Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një orë e mençur për fëmijët u jep fund shqetësimeve të prindërve

БНР Новини
Foto: myki.watch

Bota e sotme është e plotë me rreziqe, më të rrezikuar në kaosin e së përditshmes janë fëmijët. Ora e mençur bullgare MyKi është krijuar me qëllim të parandalojë të vegjlit nga rreziqet dhe t’i ndihmojë prindërit që gjatë ditës të jenë të qetë.

Ora ka aplikacion GPS dhe SIM kartë, në sajë të të cilëve është e aftë të transmetojë sinjale për vendndodhjen, gjithashtu të marrë telefonata dhe mesazhe me tekst. Prindërit në çdo kohë mund të lidhen me fëmijën, në qoftë se kanë smartphon ose kompjuter. Me anën e MyKi vogëlushit mund të sinjalizojnë për rrezik me anën e butonit të posaçëm SOS, i cili menjëherë u dërgon prindërve një njoftim me orën dhe koordinatat. Fëmijët mund të telefonojnë dhe të marrin telefonata vetëm nga numri i caktuar paraprakisht nga prindërit e tyre. Në qoftë se MyKI  hiqet pa lejen e personit të moshuar, aktivizohet sistemi i sinjalizimit të prindërve dhe i informon për ndonjë rrezik eventual. Grupi i synuar i këtij produkti është mosha nga 4 deri në 10 veç,  sepse supozohet se pas kësaj fëmijët janë më të kujdesshëm dhe mund të kenë smartphon.

СнимкаDimitër Dimitrovi, Drejtori Ekzekutiv i “ALLTERCO Robotics”, na tregoi cilat janë karakteristikat më të pëlqyera të orës.

Dy janë funksionet kryesore – telefonatat, që të mbash lidhje të pandërprerë me fëmijën dhe funksioni i dytë më i përdorur është e ashtuquajtura “zona e sigurisë” e cila është në varësi nga orari. Në qoftë së fëmija nga ora 8 deri në 12 është në shkollë, krijohet një zonë e tillë përreth shkollës dhe në qoftë se fëmija largohet prej saj prindërit informohen.

Ora mund të blihet lehtë, sepse tashmë ofrohet nga disa operatorë mobilë, edhe në internet me çmim të arsyeshëm. Aktualisht kompania po mendon variantin për dhënien me qira të orës së mençur, që njerëzit të mund të përdorin në situata të caktuara – kur fëmija është në kamp veror, në shëtitje malore të organizuar nga shkolla etj.

Pajisja peshon vetëm 40 gramë dhe ka dizajn shumëngjyrësh dhe komod.

СнимкаZoti Dimitrov komentoi, pse është më mirë t’i blejmë fëmijës një orë të mençur në vend të smartphonit.

Fëmijët shumë herët  marrin telefona dhe smartphone. Ata nuk janë të kufizuar në asnjë mënyrë në përdorimin e tyre, as në internet. Kështu ata janë të kërcënuar. Për këtë arsye e kemi përpunuar këtë pajisje, e cila t’u japë siguri prindërve, sepse ata u blejnë smartphone fëmijëve jo të luajnë me to, por m për të mbajtur lidhje me ta. Pajisja jonë jep mundësi për lidhje, ajo kufizon telefonatat e padëshiruara ose vizitat në web faqet me përmbajtje të dëmshme për fëmijët.

Para pak kohe MyKi e prezantoi Bullgarinë në Ekspozitën e mallrave për konsumatorët në Las Vegas. Sipas Drejtorit ekzekutiv të firmës prodhuese, me gjithë larminë e madhe të shpikjeve interesante, ora ka tërhequr interesin e vizitorëve dhe ka marrë disa propozime për blerje dhe përhapje më të gjerë.

Projektet e ardhshme të krijueseve të MyKit janë lidhur gjithashtu me sigurinë. Ekipi i krijuesve ka ndërmend të krijojë pajisje të tjera të mençura për mbikëqyrjen e kafshëve shtëpiakë dhe të kafshëve bujqësor në fermat. Një projekt tjetër është dhe ora për njerëzit e moshuar, e cila do të ndjek vendndodhjen, presionin arterial dhe pulsin e tyre.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: myki.watch



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD