Kompania ndërkombëtare e botimeve Conde Nast e radhiti Parkun kombëtar “Pirin” në vendin e katërt të klasifikimit të saj të parqeve më të bukura natyrore në botë, “të cilët pa tjetër duhet të shihen”.Për Pirin botimi shkruan në sajtin e vet, se lokaliteti dallohet me qindra lloje të rralla bimore, përfshi të tilla që jetojnë nëpër shpatat shkëmbore nga epoka e Plejstocenit (që ka filluar para 1,8 mln vjetësh dhe ka përfunduar para 11,5 mijë vjetësh). Pirini është i njohur edhe me këtë se ka mbi 70 liqene akullnajore, por edhe atje mund të shihet një larmi e madhe e kafshëve të egra si ujq, arinj, bufë, qukapikë etj. – vihet në dukej në sajtin e Conde Nast.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..