Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mitropoliti Antonij: Krishti zbriti dhe u mishërua në tokë, që të shpallë Paqen e Zotit”

Foto: arkiv personal

Në vigjilje të Krishtlindjeve jemi në pritje të Lindjes së Jizu Krishtit. Çdo një familje e krishterë është ulur në tryezën festive, që të shënojë këtë ngjarje madhështore. Biseduam me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij. Ai na tregoi për paqen dhe qetësinë e natës së lindjes së Krishtit dhe për mënyrën në të cilën ta ndjekim dritën:

“Jemi në vigjilje të një prej festave më të ndritshme të krishtera – të lindjes së Shpëtimtarit tonë Jizu Krishti. Paqja e Krishtit është e përhershme dhe ekziston te të gjithë ne. Po jetojmë në një kohë, kur të gjitha shpirtrat e njeriut kanë nevojë për Paqen e Krishtit. Kemi nevojë për dashuri, e cila na bashkon të gjithë ne. Kemi nevojë për përvuajtje. Krishti na mëson pikërisht të jemi të përvuajtur, sepse Zoti u mishërua, u përul dhe erdhi në tokë, që të arrijmë ne tek Ai. Ky është një proces, gjatë të cilit nëpërmjet vullnetit të Atit tonë Qiellor, nëpërmjet mishërimit në Birin e Zotit, të gjithë ne duhet të bëhemi fëmijët e Zotit. Kështu qe lindja e Shpëtimtarit është një festë, e cila vë një fillim të ri, hap derën qiellore dhe na jep mundësi për t’u takuar me Zotin.”

Si ta harrojmë kotësinë, që të bëhemi më të mirë?

“Para se gjithash, duke pasur para nesh shembullin e Krishtit të lindur, që ta harrojmë kotësinë e jetës së përditshme, sepse ne jetojmë në një botë plotë shumë pasione dhe kënaqësi, të cilat në asnjë mënyrë nuk na kënaqin në kërkimin e përjetshëm të paqes dhe të pasurive shpirtërore. Nuk ka çmim tokësor, i cili të mund ta mbushë boshllëkun shpirtëror te ne, në qoftë se nuk ndeshemi me Krishtin, sidomos në ditën e Lindjes së tij.”

Po jetojmë në një botë të pasigurt, në të cilën të krishterët dhe jo vetëm ata janë rrezikuar nga sulmet terroriste të islamistëve ekstremë. Si të mos zemërohemi?

“Të krishterët që gjatë shekujve të parë të Kishës ishin persekutuar, ishin përdhunuar, ishin akuzuar se janë kundër rregullave të jetës mondane. Kjo që vëzhgohet sot është mungesa e dashurisë ndaj Krishtit. Kisha Ortodokse, e cila është shumë tolerante, e cila respekton të drejtën e zgjedhjes së fesë së çdo një prej nesh, nuk i dënon ata, të cilët ecin në një rrugë më të ndryshme. Kisha dënon dhunën në botë. Nuk bëhet fjalë për grupe të veçanta fetare, po flas për një prej urdhëresave të Zotit – “Mos vrit!” Askush nuk e ka të drejtën të vrasë njerëz të tjerë, sepse ai, i cili është burimi i jetës, është i vetmi – ky është Zoti. Krishti dhe besimi ynë në Zot është ajo që na bashkon. Në vigjilje të Krishtlindjeve duhet ta harrojmë kotësinë e jetës së përditshme, dallimet tona politike, duhet ta harrojmë atë, që na largon nga vëllai dhe na vështirëson për t’u bashkuar, sepse kur jemi të bashkuar, jemi të fuqishëm. Pikërisht për këtë shkak Krishti zbriti në tokë dhe u mishërua, që të mund të shpallë paqen e Zotit këtu, që të mund të jemi të gjithë ne ndërmjetës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD