Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Ushqimore Bullgare u ndihmon nxënësve në varfëri

БНР Новини
Foto: bgfoodbank.org

Një nga sfidat më të mëdha para shoqërisë bullgare tani është varfëria. Ajo është shkak për krizën demografike, heqjen dorë nga arsimi, shpopullimin e rajoneve të tëra dhe emigracionin. Varfëria në rritje është një fenomen i rrezikshëm dhe i papranueshëm, kur bëhet fjalë për fëmijë, për pamundësinë të arsimohen dhe të ushqehen. Çdo fëmijë e dytë në Bullgari jeton në varfëri. Më se 1 milion fëmijë në moshë nga 1 deri në 15 vjet ushqehen keq në krahasim me moshatarët e tyre evropianë. Çdo fëmijë e tretë bullgarë nuk ka mundësi të konsumojë të paktën një herë në ditë perime, fruta dhe mish, sepse familjet jetojnë në mjerim dhe nuk mund t’u sigurojnë ushqim të balancuar dhe të shëndetshëm, i tillë siç është i domosdoshëm për çdo organizëm në rritje.

Mësues tregojnë, se nxënësit e familjeve me buxhet të kufizuar dhe me mungesën e të ardhurve të mjaftueshme frekuentojnë shkollën pa mjete dhe mbeten të uritur tërë ditën. “Për ne varfëria në rritje është një problem serioz. Duke ditur, se më se 700 mijë fëmijë jetojnë të kërcënuar nga varfëria dhe janë të privuar nga ushqimi i balancuar dhe normal, vendosëm, se është e domosdoshme, që të përqendrojmë përpjekjet tona mbi ta” – tregon Canka Millanova – drejtoreshë ekzekutive e Bankës Ushqimore Bullgare. Organizata grumbullon, ruan dhe rindan ushqim për njerëzit që kanë nevojë. Krahas kësaj ajo punon për kufizimin e shpërdorimit të ushqimit dhe për kufizimin e urisë në Bullgari. Programi i Bankës Ushqimore Bullgare i quajtur “Trastë shpine për të dielën” ekziston që prej dy vitesh. Mirëpo, kohët e fundit në të hidhen shumë përpjekje, sepse numri i fëmijëve të kërcënuar nga varfëria u rrit shumë. Nëpërmjet këtij programi u sigurohen pako ushqimore më se 400 fëmijëve nga rajonet më të prapambetura ekonomike, kryesisht në Bullgarinë Veriperëndimore. Këtë e shpjegon zonja Millanova dhe vazhdon:

“Ato janë familje me më shumë se sa dy fëmijë, prindërit e të cilëve janë pa punë. Pikërisht ata njerëz vështirë i sigurojnë bukën e gojës tërë familjes. Për më tepër, se në këtë rajon të vendit kriza ekonomike është më e rëndë. Qëllimi është, që ata familje të marrin pako me ushqime. Krahas kësaj dëshirojmë, që programi t’u lejojë fëmijëve të vazhdojnë të frekuentojnë shkollën dhe vështirësitë në familje të mos kthehen në një faktor, i cili të bëhet shkak për braktisjen e shkollës. Në radhë të parë duhet të gjejmë fëmijët, të cilët dëshirojnë të frekuentojnë shkollën. Ky është një nga kriteret kryesore për përfshirjen në program.”

Banka Ushqimore Bullgare punon çdo ditë për shpëtimin e ushqimit, i cili nuk do të shitet, sepse sasia e prodhuar tejkalon kërkimin. “Ky është një resurs ekzistues, i cili mund t’u jepet njerëzve që kanë nevojë – thekson zonja Millanova. – Ne jemi një organizatë, e cila zhvillohet si partnere e biznesit. Që të garantojmë sigurinë e ushqimit ne punojmë sipas modelit të firmave prodhuese të ushqimeve. Kjo kërkon një shpejtësi nga ne sepse imponohet që të ndajmë sasi të mëdha ushqimesh para se të skedohet afati i tyre. Si një organizatë insistojmë për ndryshime ligjore, që të krijohet një mekanizëm më të zhdërvjelltë, kur bëhet fjalë për dhurimin e ushqimit. Në se ushqimi i tepruar nuk do të rindahet me kohë, shoqëria pëson humbje të mëdha. Modeli i ruajtjes së ushqimit të tepruar mund të ndihmojë në luftimin e varfërisë, e cila prek një pjesë të madhe të shoqërisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD