Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijimi i çokollatës është si prodhimi i verës

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Për disa vjet, çokollata e Vensanit dhe Maria Gajo u bë mes çokollatave të preferuar bio. Në prag të Krishtlindjeve përsëri trokitëm në derën e punishtes së vogël në qytetin Plovdiv, me dëshirën të kuptojmë nëse ky biznes i vogël dhe i ëmbël ka mundur t’u rezistojë sfidave të realitetit bullgar.

Dhe sot e kësaj dite Vensan dhe Maria janë mes prodhuesve të pakët në Bullgari të çokollatës të punuar në dorë me një prejardhje të garantuar, pa shtesa dhe produkte kimike dhe me markën “tregti të drejtë”. Përpara Krishtlindjeve porositë janë si shiu, kurse ndërmarrja e vogël nuk ka sesi t’i kënaqë që të gjithë, aq më tepër se, në këtë periudhë një pjesë nga prodhimi është i ndarë për një kopsht për fëmijët me të meta.

Krijimi i çokollatës është si ai i verës. Fillimisht janë frutat dhe toka, e cila i ka lindur. Akoma të gjalla kokrrat e kakaos kanë shije dhe aromë, të cilat mjeshtri i përpunon përmes imagjinatës së vet, që të përcaktoi karakterin e produktit përfundimtar. Qelëza mësohet me ndjeshmëri me kalimin e kohës dhe me përvojën.

Në punishten e Vensanit dhe Maries punojnë akoma pesë veta. Zgjedhja e punonjësve është po kështu sipas parimeve të caktuara – njerëz në afërsi të moshës së pensionit, të cilët vështirë mund të gjejnë një punë tjetër dhe asnjëherë nuk kanë punuar në industrinë e çokollatës.

Cila është historia e punishtes së tij, përse çokollata dhe përse në Bullgari?

“Në fakt çokollata na ndjek që nga fillimi i lidhjes sonë. Fillimisht e njohëm kakaon gjatë kohës së një udhëtimi nëpër Venezuelë. Atëherë zbuluam, se ajo është diçka më shumë se kutitë me kakao në pluhur nëpër dyqane. Kur vendosëm të krijojmë biznes personal në Bullgari donim që të jetë diçka e cila na tërheq që të dyve, jo thjesht të punojmë dhe të presim rroga. Kështu çokollata u imponua në mënyrë krejtësisht të natyrshme.”

Për startin e një biznesi personal në Bullgari, Vensan do që t’i inkurajojë ata të cilët kanë dyshime:

“E kundërta e asaj të cilën e mendonim, doli jo kaq e ndërlikuar. Bëmë kërkesa në bazë të rregullit, sepse donim që çdo gjë të jetë e ligjshme, pa fshehur taksa, pavarësisht se kjo akoma nuk është një praktikë e shpeshtë.”

Si parim, Vensan mendon se, i ka qenë më lehtë, sepse është i huaj dhe francez. Kjo ka lindur ndaj tij më shumë kuptim dhe simpati.

Që të pajisë punishten Vensan porosit makineri nga jashtë. Bluesja e mullirit me gurët e vegjël bluarës është e prodhuar në Indi nga një firmë amerikane, kurse makinën për ndarjen e kokrrave nga guaskat e ka punuar vet me duart e tij, duke ndjekur skemat e paraqitura në internet.

E pyetëm se cila është filozofia e tij dhe çfarë e bën çokollatën e tij më të ndryshme nga të tjerat?

“Ajo e cila e bën të ndryshëm jemi vet ne. Kuptohet se jemi frymëzuar nga zanatçinjtë e tjerë, tek të cilët kemi mësuar në Francë dhe në Itali. Koncepti ynë është për një çokollatë të pastër në çdo një drejtim.”

Nocioni çokollatë e “pastër” përfshin jo vetëm lëndën por dhe marrëdhëniet e punës. “Punojmë vetëm me plantacione të vogla, të cilat kanë certifikatat e domosdoshme – sqaron Vensan. – Ne nuk mund të lejojmë përdorimin e kokrrave të kakaos, për të cilat ka dhe dyshimin më të vogël se janë të prodhuara me një punë nga ana e fëmijëve ose të robërve.”

СнимкаNë fund, si një prodhues i vogël përballon konkurrencën e kompanive multikombëtare?

“Mendoj se kur ka një vizion të qartë dhe një qëndrim, nuk ka problem me pozicionimin e tregut. Konkurrenca jonë është kryesisht në prodhimin industrial. Për shembull, në qoftë se kërkoni në dyqanet çokollatë pa një lecitinë, vanilje sintetike, me një prejardhje të garantuar dhe cilësi, do të shikoni se, në Bullgari jemi të vetmit të cilët prodhojnë një specialitet të ngjashëm. Klientët tanë kërkojnë pikërisht këtë produkt të pastër dhe janë gati të paguajnë më shtrenjtë për të.”

Qëkurse marka është e përfshirë në një enciklopedi ndërkombëtare, Vensan dhe Maria marrin porosi dhe nga shtete të tjera, por nuk duan dhe të hapen shumë. Që të dy duan që të kenë kohë të lirë, të cilën ia kushtojnë familjes, miqve të vet dhe muzikës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD