Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe të radiostacioneve regjionale në qytetet Varnë, Stara Zagora, Shumen këngëtarja incizoi më se 150 këngë nga krahina e lindjes Dobruxha. Ajo ka punuar me kompozitorë dhe dirigjentë të njohur si Kosta Kolevi, Stefan Mutafçievi, Krasimir Kjurkçijski e shumë të tjerë.
Pothuajse 15 vite Kalinka Vëllçeva jetoi në Kovëntri të Anglisë bashkë me bashkëshortin – muzikantin Martin Xheniks. Me të dhe me interpretues të tjerë folklorikë britanikë ajo prezantonte dhe përhapte këngën popullore bullgare në mbarë Britaninë e Madhe. Vitet e fundit këngëtarja u kthye në Bullgari. Këtu ajo jep mësime të këndimit popullor, merr pjesë në koncerte të shumta si me veta, ashtu dhe me Orkestrën “Biseri”. Për rikthimin në mëmëdhe Kalinka Vëllçeva rrëfen:
Ndjeva një nostalgji për Bullgarinë, për të afërmit, për kolegët e ansamblit. Isha shumë e lumtur gjithnjë kur kthehesha dhe sidomos kur frekuentova Dobruxhën amtare. Mendoj, se është me rëndësi të madhe të ruajmë traditat bullgare dhe t’u transmetojmë brezave që vijnë pas nesh. E dua publikun dhe gëzohem shumë kur shikoj se në të ka njerëz të rinj. Gjithnjë përpiqem të zgjedh këngë dhe muzikë, me të cilët të arrij te zemrat e tyre kështu që të frymëzoj edhe ata, të fillojnë të këndojnë.
Në qytetin Dobriç këngëtarja Kalinka Vëllçeva u jep mësime fëmijëve të talentuar. Ajo gjithnjë u shpjegon nxënësve se kur bullgarët këndojnë zëri i tyre kumbon aq që dëgjohet gjer në fshatin fqinjë. Është e bindur, se përveç zërit këngëtari duhet t’i gëzohet edhe respektit të publikut. Dhe se pavarësisht nga numri i dëgjuesve ai duhet të këndojë me dashuri dhe nga tërë zemra. Sepse pikërisht ky është çelësi te zemrat e njerëzve.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaDitën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..