Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Norma zero e interesit të Bankës Popullore Bullgare nuk do të ndikojë seriozisht mbi normat e interesave të bankave tregtare

Foto: BGNES

Pra pak kohe Banka Popullore Bullgare uli normën bazë të interesit deri më 0%. Mirëpo ky hap nuk do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme normat e interesave mbi borxhet e ofruara nga bankat tregtare. Në praktikë Banka Qendrore bashkërendon politikën e vet me atë të Bankës Qendrore Evropiane, tha për Radio Bullgarinë eksperti ekonomik Lëçezar Bogdanov nga Industry Watch. Bullgaria ndodhet në një zonë të lëvizjes së lirë të kapitaleve – diçka që do të thotë se institucionet financiare mund të transferojnë lehtësisht kapitalet e tyre nga një vend në një tjetër dhe natyrisht këtu nuk mund të jetë i suksesshëm modeli, në të cilin Banka Qendrore Evropiane mbështet normat negative të interesit, derisa bankat e tjera tërheqin mjetet me interesa pozitive. Kjo do të krijojë lëvizje spekulative të kapitaleve me qëllim përfitimi nga diferenca e normave të interesave, shpjegoi zoti Bogdanov.

Sipas tij kreditimi hipotekar është fusha e vetme, në të cilën gjatë viteve të fundit vëzhgohet një ringjallje. Por me siguri bankat nuk do të ndryshojnë politikën e tyre para përfundimit të kontrollit të cilësisë së aktivëve gjatë pjesës së dytë të vitit 2016. Kemi nevojë për qartësi rreth gjendjes financiare të bankave. Pastaj ato do të mund të formojnë politikën e tyre të mëtejshme për kreditë, tha Lëçezar Bogdanov dhe shtoi:

“Normat e interesit mbi kreditë hipotekare të lesuara gjatë muajve të fundit janë të ulëta. Për kreditë e reja interesat janë nën 5%. Për një shtet si Bullgaria ky është një nivel shumë i ulët. Të mos harrojmë se qeveria bullgare paguan norma të interesit rreth 2.5% – 3% për obligacionet e veta të afatgjata. Domethënë, pasi qeveria merr borxhe në kushte të tilla, nuk mund të presim se një shtetas i zakonshëm, i cili mund të humbë punën apo mund të jetë mashtrues sjell një rrezik më të vogël. Natyrisht normat e interesit për të do të jenë më të larta sesa janë ato për qeverinë. Duhet pasur parasysh se ku jetojmë. Është e dukshme se Bullgaria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë, Holandën apo Japoninë dhe për këtë arsye shtetasit e saj në vitet e ardhshme do të paguajnë më shumë për rrezikun.”

A mendoni se bullgari do të mbetet konservator në vendimet e tij financiare dhe a do të vazhdojë ai të mbajë paratë e veta në depozita, në se bankat nuk ofrojnë fitim? A mund të presim një ringjallje në tregun e interesave të tjera financiare si aksionet dhe fondet e përbashkëta, duke pasur parasysh se ato sjellin një rrezik më të madh?

“Problemi i tregut bullgar është mungesa e besimit. Ata, të cilët ofrojnë instrumente të tilla financiare tani për tani nuk i gëzohen mirëbesimit të mjaftueshëm të klientëve. Nga ana tjetër njerëzit nuk kuptojnë mjaftë mirë thelbin e këtyre produkteve. Për këtë arsye vetëm një pjesë e vogël e bullgarëve parapëlqejnë këto mënyra para depozitave bankare. Kjo sjellje nuk do të ndryshohet, sepse kultura financiare ndryshohet vështirë. Kjo mund të bëhet brenda një afati të shkurtër prej një apo dy vjetëve në kushtet e normave zero të interesit. Një ndryshim i tillë kërkon kalimin e shumë brezave.”

A mund punësimi më i lartë dhe gjallërimi ekonomik t’i detyrojë njerëzit që të blejnë më shumë duke harxhuar një pjesë të kursimeve të tyre?

“Konsumi ndryshohet me ritme më të ngadalta. Këtë që e quajmë konsum në shumicën e rasteve është blerje e aktiveve të afatgjata si banesa apo mobilim. Ky lloj blerjesh është më i ndjeshëm ndaj ciklit të biznesit. D.m.th. në rast të rritjes ekonomike dhe të papunësisë së ulët mund të presin ndryshim në këtë drejtim. Nga pikëpamja e blerjes së mallrave tradicionale që i përdorim çdo ditë, nuk mund të presim ndonjë ndryshim, pavarësisht nga tabloja ekonomike.”

Ku do të drejtohet resursi i madh prej më se 20 miliarda eurosh në se në një moment të përcaktuar bankat fillojnë të aplikojnë norma negative mbi depozitat?

“Ky është një problem artificial. Edhe tani ka shumë llogari bankare për të cilat nuk paguhen interesa, por paguhen taksa. Shumë njerëz mbajnë në bankat para dhe paguajnë taksat për këtë shërbim pa marrë interesa. Në fakt kjo do të thotë se qytetarët paguajnë për këtë se bankat ruajnë parat e tyre. Kështu që njerëzit të cilët janë konservatorë dhe kanë para të kursyera nuk do të kërkojnë variant tjetër. Dhe bile po të kërkojnë, nuk do të gjejnë të tillë, sepse tërë Eurozona është në kurthin e normave negative të interesit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD

BQE me vlerësim pozitiv për Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari

Më 2 maj 2024, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) miratoi një opinion duke shprehur një vlerësim pozitiv për projektligjin për vënien e euros në qarkullim në Republikën e Bullgarisë. BQE mirëpret qëllimin e projektligjit për të..

botuar më 24-05-03 11.55.PD

OECD pret që inflacioni në Bullgari të ngadalësohet nga 9.5% në 3.0% në vitin 2024

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike të Bullgarisë nga 1.8% në 2023 në 2.5% në 2024 dhe në 2.9% në 2025, sepse investimet e qeverisë po rriten, së bashku me fondet e BE-së. Organizata..

botuar më 24-05-02 5.34.MD