Futbollisti më i suksesshëm bullgar, mbajtës i dekoratave më prestigjioze të futbollit /”Këpuca e artë”,”Topi i artë”/, mbajtësi i kupës të kampionëve Evropian-Hristo stoiçkov sot feston jubileun e tij 50 vjeçar.
Hristoja ka lindur më 8 shkurt 1966 në qytetin Plovdiv. Është nxënës i shkollës për fëmijë dhe adoleshent “Marica”/Plovdiv/bën hapat e tij të parë tek meshkujt me ekipin e skuadrës “Hebros”/Harmanli/. Aty ai tërheq vëmendjen e trajnerit Manoll Manollov, i cili e merr tek vetja në skuadrën kryeqytetit CSKA. Akoma gjatë stinës së vet të parë djaloshi 19 vjeç tregon talentin e vet të madh, por dhe karakterin e vet të bujshëm. Në fund të stinës,pas skenave banale të luajtura pas ndeshjes finale për kupën e Bullgarisë kundra skuadrës“Levski” gjatë majit të vitit 1985 është i dënuar të mos të luaj përgjithmonë, por më vonë dënimi është i pakësuar në 1 vit.
Ndërprerja 1 vjeçare nuk e dëshpëron por e frymëzon së tepërmi të mund të dëshmoj veten. Akoma gjatë stinës 1989/90 fiton dekoratën “Këpuca e artë” për një mjeshtër goli të Evropës me 38 gol në kampionat, kurse gjatë pranverës së vitit 1989 me skuadrën CSKA arriti deri në gjysmë finalen për Kupën e mbajtësve të Kupave, ku skuadra ra nga “Barcelona”. Pavarësisht nga humbja, Stoiçkovi bën në të dyja ndeshjet përgjithësisht 3 gol, me të cilën e detyron trajnerin e njohur të skuadrës së Katalonjës Johan Krojf ta kërkojë në grupin e vet. Shumë shpejt pasi “Barcelona” e ble Stoiçkovin për shumën prej 4,5 milionë dollarë, bullgari bëhet lojtar i dashur jo vetëm nga trajneri i vet por dhe nga publiku. Me ekipin e “Barsës” Stoiçkovi arrin deri në finalen për Kupën e mbajtësve të kupave dhe fiton turneun për Kupën e kampionëve evropian gjatë vitit 1992. Bullgari po kështu bëhet 5 herë kampion i Spanjës, 1 herë është mbajtës e Kupës së Mbretit, 4 herë fiton super kupën e Spanjës.
Hristo Stoiçkovi është i ndjeshëm dhe ndaj suksesit të madh për futbollin bullgar deri tani-vendi i katërt në kampionatin Botëror të futbollit gjatë vitit 1994. Ky sukses si pasojë i siguron dhe njohjen më të madhe në një plan personal. Gjatë të njëjtit vit Stoiçkovi fiton dhe “Topin e Artë”, me të cilën dekorohet fituesi në anketën e përvitshme të botimit më të autoritetshëm të futbollit në botë “Frans futboll”. Vitrina e sukseseve të futbollistit të madh bullgar plotësohet dhe gjatë kohës së gastrolit të tij nëpër botë. Përveç në “Barcelona”, Stoiçkovi luan akoma në ekipet i “Parmës” italiane, “All-Nasër”/ Arabia Saudite, me të cilin fiton dhe kupën e mbajtësve të kupave aziatike, dhe “Kashiva” në Japoni, ku fiton Kupën e vendit. Hristoja përfundon karrierën e vet përtej oqeanit, ku luan që nga viti 2000 deri në vitin 2003, kurse gjatë vitit 2000 fiton kupën e Shteteve të Bashkuara në grupin e “Çikago Fajër”. Në anketën për futbollist të njëqindvjeçarit të Bullgarisë zë vendin e dytë pas Gjeorgji Asparuhovit.
Me rastin e jubileut të vet të 50, Stoiçkovi po përgatit një shou të madhe më 20 maj 2016. Në këtë ditë gjatë vitit 1992, Stoiçkovi ngriti “Uemblin”përpara syve të mbretëreshës së Anglisë Kupën e kampionëve evropian. Mes zjeve , të ftuar për pjesëmarrje në benefisin, shkëlqejnë emrat e Diego Armando Maradonas, Gjeorgje Hazhi, Romario, Mihaell Laudrup, Roberto Baxho e të tjerë.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaTenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..