Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Zaraliev: njerëzit nuk preferojnë folklorin e përpunuar

“Dëgjo Bullgarinë” – klasifikimi i ri muzikor me çmime nga Radio Bullgaria

Foto: Ilijan Ruzhin

Në ditët e përvjetorit të saj të 80 Radio Bullgaria ju  fton  çdo muaj të votoni për muzikën e Bullgarisë. Ndër pjesëmarrësit  që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë  përkatësе. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg

Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.

Gjinitë, në të cilat fillojmë klasifikimin u përgjigjen stream-eve muzikore në anën e djathtë sipër të sajtit tonë. Veprat muzikore ofrohen nga autorët e stream-eve përkatëse. Në disa materiale do të t’ju prezantojmë këta kolegë. Ata do t’ju tregojnë për idetë, qëndrimet, parimet e tyre dhe për kompromiset eventuale që bëjnë nga herë në përzgjedhjen e këtyre stream-eve.

Aleksandër Zaraliev është autor i transmetimeve folklorike në Programin për kulturë të Radios Kombëtare Bullgare dhe të steram-it me të njëjtin emër të Radio Binar.  Ka lindur në rajonin e malit Stranxha, shtëpia e prindërve të tij ishte pranë shtëpisë së këngëtares së njohur popullore Vëllkana Stojanova, por Aleksandër Zaralievi nuk e ka njohur personalisht. Thotë, se nuk mund të harrojë dasmat në fshat që bëheshin në shatorre, ku gjatë gjithë natës dëgjoheshin muzikë, këngë dhe hidheshin valle. Njeri prej fyelltarëve më të njohur – Matju Dobrev është prej krahinës së tij të lindjes dhe shpesh herë ka qene i pranishëm në këto festa. Pas kësaj Aleksandër filloi t’i bie kitarës, por kujtimi tij i parë muzikor nuk është lidhur me vegël muzikore:

“Kam një kujtim – ndoshta kam qenë 5 vjeçar dhe ende ishim në fshat – dy gra qëndronin nën  pemë dhe bisedonin në dialekt, në pemë harabelat këndonin, ndërsa unë  atë që kuptova nga kënga e harabelave nuk ndryshonte shumë nga gjuha e përdorur prej grave.”

Puna e Aleksandër Zaralievit në BNR është lidhur me programet folklorike, ku detyrimisht janë të pranishme motivet mitologjike dhe ai nuk e ka të lehtë  të ndërthurë legjendat, fjalët dhe muzikën. Njohuritë e tij në fushën e folklorit autentik tërheqin dëgjues nga jashtë shtetit, të cilët me “like” vlerësojnë steram-in. Shumë  amerikanë dhe anglezë e pyesin si mund të blejnë në internet këtë muzikë  I shkruajnë edhe nga Peruja, ku gjithashtu vlerësojnë muzikën tonë tradicionale. Por më shumë  i ka pëlqyer letra e një djaloshi nga Siria, babai i të cilit dikur ka punuar në Bullgari. Ai mban mend nga babai 2 gjëra që ai i kishte sjell nga vendi ynë – mjaltë dhe muzikë bullgare. Për fat të mirë,  edhe të dytë dhe sot nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre.

“Kur fillova punë kisha idenë që të vërë theksin mbi incizimet tradicionale nga vitet 60-70, por shumë shpejtë kuptova, se dëgjuesit pëlqejnë më shumë folklorin autentik, jo atë të përpunuar. Tani përdorë në transmetimet shumë muzikë instrumentale.”

Aleksandër Zaralievi  e ka të qartë rolin që kanë  rrjetet  sociale në popullarizimin e stream-it për folklor të Radios Kombëtare. Kur gjatë vikendit transmeton koncert drejtpërdrejtë të ndonjë interpretuesi, i cili ka faqe në Facebook, vizitat në të janë më shumë se sa kur transmeton koncert të këngëtari apo muzikanti që tashmë nuk janë të gjallë. Në emrin e suksesit të stream-it është i gatshëm me bëjë nga herë ndonjë kompromise në drejtim të muzikës së dasmave, por në asnjë mënyre nuk i lejon vetës të drejtohet tek turbo-folku.

Deri më 15 shkurt mund të jepni votën tuaj për njërën prej 3 këngëve të ofruara në stream-in “Muzikë popullore bullgare”:











Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD