Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra e Muzikës Popullore е Radios Kombëtare Bullgare prezanton portretin e muzikantëve Valeri Dimçev, Nikollaj Doktorov dhe Jordan Danev

Foto: BNR

Vazhdojmë rubrikën “Muzikë në portrete” – një nismë e Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Më 18 shkurt në studion e parë do të dëgjojmë tre muzikantë, solistë nga krahina të ndryshme folklorike.

Fizarmonicisti Jordan Danev nga qyteti Varna është më i riu ndër ta dhe e dimë emrin e tij si pjesëmarrës i grupit “Lot Lorien”, i cili interpreton muzikë etno dhe world. “Autor interesant, me mendim të gjerë dhe me stil të veçantë” – tha për të Dimitër Hristov, dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe iniciator i projektit “Muzikë në portrete”. Publiku do të mund të dëgjojë dhe Valeri Dimçevin – një nga interpretuesit tonë të talentuar të tamburit, kompozitor dhe pjesëmarrës në shumë projekte ndërkombëtare. Ai jeton dhe punon në qytetin Bllagoevgrad (Bullgari Jugperëndimore).

Me formacionin e vet“Valeri Dimçev Trio”muzikanti i njohur ka udhëtuar në Evropë, Amerikën Veriore, Azi. Bashkë me Nedjallko Nedjallkovin – kavall, Stojan Jankullovin – perkusione, Pejo Peevin – mandolinë me tri tela dhe me muzikantë të tjerë bullgarë merr pjesë në projektet e Jordi Savallit për koncerte në tërë botën.

Solisti i tretë në koncert është Nikollaj Doktorov – i cili i bie kavallit dhe është pedagog. Punon me fëmijë dhe të rinj në shkolla të specializuara në qytetin bregdetar bullgar Varna. Është udhëheqës i disa formacioneve folklorike pranë organizatave të ndryshme. Nxënësit e tij vazhdimisht fitojnë çmime në konkurset kombëtare. Si interpretues ai merr pjesë në projekte brenda dhe jashtë shtetit.

“Jam i lumtur sepse e bëj këtë që e dua. Gjatë tërë jetës sime punoj për muzikën dhe për folklorin tradicional bullgar – tha ai. – Kjo ftesë për pjesëmarrje në këtë formë interesante të prezantimit më befasoi në mënyrë shumë të këndshme. Më pëlqen ideja e Orkestrës së Muzikës Popullore për prezantimin e muzikantëve bullgarë nga tërë Bullgaria. Kështu kemi mundësi jo vetëm që të interpretojmë me orkestrën e shkëlqyeshme, por edhe që të takohemi me auditorin e madh të Radios Kombëtare Bullgare. Kam përgatitur pjesët e disa mjeshtërve tanë të vjetër të kavallit, do të prezantoj edhe melodi solo. Siç dimë idetë e mira gjithmonë lindin ide të tjera. Për këtë arsye po mendoj për mundësi eventuale për shfaqje të muzikantëve tanë të rinj. Në Radion Varna ne bëjmë koncerte të tilla. Është shumë mirë kur në skenën e madhe paraqiten nxënës , të cilët tashmë kanë një përgatitje të mirë dhe janë gati të mbijetojnë një magji, të plotësojnë ëndrrën e tyre të madhe. Kjo i motivon ato që të vazhdojnë të punojnë. Ne të gjithët, të cilët përpiqemi të zhvillojmë dhe të ruajmë folklorin tonë bëjmë përpjekje në këtë drejtim. Koncertet e organizuara nga Orkestra e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe tërë ekipi i medias shkurtojnë distancën midis interpretuesit dhe publikut. Kjo jep një element shumë të rëndësishëm në perceptimin e kësaj muzike. Mësuesi im Cvjatko Tenkov nga fshati Stefan Karaxha në rrethin e Varnës nuk kishte mbaruar akademinë muzikore. Mirëpo ky njeri mbante në veten tërë magjinë dhe bukurinë e këngës popullore bullgare dhe mundësinë që t’ua transmetojë nxënësve dashurinë ndaj muzikës, të krijojë një sjellje profesionale tek të rinjtë – gjëra të cilat mbeten për tërë jetën. Jam pedagog tashmë aq shumë vjet dhe ai gjithmonë është para syve të mia, në mendimet e mia. Të gjithën e kam mësuar nga ai dhe vazhdoj të transmetoj përvojën e tij ndaj të rinjve. Mendoj se kjo është në të vërtetë e vlefshme.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD