Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritetet e Presidencës Bullgare të BE-së

БНР Новини
Foto: BGNES

Në periudhën 1 korrik – 31 dhjetor 2018, Bullgaria për herë të parë do të marrë përsipër kryesinë e rotacionit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Vendi ynë do të ketë një rol aktiv në krijimin e legjislacionit evropian, në formulimin e prioriteteve dhe të garantimit të një vazhdimësie të rendit të ditës të Bashkimit Evropian si dhe në përfaqësinë e interesave të shteteve anëtare. Që të kompensohet mungesa e pranimit në punën midis shteteve të veçanta, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, u krijua kryesia e trefishtë, e cila po përgatit një program pune të përgjithshëm 18 mujor. Përpara nesh në “treshe” janë Britania e Madhe dhe Estonia.

Për Bullgarinë katër fushat bazë, në të cilat do të punohen prioritetet në detaje dhe do të përcaktohen dosjet ligjvënëse janë: “Bashkimi Evropian – bashkim për vende pune, rritje dhe aftësi konkurruese”, “Migracion dhe siguri”, “Bashkim efektiv energjetik dhe politikë në fushën e klimës” dhe Bashkimi “Evropian në skenën botërore”.

“Këto propozime, të cilat ne i kemi bërë fillojnë tani të shqyrtohen me treshen në kuadrin e kryesisë, nga e cila jemi pjesë edhe ne, saktësoi në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë zëvendëskryeministrja Meglena Kuneva, koordinatore kombëtare të përgatitjes të kryesisë. – Do të duhet të presim pak derisa të vijë koha, kur do të mund të shpallim, në emër të të tria vendeve, se cilat do të jenë prioritetet. Ka dhe një kohë të përcaktuar saktë, në të cilën “treshja” bën propozimet e përgjithshme. Në Sofje qe takimi i parë Britania e Madhe, Estonia dhe Bullgaria. Deri në korrik të këtij viti pas konsultimeve me sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit duhet të jetë gati struktura e programit të përgjithshëm dhe të caktohen afatet, në të cilat të jetë e përfunduar. Deri në fund të viteve ekipet e të tria vendeve duhet të saktësojnë projektin e programit të përgjithshëm, përfshi dosjet ligjvënëse dosjet dhe ngjarjet, mbi të cilat do të punojnë kryesitë. Prioritetet zgjidhen mes të dhjetëve të cilat i kanë Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe me të cilët Këshilli po kështu ka rënë dakord. Prej tyre merret ajo, e cila është më e dobishme për Bashkimin Evropian.”

Sipas zëvendëskryeministres Miglena Kuneva, Bullgaria qëndron mirë dhe në të katër fushat e propozuara nga vendi ynë.

“Nuk mendoj se energjetika, e cila është shumë e rëndësishme për Bullgarinë, sepse jemi një vend i varur sa i përket energjetikës, është më e rëndësishme sesa t’u japim shans sipërmarrësve të fillojnë biznes me teknologjitë e larta. Ai mbështetet tek biznes mjedisi i mirë dhe tek njerëzit e mençur. Në qoftë se i kemi të dyja, Bullgaria mund të shtojë ndaj Produktit të Brendshëm Bruto një mbivlerë mjaft më të madhe, kurse kjo është një lloj pune, drejt së cilës synojnë njerëzit. Kjo është ekonomia e shekullit të XXI. Dhe kjo çështje, e cila për ne sa i përket qëndrimit social është e rëndë, për njerëzit, të cilët ikin nga vendi, për përmasën e rogave, këtu mundet të gjejë biznes përgjigjen e vet të natyrshme. Siguria, mbrojtja e kufijve të jashtëm, ndryshimet klimatike, të gjitha këto janë tema të cilat u përgjigjen në një shkallë të lartë interesave bullgare. Do të përmend dhe politikën e kohezionit, e cila kalon përmes filozofisë të kufirit financiar shumëvjeçar. Këto janë paratë, të cilat vijnë nëpër fondet drejt nesh, ato po kështu janë shumë të rëndësishme për vendin. Aktualisht, projektet tona të infrastrukturës realizohen në sajë të këtyre parave.”

Mandatet e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian përfundojnë gjatë vitit 2019. Pritet që periudha më intensive e veprimtarisë ligjvënëse të jetë midis viteve 2018-2019 dhe ne na bie roli i shtetit të fundit nga “treshja” me Estonin dhe Britaninë e Madhe, e cila duhet të “mbyllë” shumë nga dosjet e vëna në tavolinën e bisedimeve. Kjo kërkon mjeshtëri të mëdha dhe është një garë e vërtetë – sa nga dosjet do të mund ti mbyllësh. Çdo një presidencë në fund përshëndetet me numrin e dosjeve të mbyllura.

“Ajo e cila unë dua që të mbetet nga kryesia bullgare është që njerëzit të dinë më shumë për ne – shtoi Meglena Kuneva. – Nga ana tjetër dhe ne të dimë më shumë për Evropën dhe për proceset në Bashkimin Evropian, sepse bëhemi më skeptik, duke u nisur nga pritja se, ndokush nga jashtë do të zgjidhë problemet tona. Për mua do të jetë sukses, kur në fund të kryesisë dëgjoj vlerësimet nga vendet e ndryshme, se bullgarët janë shumë mirë të përgatitur, se bullgarët dinë dhe mund të arrijnë pajtim.”

Gjatë kohës së kryesisë së rotacionit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Bullgaria do të drejtohet përpara një sfide serioze. Në qoftë se nuk ka zgjedhje parlamentare përpara afatit, atëherë përfundon mandati i kësaj qeverie dhe të këtij parlamenti. Është mirë të kujtohemi se, duke marrë përsipër rolin e kryetarit të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2010, Belgjika qe në një krizë politike. Kryesia, për të 6 muajt, u realizua prej një kabineti teknik dhe u vlerësua si shumë e suksesshme. Ja një shembull sesi elita politike në një vend, pavarësisht nga situata e vështirë e brendshme politike, i lë pas shpine dallimet dhe arrin konsensus në emër të një qëllimi të rëndësishëm. Gjatë një përgatitjeje të mirë dhe qëllime të deklaruara qartë, mund të presim që kryesia bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian të jetë e suksesshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD