Si anëtar i BE dhe NATO vendi ynë arriti të ruajë orientimin e tij të jashtëm politik dhe angazhimet ndërkombëtare, të marrë mbi bazën e interesave të tij kombëtare. Vazhdojnë përpjekjet për anëtarësimin e Bullgarisë në hapësirën Shengen. Ruajtja e kufijtë bullgarë të jashtëm të BE dhe stabiliteti në vend mund të konsiderohen si hapa pozitivë dhe mundësi që disa prej shteteve me ndjenje skeptike ndaj anëtarësimit tonë, të zbutin qëndrimin e tyre ose së paku të transformojnë. Duke theksuar, se problemi i refugjatëve nuk kaloi anës Bullgarisë, Ministri Mitov tha, se veprimtaria e tij kryesore ishte diplomacia energjetike. “Përpjekjet tona ishin përqendruar mbi diversifikimin e burimeve dhe itinerareve energjetike drejt Bullgarisë.” Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ka rol të rëndësishëm për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria mori kryesinë e tij në bazë të rotacionit nga korrikun i këtij viti dhe bën përpjekje të mëdha për realizimin e sferave me prioritet siç janë – ndërlidhjet në fushën e transportit, energjetikës dhe infrastrukturës, liria e mediave dhe liria e fjalës, migracioni dhe kapërcimi i fluksit të refugjatëve. Kryesia bullgare e Procesit për Bashkëpunim në EJL do të ndihmojë për realizimin më të mirë të njërit prej prioriteteve të qeverisë – të ndjekë politikë të mbështetjes së integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor në mbrojtje të qartë të interesave dhe të drejtave ligjore të komuniteteve bullgare aty. Ministri Mitov saktësoi, se në marrëdhëniet e dyanshme me vendet e rajonit, Bullgaria gjithmonë e ka theksuar rolin që mund të ketë në procesin e tyre të integrimit – me ekspertizën dhe eksperiencën e vendit që tashmë e ka kaluar këtë rrugë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..