Gjatë dekadave të fundit në plan ndërkombëtar imponohet vizioni për “çrregullimet” si problem social dhe jo siç konsiderohej deri tani si fenomen mjekësor. Theksi vihet mbi konceptin për përfshirjen e këtyre njerëzve si persona në gjendje të pabarabartë. Ky qëndrim i ri imponoi një riformulim të tërësishëm të politikave dhe programeve, të drejtuara tek integrimi i njerëzve me çrregullime. Minço Korallski prej 10 vjetësh është Kryetar i Agjencisë për njerëzit me çrregullime. Prej tij kërkuam përgjigje disa pyetjeve tona.
Kjo temë duhet të shqyrtohet në shoqëri, sepse numri i njerëzve me çrregullime në Bullgari është rreth 1 milionë. 250 000 prej tyre janë në moshë të aftë për punë. Gjatë 10 vjetëve të fundit shumë gjëra janë ndryshuar. Në vitin 2012 Bullgaria ratifikoi Konventën për njerëzit me çrregullime dhe ky fakt çoi në ndryshimin e tërësishëm të politikës dhe në kalimin e saj nga i ashtuquajturi model mjekësor tek modeli social, i orientuar tek përfshirja aktive e këtyre njerëzve në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Për nga disa tregues bile Bullgaria zuri vendet e para në Evropë. Ndërtuam një sistem të integruar informativ, i cili mbledh të dhëna për të gjithë njerëzit me çrregullime në Bullgari. Njëkohësisht u përpilua një strategji afatgjate e punësimit, integrimit dhe përfshirjes në tregun e punës të këtyre njerëzve – tregon z. Korallski.
Ai i kushtoi vëmendje të veçantë nevojës për kualifikime dhe aftësime. Sipas tij, politika për njerëzit me çrregullime duhet të fillojë nga mosha më e re. Ndarja e “të ndryshmeve” në kopshtin e fëmijëve, në shkollat, në universitetet dhe në jetë është në bazën e stigmës, e cila çon në këtë se ne vështirë i pranojmë të ndryshmit. Në drejtim të përfshirjes së këtyre njerëzve në tregun e punës , duhet të hiqen të gjitha pengesat në mjedisin urban që ata të mund të lëvizen pa probleme dhe në këtë mënyre t’u përgjigjemi kërkesave bashkëkohore. Në Konventën për të drejtat e njerëzve me çrregullime kjo quhet dizajn universal. Edhe një hap tjetër i rëndësishëm. Bullgaria është vendi i parë në Evropë, që ka organizuar panair evropian për ndërmarrje dhe kooperativa të specializuara për njerëzit me çrregullime. Sivjet për herë të katërt do të zhvillohet ky aktivitet i rëndësishëm, i cili do të tregojë, se produktet e prodhuara prej këtyre njerëzve nuk ndryshojnë për nga cilësia nga të tjerët.
Një prej programeve më të mira të Agjencisë për njerëzit me çrregullime është inkurajimi i tyre për nisjen e biznesit me vete – shpjegon Minço Korallski. Suksesi i këtij programi është 95%. Ai lejon me kapital fillestar prej 10 mijë eurosh, të lëshuar nga Agjencia, të fillohet biznes mbi këtë projekt. Ka raste, kur këto mikro-ndërmarrje kthehen në ndërmarrje të vogla dhe të mesme duke pranuar më shumë punëtorë me çrregullime. Gjatë vitit të kaluar janë financuar 34 projekte për afro 300 mijë euro, ndërsa kandidatët ishin 110. Nga marsi Agjencia për njerëzit me çrregullime startoi programe të punësimit për 1,85 mln euro, nënvizoi z. Korallski. Vetë ai është me karrocë të invalidit. E pyetëm, a ka ndryshuar shoqëria qëndrimin e saj ndaj njerëzve me çrregullime.
Shpesh herë kur përpiqem të jetësoj ndonjë ide time ose të organizatave për njerëzit me çrregullime, tentoj të shpjegoj, se ata tashme janë adaptuar ndaj situatës. Për fat të keq, këtij grupi çdo vit i bashkohen nga 30-35 mijë njerëz të rinj me çrregullime. Prandaj, kur propozojmë diçka, le të jetë e qartë, se e bëjmë për të gjithë. Secilit mund t’i ndodh një fatkeqësi, është mirë njerëzit të mund të shpresojnë në sistemin, në institucionet. Në fakt, politika për njerëzit me çrregullime është politikë e orientuar ndaj vet nesh dhe sa më parë e kuptojmë, aq më shpejtë do të arrijmë të ndërtojmë atë shoqëri solidare, që është shënuar si një postulat bazë në Kushtetutën tonë – tha në përfundim Kryetari i Agjencisë për njerëzit me çrregullime Minço Korallski.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaData 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..