Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tronditjet në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë ngritin pyetje të vështira

БНР Новини
Deri më sot kryetari i nderit të Lëvizjes Ahmed Dogan qëndronte pas kryetarit të partisë Ljutvi Mestan. Mirëpo papritur situata u ndryshua...
Foto: BGNES

Kryetari i fundit i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan u pushua nga posti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Lëvizjes, të zhvilluar më 24 dhjetor. Një ditë më përpara kryetari i nderit i formacionit Ahmed Dogan e akuzoi Ljutvi Mestanin, se e kthen lëvizjen në “kolonë të pestë” të Turqisë dhe shpalli se ajo do të rinovohet. Mbledhja e jashtëzakonshme përkoi jo vetëm me fillimin e festave të Krishtlindjeve, por dhe me festimin tradicional për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë të përvjetorit të së ashtuquajturit “proces të ndërrimit të emrave”, tek i cili regjimi i Todor Zhivkovit aplikoi një ndërrim me dhunë të emrave të turqve bullgarë. Shkak për kritikat ndaj Ljutvi Mestanit ishte deklarata e lexuar në parlament, me të cilën pothuajse një muaj më herët – më 25 nëntor, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë qëndroi në anën turke në lidhje me avionin e rrëzuar rus mbi kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Sipas Mestanit, deklarata ka qenë një vepër kolektive e Grupit Parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, por sipas Doganit ky është një gabim i rëndë personal i Mestanit, me të cilin ai ka kërcënuar interesin dhe sigurinë kombëtare.

Tronditja në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë doli se është një konflikt i brendshëm partiak vetëm në pamje të parë, sepse shumë shpejt u lidh me organet dhe autoritetet zyrtare të shtetit bullgar dhe turk. Në një nga deklaratat e veta Mestan mohoi se, deklarata e tij i është dhënë nga një shtet i huaj, të dhëna të cilat sipas asaj e thënë prej tij, ka pasur Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Dy televizione bullgare njoftuan, dhe nuk kishte një mohim zyrtar, se në një bisedë telefonike me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutogllu ka kërkuar që Borisovi t’i dalë në mbrojtje liderit të hequr të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, por i është refuzuar... Ishte njoftuar se, në lidhje me ngjarjet është shtyrë vizita jozyrtare e ministrit të jashtëm turk Mevljut Çavushogllu, për të cilin parashikohej të marrë pjesë në festimin e përvjetorit nga “procesi i ndërrimit të emrave”. Sipas burimeve turke, shtyrja është bërë pas një ndërhyrjeje të ministrisë së jashtme bullgare.

Në interes të frymës së mirë në marrëdhëniet bilaterale, deklarata zyrtare mbi këtë episod jo të këndshëm mbase nuk do të duhet të presim, por në qoftë se ato ndodhin, do të jenë të caktuar të zbusin rastin. Por heshtja e autoriteteve zyrtare nuk anulon çështje të lindura tanimë të rënda mes shoqërisë bullgare në lidhje me atë që po ndodh në formacionin më të madh në hapësirën liberale të jetës kombëtare politike. Si kështu në një formacion liberal lideri formal është i rrëzuar në mungesë të tij në një forum të jashtëzakonshëm, i iniciuar nga kryetari joformal i nderit? Çfarë formacioni liberal është ky, në të cilin kryetari i mëparshëm Ahmed Dogan, u largua nga posti pasi në tribunën e një forumi të lartë të partisë në fytyrë i ishte drejtuar pistoletë, kurse tani kryetari i rrëzuar, Ljutvi Mestan, shkon të organizojë sigurinë e vet në ambasadën turke në Sofje, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Në deklaratat rreth këtij rasti, përveç kësaj u dëgjuan fraza ogurzeza. Mestani deklaroi se, dhe njëmijë herë “t’i presin kokën”, përsëri do të mbajë po këtë deklaratë rreth rastit me avionin e rrëzuar rus. Në mbrojtje të liderit të rrëzuar përfaqësuesi i rrethit i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Bahfri Jumer deklaroi se, nuk mundet kështu “të ngulen thika në kurriz” dhe duke qëndruar në Sarajin (ashtu quhet rezidenca e Ahmed Doganit) rreth Sofjes ndokush të “presë kokë”.

Përveç Jumerit, në shenjë të solidaritetit me kryetarin e hequr nga posti u shpallën dhe 3 deputetë të lëvizjes, kurse mes përkrahësve të Mestanit dhe triumvirati i emëruar përkohësisht pas mbledhjes së jashtëzakonshme, që të drejtojë lëvizjen deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, tanimë filluan të kalojnë shkëndija. Kasim Dall, i hequr nga udhëheqja e partisë përpara viteve, nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhme të punojë bashkë me Mestanin.

Pyetjes nëse përkrahësit e liderit të hequr nga posti të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë do të krijojnë një formacion të ri të qartë përgjigje tani për tani nuk ka. Disa pohojnë se mbi çështjen tani do të fillojë dialog, kurse të tjerë se do të shikojmë në të ardhme. Përgjigje nuk ka por është e qartë në mënyrë kategorike se në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë, e cila bashkon elektoratin etnik turk në Bullgari, aktualisht ka një lider të vetëm real dhe ai quhet Ahmed Dogan.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD