Nuk duhet të jesh financier që të kuptosh se si afera rreth falimentimit të Bankës elitare Korporative Tregtare është manovra e radhës me qëllim vjedhjen e parave nga tatimpaguesi i thjeshtë dhe derdhjen e tyre në xhepat e njerëzve dhe organizatave “prapa skenës”. Banka mbylli dyer më 20 qershor 2014, Gjykata shpalli se banka ka falimentuar, kurse pronari i saj Cvetan Vasilev u fsheh në Serbi dhe ende ndodhet atje.
Siç duket, ky është një skenar paraprak dhe askush nuk mund të shpërndajë dyshimin se banka u shpall në falimentim me qëllim. Që të qetësohet shoqëria gjatë disa ditëve të fundit u bën disa përpjekje në këtë drejtim. Administratorët e caktuar nga Gjykata të Bankës Korporative Tregtare publikuan një listë të depozituesve të bankës. Kështu janë të qarta disa fakte kureshtare – mbi 180 gjyqtarë dhe mbi 100 prokurorë kanë pasur depozita në banka. Janë shumë edhe emrat e politikanëve, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe të këshilltarëve bashkiakë, të ekspertëve, ose të të afërmve të tyre, që marrin pjesë në disa shoqëri shtetërore – këta janë persona, të cilët sipas ligjit janë detyruar të deklarojnë çdo vit pronësinë e tyre. Shumë media menjëherë e quajtën Bankën Korporative Tregtare “Bankën e magjistratëve dhe të prapa skenës”.
Nuk u vonua reaksioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni i tij etik shpalli se do të kërkojë që Zyra e Revizionit të bëjë një krahasim midis të ardhurave të deklaruara nga magjistratët dhe depozitave të tyre në Bankën Korporative Tregtare. Ministri i Financave Vlladisllav Goranov nga ana e tij nguli këmbë që të paraqitet zyrtarisht raporti i kompanisë për hetimin e falimentimeve bankare Alix partners, kompani kjo e cila u emërua verën e vitit të kaluar, që të kontrollojë Bankën Korporative Tregtare. Është pak çuditshëm, sepse vetë Ministri Goranov disa ditë para kësaj ishte kundër shpalljes publike të raportit, sepse kjo do të “ndikonte keq mbi procesin e marrjes së mjeteve nga banka”. Tani është radha e Zyrës së Revizionit, e autoriteteve tatimore, pse jo edhe e Agjencisë shtetërore “Siguria Kombëtare”, për të filluar kontrollin e listës së publikuar.
Mirëpo kjo listë nuk do ta kënaqë shoqërinë. Duhet të shpallet lista më e rëndësishme, ajo e personave publikë dhe jopublikë, të cilët kanë marrë kredi të pasigurta, që të shihet se ku kanë shkuar miliardët e bankës së falimentuar. Kështu mjegulli rreth bankës do të shpërndahet dhe do t’i jepet përgjigje pyetjes “Kush i vodhi paratë e Bankës Korporative Tregtare”. Në qoftë se kjo ndodh, me siguri do të ketë kataklizëm jo vetëm financiar, por edhe politik. Edhe ekspertët tatimorë, edhe Zyra e Revizionit, edhe Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare” do të gjenden në një situatë të vështirë, siç thuhet, sepse nuk do të dinë nga ku të fillojnë operacionin “Duart e pastra”.
Siç shënojnë disa vëzhgues, rasti i Bankës Korporative Tregtare tregon se herën e radhës gjatë viteve të tranzicionit pas rënies së regjimit totalitar u mbajt një rishpërndarje e resurseve ekonomike në vend. Lojtarët janë shumë dhe ata janë në nivelet e larta të pushtetit. Këta lojtarë nuk do të lejojnë që të nxirret në pah tërë e vërteta rreth falimentimit të Bankës Korporative Tregtare, sepse në qoftë se kjo ndodh, atëherë do të prishen themelet e prapaskenës dhe të korrupsionit, të cilat siç duket e udhëheqin sistemin politik, ekonomik dhe juridik.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..