Bullgaria dhe Lufta e Dytë Botërore. A ka pasur vendi ynë mundësinë që të mos merrte pjesë në konfliktin më asgjësues deri tani? E shtrojmë këtë pyetje doc. dr. Sonja Penkovës – Drejtore e Muzeut Kombëtar Ushtarak-Historik. Rasti është ekspozita madhështore “Lufta, në të cilën nuk mund të mos merrnim pjesë”. Ajo i është kushtuar 70 vjetorit të përfundimit të konfliktit botëror.
“Këtë pyetje në fakt e shtron vetë ekspozita jonë – thotë doc. Penkova. – Me të kërkojmë përgjigjet e mundshme. Sipas ekipit, i cili krijoi ekspozitën, vendi ynë nuk ka pasur alternativë. Bullgaria ka qenë e detyruar nga zhvillimi i ngjarjeve në Evropë dhe në botë, nga ecuria e marrëdhënieve midis Fuqive të Mëdha të zgjedhë këtë rrugë. Në fillim të konfliktit vendi ynë ka mbajtur neutralitet, por në një moment gjërat dolën jashtë kontrollit.”
Sonja Penkova jep si shembull të ashtuquajturën “luftë simbolike”, të cilën Bullgaria, nën presionin e Gjermanisë, u ka shpallur SHBA dhe Britanisë së Madhe. Luftë pa plane për veprime reale ushtarake kundër këtyre shteteve. Por në një çast ajo u bë reale me bombardimet mbi Bullgarinë dhe luftimet në ajër. Ndërsa në fund të luftës vendi ynë merrte pjesë në beteja reale të këmbësorisë në anën e koalicionit antihitlerian – të BS, Britanisë së Madhe dhe SHBA.
Cila është parahistoria e pjesëmarrjes bullgare? Pas Luftës së Parë Botërore, që zhvillohej për bashkimin kombëtar të territoreve, të populluar kryesisht me bullgarë, vendi ynë ra në kampin e të mundurve. Traktati i pa drejtë i Nëijt këputi prej territorit të saj toka të populluar me bullgarë. Kështu në vitet 20-30 filluan të formoheshin pikëpamjet e klasës politike bullgare për revizionimin paqësor të statukuos pas konfliktit të parë botëror. Kërkoheshin mundësi për bashkimin kombëtar, me gjithë se kjo nuk do të thoshte, se të gjithë politikanët kanë pasur qëndrim të njëjte mbi pyetjen - a do të zhvillohej luftë dhe në cilën anë. Por ecuria e ngjarjeve dhe ajo që ofronin Fuqitë e Mëdha, përcaktuan qartë mundësitë për pjesëmarrjen e Bullgarisë në anën e ndonjë prej koalicioneve që formoheshin. Në fillim të vitit 1941 Gjermania mundi koalicionin anglo-francez nëpër frontet evropiane, ndërsa BS vepronte si aleat i Gjermanisë.
“Klasa qeverisëse në Bullgari pas fillimit të luftës në teatrin evropian kuptoi qartë çfarë po ndodhte me shtetet më të fuqishme se ajo, me ushtri serioze, me potencial serioz të resurseve. Kjo bëhej e qartë me veprimet e Gjermanisë në Evropë, si dhe me veprimet e Rusisë sovjetike në lindje. Kështu që ngadalë, por sigurt lufta po i afrohej vendit tonë. Dhe vendimi që pushtetarët e atëhershëm duhej të merrnin ishte në cilën mënyrë të ruanin Bullgarinë nga mos pjesëmarrja në luftë dhe si të zbatonin në ndonjë mënyrë idealin për bashkimin kombëtar, që nuk arritën të zbatonin në Luftën e Parë Botërore. Rikthimi i Dobruxhës Jugore u bë e mundur me hapa diplomatikë, të provokuar nga zhvillimi i marrëdhënieve midis Fuqive të Mëdha në fillim të luftës.”
Vendimi i Gjermanisë për fushatë ushtarake në Ballkan gjatë pranverës së vitit 1941 çoi në presion të fortë mbi Bullgarinë që të përfshihej në Boshtin fashist dhe të ofronte në territorin e saj “korridore” për veprimet ushtarake. Pas sulmit japonez mbi bazën “Pearl Harbor” në dhjetor të 1941, Gjermania i detyroi të gjitha shtetet evropiane aleate në Bosht , t’u shpallnin luftë SHBA dhe Britanisë së Madhe.
Do të shtojmë, se një prej faqeve më të ndritura të humanizmit në vitet e Luftës së Dytë Botërore ishte shkruar nga Bullgaria. Është fjala për shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga Holokosti. Në mbrojtjen e tyre dolën përfaqësuesit më të lartë të Kishës ortodokse bullgare, 43 deputetë ne krye me zëvendëskryetarin e parlamentit Dimitër Peshev, intelektualë, njerëz të zakonshëm. Largpamësi shfaqi dhe mbreti Boris i III, prej qëndrimit të të cilit ishin në varësi vendimet politike mbi këtë çështje. Kështu në vitet e luftës ishin shpëtuar afro 50 mijë hebrenj.
Çfarë ishte pjesëmarrja e Bullgarisë në shpartallimin e hitlerizmit?
“Pas grusht shtetit politik më 9 shtator të vitit 1944 Bullgaria qëndroi në mënyre kategorike në anën e koalicionit antihitlerian – thekson zonja Sonja Penkova. – Kuptohet, marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha dhe ndarja e territoreve të ndikimit, e përcaktuan vendin, ku Bullgaria do të gjendej në reshtin ushtarak. Duke marrë anën e koalicionit antihitelrian Bullgaria mori pjese në fazën përfundimtare të luftës. Dhe në vetë fundin e veprimeve luftarake njësi të ushtrisë bullgare kanë luftuar deri më 15 maj në përbërjen e Frontit të Tretë Ukrainas, ditë pas përfundimit zyrtar të Luftës.”
Çfarë ishte bilanci i pjesëmarrjes bullgare?
Bullgaria ruajti Dobruxhën Jugore, por territore në Jug dhe në Perëndim të shkëputur si rezultat i Luftës së Parë Botërore, mbetën jashtë Bullgarisë. Vendi ynë luftoi nën komandën sovjetike në etapën përfundimtare të luftës dhe mbeti nën ndikimin sovjetik për më se 40 vjet pas kësaj.
Ekspozita përfshin foto bardhë e zi, video-kuadro dokumentarë dhe incizime audio nga lufta – sirena, ulërime të bombardimeve me avionë mbi Sofjen. Mund të dëgjohen dhe fjalime të politikanëve, kujtime të pjesëmarrësve në të. Aplikacione të shumta interaktive plotësojnë përfytyrimet për konfliktin botëror. Për vizituesit më të vegjël ka touch screen. Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të shkurtit të vitit tjetër.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..