragostinova.

Është e ditur se Shaljapini ka pasur plane krijuese për në Bullgari. Ai ka ëndërruar të ndërtojë në Sofje me mjete personale shkollë të vet të operës. Disa vjet përpara vdekjes së tij ai u shkruan shokëve të tij bullgar: “Ju faleminderit për propozimin përsëri të vizitoj Bullgarinë. Tu them të drejtën unë shpesh mendohem për këtë dhe mbase gjatë verës do ta realizoj këtë ëndërr. Kujtohuni se çfarë Ju thash: unë interesohem shumë nga Bullgaria dhe nga populli i saj.”Mjerisht, këto plane nuk realizohen.

Ekspozita do të vazhdojë deri më 22 dhjetor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Snezhana Nikiforova dhe Shtëpia-Muze i Boris Hristovit në Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD