Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A ka gjë më të shtrenjtë nga ari trak?

БНР Новини
Shenjtërore shkëmbore Belintash

Me këtë pyetje iu drejtova Dimana Trënkovës. Ajo është arkeologe dhe njëri prej autorëve të albumit të mrekullueshëm “A Guide to Thracian Bulgaria” (“Bullgaria e trakëve”). Ajo, si edhe autori tjetër Antoni Georgiev, e lidhi biografinë e vet me njërën prej pak shtëpive botuese në Bullgari që botojnë në gjuhë të huaj– Vagabond media. Kjo shtëpi botuese ka bërë edhe albumin “Roman Bulgaria”(“Bullgaria romake”), për të cilin do t’ju tregojmë javën tjetër.

Kromleh (qarku guri) te fshati Dolni Glavanak, Rodopet LindorePërgjigja e Dimanës ishte e shkurtër: më i shtrenjtë është informacioni nga të gjitha artefaktet dhe mbeturinat e lashta trake, për stërgjyshërit tanë, të cilët nuk na kanë lënë trashëgim me shkrim. Me gjithë se zbukurimet jashtëzakonisht të përsosura të varrezave – të cilat janë më të vonshme se ato egjiptiane, mund të konsiderohen si lloj piktogramesh. Albumi na takon me kala të ngritura në vende të pazakonta – mbi shkëmbin “Koka e luanit” pranë lumit Ropotamo, me vende të shenjta që shpërndajnë errësirën si Belintash. Gjithashtu edhe me dolmene të quajtur a “gropat e dragonjve”, për të cilët bullgarët e dikurshëm kanë menduar, se në të jetojnë dragonj dhe të cilët më vonë i kanë shkatërruar për shkak të zmadhimit të tokës së punueshme; me rrathë të gurta si ato të Stonehenge me destinacion të panjohur.

Liqeni artificial “Koprinka”“Ky libër e ka vënë vetës qëllimin ambicioz – t’u shpjegojë në gjuhën angleze njerëzve që nuk dinë asgjë për trakët - si kanë jetuar, çfarë perëndi kanë pasur, çfarë qytete kanë ndërtuar, cilat janë thesaret e tyre më të bukura dhe pse kanë dashur aq shumë arin. Trakët në kanë lënë dy objekte që janë në listën e UNESKO-s – varrezat në Kazanllëk dhe Sveshtari, dhe një objekt që është në sferën jo materiale – kërcimet e nestinarëve (valltarëve mbi prush), me krenari përgjithëson rezultatin e punës së përbashkët – Dimana Trënkova. Bashkautori tjetër dhe konsulent është Miglena Vasileva.

Varreza Aleksandovska, qarku i HaskovosSi çdo takim me të kaluarën, shumë elemente mund të interpretohen në mënyrë të ndryshme. Një send i vogël si pasqyra p. sh. e ngre pyetjen – a ka qenë send i përdorimit në të përditshëm ose ka ndonjë simbol tjetër më të thellë?

“Ajo mund të ketë edhe funksion magjik dhe të simbolizojë pjesë prej historisë së Dionisit, i cili ishte copëtuar nga titanët. Sendi me të cilin ata e kanë joshur ishte pasqyra. Historia për ringjalljen ka rrënje të thella trake dhe pasqyra është pjesë e këtyre simboleve.”

Pasqyra nga Kasabova mogila, Lugina e mbretërve trakë afër qytetit të Kazanllëkut. Foto: © Muzeu Historik “Iskra” në KazanllëkËshtë e qartë lidhja midis kulturës trake dhe asaj greke. Sipas mendimit të përhapur, Dionisi ka qenë trak, ishte huazuar nga grekët, por kjo nuk është me rëndësi më të madhe, të dy kulturat fqinje kanë pasur ndikime reciproke. Ndërsa për pyetjen sa prej simboleve trake kanë depërtuar në ato të krishtere – sot nuk ka asfare dyshim. Perëndesha-nënë bëhet Shën Marina, një prej shenjtoreve më të respektuara në rajonin e Stranxhës, mali bullgar, ku janë ruajtur në shkallë më të madhe besimet e trakëve të lashtë. Përsëri në rajonin e Stranxhës mund të zbulojmë dhe perëndinë tjetër.

“Në disa kisha aty mund të shihet Shën Gjergji, por kjo nuk është ikonë. Është basoreliev i kalorësit trak. Me siguri ndërtuesit e kishës kanë gërmuar ndonjë shenjtërore trake dhe kur kanë parë kalorësin trak e kanë lidhur me Shën Gjergjin.”

Kopertina e librit të tërheq menjëherë me agimin mbi shenjtëroren “Harman kaja” në malin e Rodopeve, pranë së cilës ka dhe një vend të shenjtë mysliman. I tillë është dhe rasti me Teqenë e Demir babas afër Sveshtarit. Edhe kur gurët ose elementet e tjera të shenjtëroreve trake më vonë përdoren për nevojat e feve të reja, besimet në forcën e natyrës, në zjarrin, në qeniet mistike, mbetën tek njerëzit. Në qoftë se do të vendosni të bëni një vizitë nëpër Bullgarinë e trakëve duhet të kini parasysh se fjala vjen për pjesën jugore të vendit, me përjashtim të varrezës në Sveshtari (Bullgari Verilindore) dhe muzeut në qytetin Vraca (Bullgari Veriperëndimore).

Kimberly Crago – njeri prej lexuesve të librit, me gjithë se e ka blerë albumin në një librari të Sofjes, përfundon përshtypjet e veta në “Amazon” me fjalët: “shumë megalitet dhe varrezat, të përshkruara në këtë libër më shtyjnë të kthehem përsëri dhe të shohë edhe gjëra të tjera në Bullgari”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Antoni Georgiev/ Muzeu Historik “Iskra” në Kazanllëk



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD