Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari investojnë të huajtë, bullgarët vetëm kursejnë

Foto: arkiv

Pa investime nuk ka rritje ekonomike, rritje të të ardhurve dhe të nivelit jetësor. Ky është pohim i cili qëndron në thelbin e politikës ekonomike të të gjitha shteteve të botës. Jo rastësisht çdo qeveri përpiqet në të gjitha mënyrat të tërheqë investitorë të huaj dhe të stimulojë investimet vendase me preferenca të ndryshme, shërbime shtesë, lehtësime tatimore etj.

Këto ditë në Bullgari u bë e qartë, se investimet e huaja janë rritur me 40 % në vitin 2015 në krahasim me vitin e kaluar. Rritja është e madhe me gjithë se në shifra absolute fjala vjen për pak më shume se 1 mlrd euro. Me kaq para efekt real mbi ekonominë nuk mund të pritet, së paku disa qindra njerëz mund të punësohen. Këtu është vendi të analizohen shkaqet për interesin relativisht të ulët të investitorëve të huaj ndaj Bullgarisë. Por disa shifra të tjera që u bën të njohura në fund të vitit 2015 nuk mund të mos ngrijnë çështjen për investimet vendase dhe për kërkimin e brendshëm. Disa ekonomistë janë të mendimit, se përshpejtimi i rritjes ekonomike në Bullgari mund të vijë pikërisht nga investimet e brendshme dhe konsumi i brendshëm. Po kështu është e qartë se bullgarët nuk janë të predispozuar ndaj konsumit, nuk kanë dhe plane për investim. I tillë, së paku është konkluzioni nga të dhënat e fundit statistikore të Bankës Kombëtare Bullgare, sipas të cilave kursimet e qytetarëve dhe ndërmarrjeve joqeveritare vazhdojnë të rriten, duke arritur tashmë 74 % prej Produktit të Brendshëm Bruto dhe shumën prej 32 mlrd eurosh. Vetëm brenda një muaji kursimet e bullgarëve janë rritur me 190 mln euro. Dhe kjo shumë kolosale për Bullgarinë është në depozitat bankare, bile nuk fiton interes bankar, sepse ai është afër zeros. Në tregjet e zhvilluara financiare ofrohen qindra lloje mundësish për depozitimin e parave të lira dhe depozitimet bankare janë vetëm një prej këtyre mundësive. Sigurim suplementar shëndetësor, sigurim shtesë për pensionet, sigurim i jetës, investime në prona të patundshme, investime në letra me vlerë, investime në ar dhe në vepra të artit. Nga të gjitha anët ta joshin që të japish parat e tua dhe të fitosh.

Në Bullgari të gjitha këto ekzistojnë, por vetëm në letër, në praktikë është një version i shtrembëruar i instrumenteve financiare të njohura në tërë botën. Më kryesorja, bullgari nuk ka kulturën e nevojshme financiare, nuk ka dije dhe kapital, të cilët t’i ndihmojnë të zgjedhë variantin më të mirë për investim për të dhe për paratë e tij. Për hir të së vërtetës duhet të pohohet, se parat e kursyera në rastrin më masiv janë kaq pak, se përveç për depozitimin tradicional bankar, nuk mjaftojnë për asgjë tjetër. Për çfarë investime, çfarë fonde dhe çfarë letra me vlerë mund të bëhet fjalë me 1 000 euro të kursyera?!?

Kështu krijohet një rreth vicioz – bullgarët kursejnë, sepse për investime paratë e tyre janë pak, ndërsa investimet për rritje janë pak, sepse këto shuma kolosale qëndrojnë në llogaritë bankare. Është e qartë, se duhet të dilet prej këtij rrethi vicioz dhe kjo mund të bëhet më lehtë me inovacionet dhe teknologjitë e informacionit, të cilat ofrojnë prodhimtari të lartë dhe të ardhura me kapital fillestar të ulët. Por kjo kërkon arsim serioz dhe aftësi profesionale, të cilët siç bëhet e qartë mungojnë në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD