Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e harruar: Tempulli-pus pranë fshatit Gërllo

БНР Новини
Foto: arkiv

Për tempullin-pus pranë fshatit Gërllo në rrethin e qytetit Pernik mësova nga udhëheqësi i grupit malor Stanoj Arabaxhiev, i cili mundohet të zgjoi interesin  drejt lashtësive të harruara bullgare. Që të hyjmë, u nevojit  të spastrojmë bimët dhe shkurret e mëdha në të cilën humbiste. Mendohet se ky është një tempull të zotit shumer Enki. Është i zbuluar nga arkeologjia Dimitrina Mitova-Xhonova, e cila daton nga periudha e shekujve 14-13 përpara Krishtit. Ajo e lidh ndërtimin me traditën e lashtë ndërtimore të kulturës “ndragi” në ishullin Sardenja, ku janë zbuluar dhjetëra pajisje të ngjashme. Kisha nuk ka tempuj të tillë të ngjashëm në Bullgari. Është i restauruar gjatë vitit 1972. Është i përgatitur të shpallet për objekt të UNESKO-s, pasi është harruar. Jashtë Sardenjës një tjetër i tillë është zbuluar dhe në Krime. Tempulli i cili gjendet afër fshatit Gërllo është i futur në rreth 15 metra në një shpatë të pjerrët shkëmbore të malit Zavall. Shkallë të çojnë deri tek tempulli nëntokë me një vrimë të drejtuar drejt tavanit dhe pus. Akoma për objektin mësojmë nga njëri studiuesit e tij docent Ljubomir Conev:

СнимкаTempulli tonë pus është interesant dhe me faktin se ka shumë pak gjëje të përbashkët me tumulat tradicionale trake , të cilët janë nga periudhat më të vona nga shekujt 6-4 përpara Krishtit. Ato janë të bëra në mënyrë më moderne prej kuadrateve të punuara dhe të lëmuara mirë. Blloqet e veçanta bashkohen me kllapa prej hekuri, mbi të cilat është derdhur plumb kundra ndryshkut. Disa varreza trake kanë mbishkrime murale. Tempulli-kishë tek fshati Gërllo është më primitiv. Është i ndërtuar prej blloqeve të shkëputur prej guri pa një përpunim të veçantë me të ashtuquajturën teknikë të murit të thatë.

Hyrja drejt tempullit është në formë pyke, gjë e cila siç ve në dukje docenti Conev është në frymën e traditës trake dhe ka për qëllim të mund tu rezistoi  peshës së gurëve të vendosur lartë. Cila është teoria e Xhanovës për shfaqjen e një pajisjeje të ngjashme në territorin tonë? Ja se çfarë tregon docenti Conev:

Sipas Xhonovës, rrënjët e këtij tipi arkitekture janë në Mesopotami. 15 shekuj përpara Krishtit aty ka pasur nga njëra anë një sistem mjaft të mirë fetar, kurse nga ana tjetër-një prodhim mjaft të përparuar të bronzit, i cili gjatë asaj kohe ka qenë një metal i shtrenjtë. Me qenë se vetitë e bronzit përmirësohen përmes shtimit të metaleve të tjera, prodhuesit kanë kërkuar burime të metaleve me ngjyra, të cilat ta bëjnë bronzin më komod për punë. Në kërkim të vendburimeve sipas Xhonovas, një grup i madh nga popullsia e Mesopotamisë ka emigruar. Pasi një farë kohe  ka mbetur në rajonin e Libanit, Sirisë dhe Izraelit, grupi mbase e ka rrethuar detin e Zi nga veriu dhe e ka bërë pajisjen në Krime, ose ka kaluar përmes Bosforit dhe ka ardhur në Ballkan. Mbase migrantët kanë gjetur aty metale me ngjyra, por të cilat kanë qenë pak. Pasi kanë qëndruar një farë kohe aty dhe kanë ndërtuar tempullin-pus, kanë vazhduar drejt Perëndimit, kanë arritur deri në ishullin Sardenja, i cili del se ka qenë shumë i pasur me çdo lloj metale me ngjyra dhe janë vendosur aty.

Cili ka qenë destinomi i pajisjes tek Gërllo? Disa mendojnë se, ka kryer funksionin e një kalendari diellor. Docenti Conev ka një teori tjetër për këtë:

СнимкаMendoj se ky nuk është një observator i saktë, sepse në ato kohëra këtu nuk ka pasur një shoqëri kaq të zhvilluar, e cila të ketë nevojë prej një kalendari të saktë. Njerëzit janë orientuar nëpër shenjat nga natyra. Përfytyrimi im është se kjo ka qenë shënues për ditën më të shkurtër. Kemi kodër me një shpatë të pjerrët, nëpër të cilin Xhonova ka numëruar 9 burime. Në qoftë se njerëzit nga ajo kohë kanë dashur ujë, ata do të preferonin vendin më të poshtëm, ku uji është pothuajse në sipërfaqe. Por ata kanë zgjedhur të gërmojnë pusin më të thellë, dhe mbi të gjitha në shkëmb. Gjatë verës e gjitha pjesa e pjerrët ndriçohet nga dielli, por gjatë dimrit-vetëm pjesën e sipërme. Supozoj se, ata kanë kërkuar atë vend nga pjerrtësia, e cila është ndriçuar nga dielli dhe njëkohësisht ka ujë. Shkalla drejt vendit poshtë është e orientuar drejt jugut. Prandaj supozimi im i dytë qe se ata kanë kërkuar jo thjesht diellin e dimrit, por kulmin e diellit dimëror. Dhe së treti, në qoftë se ndërtuesit duan të arrijnë një kombinim nga dielli i dimrit i drekës dhe uji në mënyrë të përpiktë astronomike, korridori duhej të jetë tamam në jug, me azimut 180 gradë. Por, korridori është  pak i zhvendosur në lindje-azimuti është 170 gradë. Kur e re konstruktova horizontin me kufirin e kodrave në rajon, doli se, në qoftë se pusi ka korridor tamam në jug, dielli do të fshihet pas kodrës dhe nuk do të mundet të depërtojë. Prandaj ndërtuesit kanë devijuar korridorin pak në lindje, e cila i lejon diellit të hyjë në vendin poshtë pothuajse deri pasdite. Për njerëzit nga ajo kohë duket se ka qenë i rëndësishëm gërshetimi i diellit ne ditën më të shkurtër nga viti dhe uji. Sipas feve nga ajo kohë uji, dielli, ajri dhe toka, në të cilën gjendet tempulli-janë katër elementet e jetës. Përveç kësaj pas ditës më të shkurtër , dita fillon të rritet. Në fetë e vjetra kjo lidhet me veprimtarinë krijuese jetike. Mbase më 25 ose 22 dhjetor ndonjë farë pleq të urtë kanë pritur në këtë pajisje momentin, në të cilin dielli ka hyrë në drekë dhe kanë lexuar lutje, të cilat e lidhin dritën e diellit me ujin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD