Grupi për folklor burimor nga fshati Alino, në rrethin e Samokovit, prej dekadash, ruan këngët e vjetra, të lindura në këtë kënd të Bullgarisë. Udhëheqës është Momçill Çallëkov – një njeri i ri, energjik. Ai është rritur në fshat. Që si fëmijë ka mbetur i magjepsur nga këndimi origjinal antifonik të grave të fshatit. Ky është këndim dy zërash, interpretuar nga dy grupe këngëtaresh – njeri këndon, tjetri “përgjigjet”. Jo vetëm kjo veçori provokoi interesin e tij ndaj muzikës vendase. Ka qenë fëmijë kur ka dëgjuar timbrin e mrekullueshëm të bilbilit. Rrëfen, se jehona nga melodia e bariut i ka bërë përshtypje kaq të madhe, se ai ka vendosur t’u përkushtohet traditave instrumentale dhe vokale të fshatit Alino. Gjyshja e tij, motrat e saj dhe tërë fisi janë interpretues të njohur popullor në fshat. Prej tyre ai incizon këngë, të cilat më vonë i mëson me grupin vokal, repertori i të cilit tejkalon 200 kënge të këtij fshati.
“Ai gjendet jo larg Sofjes dhe shtrihet në rrëzat e malit Pllana. Ka shumë kuriozitete, me të cilat krenohemi. Në veri gjendet manastiri “Shën Spas”. Legjenda rrëfen, se është më i vjetër se paku me 50 vjet se Manastiri i Rillës, por është pikturuar në vitin 1626. Është ndërtuar nga një banor i pasur nga Vraca, i cili ka gjetur shpëtim në gjirin e malit dhe në shenjë të mirënjohjes e ndërtoi. Pak më në veri kundrejt rrjedhës së lumit të fshatit gjendet “Shkëmbi i vajzës”, nga pikon ujë i cili konsiderohet se ka veti kuruese. Kisha “Shën Nikolla”, e pikturuar në vitin 1863 është shpallur monument i kulturës. Një kuriozitet tjetër janë tumulat trake, që gjenden në lindje të fshatit, ndërsa në jug është lokaliteti “Shën Kryeengjelli Mihail”, ku ka një sarkofag prej guri të quajtur “Vasha”. Mendohet, se aty është varrosur e bija e një romaku të pasur. Nga vet krijimin i saj vatra e kulturës “Vasill Levski” është qendër shpirtërore dhe kulturore në fshat. Në vitin 1965 është krijuar grupi i parë vokal dhe i cili që me pjesëmarrjen e tij të parë në festivale folklorik fitoi medaljen e artë. Grupi është krijuar nga Gyllka Kanazireva e cila është 86 vjeçe. Ajo na ndihmon edhe sot bashkë me gjyshen time Lina dhe amatoret e tjera të fshatit. Grat në grupin i respektojnë shumë, sepse kanë përvojë të madhe dhe prej tyre mësojnë hollësirat e interpretimit.”
Pavarësisht se i përkasin folklorit të Bullgarisë së Mesme Perëndimore, këngët në dy zëra nga Alino kanë veçoritë e tyre karakteristike. Mënyra e interpretimit është e ndryshme, si dhe melodia. Momçill thotë gjithashtu, se këngët janë të vështira për interpretim dhe nuk arrin të tërheqë shumë të rinj të cilët të vazhdojnë traditën e lashtë. Por janë të gjalla festat tradicionale dhe ato mbledhin të gjitha fiset e fshatit disa herë në vit.
“Krishtlindjet ne i quajmë Bozhiç dhe është festë e madhe. Respektojmë shumë dhe Pashkët, Ditën e Shën Gjergjit, Ditën e Shën Todorit... Në ditën e Shën Spasit organizojmë tubim pranë manastirit në mal. Në të gjitha festimet merr pjesë dhe grupi ynë vokal.”
Udhëheqësi i ri vazhdimisht kërkon fushë për shfaqjet e grupit – festivale, koncerte, pjesëmarrje mediatike. Popullariteti i grupit është rast që Momçilli dhe moshatarët e tij nga fshati të lavdërohen me sukseset e tyre. Ëndrra e tij është që këngët e grupit nga fshati Alino të njihen si trashëgimi shpirtërore jo materiale të njerëzimit dhe të përfshihen në listën e UNESKO-s.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..