Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Marsell Fens për qentë e rrugës dhe papagajtë pa strehë

БНР Новини

Ai quhet Marsell Fens dhe është një fotograf holandez në praktikë të lirë, i cili jeton prej 7 vjetëve në Bullgari. Shkak për takimin tonë është albumi me fotografitë e tij, të botuar kohët e fundit nga Fondacioni “Katër putrat”, me përkrahjen e ish avokatit të popullit zoti Konstantin Pençev. Albumi është i titulluar “qentë e bukur të rrugës në Sofje” dhe që të gjitha fotot në të janë dhuruar organizatës joqeveritare nga Marseli. Fotografi fillon t’i fotografojë qentë e rrugës gjatë pranverës së vitit 2013, pa pasur një plan konkret për veprim. Shumë shpejt e kupton se, i është i nevojshëm një qëndrim më të sistematizuar dhe në këtë mënyrë kryeqyteti ndahet rajon më rajon. Deri në muajin gusht të vitit 2015 holandezi disponon me foto të 1019 qenve të ndryshëm dhe të 401 maceve. Në lidhje me këtë e pyes se çfarë shikon në sytë e këtyre kafshëve, derisa e drejton objektivin drejt tyre. Marseli përgjigjet se, shikon vetëm frikë, ku nuk ka rëndësi “raca” e qenit – të pastrehët kudo nëpër botë shikojnë në mënyrë të njëjtë “jashtëtokësorin” përball tyre, të armatosur me një send të çuditshëm i cili i tregon. Fotografi qesh kur i drejtojmë pyetjen nëse do të ngulmojë mbi modelet e qenve, sepse macet janë më të shpejta dhe më të vështira për tu kapur – del se, ai ka kuadro të mjaftueshme për një botim tjetër me macet.

СнимкаDhe prapë së prapi, cili është mesazhi të cilin Marseli e drejton përmes punës së tij:

“Ajo të cilën dua ta tregojë me fotografitë e mia është se në pjesën e vet më të madhe këta qen në fakt janë të qenë shtëpiak të braktisur – deklaron fotografi. – Ata kanë qenë kafshë shtëpie të preferuar, të cilët mjerisht janë gjendur në rrugë. Por këta kafshë vazhdojnë të sillen si kafshë shtëpie, por janë dhe shumë të bukur. Dua të tregoj anën e tyre të mirë, t’i jap alternativë asaj sjelljeje të tyre, e cila nganjëherë i tremb njerëzit dhe bëhet shkak për ngritjen e një zhurme të madhe nga ana e mediave...”

Marseli pohon se është bërë objekt të një sulmi nga ana e modeleve të tij, por asnjëherë nuk e kanë kafshuar. Në Bullgari e kanë sulmuar 2 qenë njëkohësisht, por ai ka mundur t’i qetësojë, t’i detyrojë të shtrihen dhe bile t’i fotografojë.

СнимкаPor përjetimin më stresues e ka pasur jo këtu, por në Greqi – katër qenë në Selanik, të cilët kanë ndjekur një mace, si pasojë i janë vërsulur njeriut më të afërt përreth, me fjalë të tjera Marselit. Ka shpëtuar në sajë të gjatësisë së tij dhe zërit më të thellë dhe të fuqishëm... I pyetur nëse një problem i ngjashëm ekziston dhe në atdheun e tij – Holanda, ai pohon se, aty ai nuk është ndeshur me qen ose mace të rrugës, por për llogari të kësaj në Amsterdam paska shumë papagaj të pastrehë. Asnjë nuk e ka ditur se që ku kanë ardhur dhe përse kanë zgjedhur pikërisht kryeqytetin, por prania e tyre ka qenë e përhershme.

СнимкаPër Marsel Fensin problemi me popullimin e qenve dhe të maceve endacake në Bullgari ka një zgjidhje të vetme dhe ajo tanimë është e gjetur – kastrimi. Sipas tij, numrat e statistikës gjatë viteve të fundit plotësisht e ripohojnë tezën e tij.

Ja se çfarë tregon holandezi për veprimtarinë e tij vullnetare në Bullgari: “Në vend të parë vjen zyra e “Katër putrave” në Sofje – unë bëj foto për ta, ata i përdorin kuadrot në veprimtarinë e vet – për uebsajtin e vet ose për botime si “Qentë e bukur të rrugës në Sofje”. Pas kësaj vijnë kafshët nga Parku Zoologjik të Sofjes – duhet të kujdesemi për ta dhe unë mundohem të ndihmojë për këtë me fotot e mia. Bile në këtë moment aty ka një ekspozitë të vendosur – ajo i kushtohet kujdestarëve në kopshtin zoologjik dhe të lidhjes reciproke midis tyre dhe kafshëve. Në fund të muajit mars ekspozita do të transferohet në Muzeun Kombëtar të Shkencave dhe të Natyrës.”

СнимкаMarseli duke qeshur refuzon t’i përgjigjet pyetjes se cili është vendi i tij më të preferuar për fotografi në planet. Ai ka vizituar 67 shtete të ndryshme, disa herë ka qenë në Afrikën Veriore dhe në Keni. Ka fotografuar elefantë në mjedisin e tyre natyral, por për të çdo një vend për fotografi ka specifikën e vet të papërsëritshme. Pas dy javëve fotografi niset për në Indi me shpresën që kësaj radhe të mund të “shtijë mbi një tigër”. Kurse shkaku të kthehet përsëri në Sofje, ku jeton prej 7 vjetëve është gruaja e tij e bukur e cila është bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Marsel Fens



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD