Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi e do euron, pushtetet dhe qytetarët nuk nxitojnë

БНР Новини
Foto: arkiv

Hyrja e Bullgarisë në Eurozonën , do më të thënë pranimi i euros si valutë kombetarë, është detyrim i vendit dhe i Brukselit. Kjo është shënuar në Marrëveshjen e aderimit të vendit tonë në BE. Por në këtë Marrëveshje nuk janë shënuar afate, ka vetëm detyrime, zbatimi i të cilave vetëm mund të interpretohet. Për disa prej këtyre  kritereve Bullgaria punon mirë, për të tjerë vihen re lëkundje, për të treta  punohet dhe pritet që në një të ardhme jo të largët të arrihen rezultatet e nevojshme. Kështu që pranimi i euros nuk është detyrë që  pret zgjidhje sot apo nesër, ky është projekt strategjik me horizont prej rreth 10 vjetësh.

Kohën e fundit vihen re disa tendenca kureshtare mbi problemin me euron. Biznesi gjithnjë e më aktivisht insiston që euroja të aplikohet sa më parë. Organizata e punëdhënëseve me influencë të madhe – Dhoma Ekonomike Bullgare, para pak kohe kërkoi  që pushtetet në Bullgari të miratojnë plan kombëtar për miratimin e euros, duke paralajmëruar, se në rast të kundërt vendi do të behët më pak i konkurrueshëm dhe më i varfër. Presidenti Rosen Plevneliev, i cili është me orientim të fortë properëndimor, mbështeti në mënyre delikate thirrjet këmbëngulëse të biznesit dhe përmendi  2018-ën  si vit për hyrjen e vendit në Eurozonën. Shefi i Bankës Popullore Bullgare  Dimitër Radev- një teknokrat i theksuar,  paralajmëroi, se nuk duhet të nxitohet, por të priten rezultatet e stres testeve të bankave gjatë këtij viti. Ai nuk e vë nën dyshim të ardhmen evropiane të vendit dhe vdekjen e ardhshme të valutës kombëtare – leva. Në fakt, prej 15 vjetësh leva bullgare është me kurs të fiksuar ndaj euros dhe për këtë arsye është mjaft e qëndrueshme që është me leverdi si për ekonominë, ashtu edhe për qytetarët. 

Por për të hyrë në  Eurozonën nevojitet dhe ftesë nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga të gjitha institucionet e tjera evropiane. Ndërsa ato, sikur  shohin me sy skeptik  ndaj Bullgarisë dhe tani për tani shohin në të vetëm probleme. Askush nuk do që t’i krijoj vetvetes probleme. I tillë është rasti edhe me Zonën Shengen, për hyrjen në të cilën Bullgaria u përgjigjet të gjitha kërkesave formale, por prej një viti nuk duan ta pranojnë. Si arsye për qëndrimin negativ  theksohen korrupsioni dhe sistemi i pa reformuar i gjyqësorit. Në drejtim të ekonomisë këto probleme kanë rëndësi më të madhe dhe është e sigurt, se pa përparim serioz në rendin e drejtësisë euroja nuk do të zëvendësojë levën bullgare. Përveç kësaj nuk është e qartë çfarë mund të ndodhet me vetë euron dhe cili do të jetë një ditë qëndrimi i qytetarëve bullgarë ndaj saj,  sepse entuziazmi i tyre në drejtim të valutës së përbashkët gjithnjë e më shumë  po zvogëlohet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD