Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gollobordasit këndojnë për Detin e Zi dhe Danubin

БНР Новини
Znj. Naifije Kanxha nga fshati Trebisht

Bullgarët në Shqipëri nuk janë njohur si minoritet. Shteti shqiptar i konsideron si pjesë e bashkësive sllavisht folëse. Në vend këto të fundit shtrihen në krahinat e Gorës dhe të Gollobordës, në vendbanimet buzë liqenit të Prespës dhe në rajonin e Korçës, në veçanti në fshatrat Boboshticë e Vernik. Popullsia sllave e ka pasaportë shqiptare, bullgare ose maqedonase, në shumicën e rasteve e ka marrë dhe shtetësinë e dyfishtë. Mirëpo, kjo gjë nuk ka lidhje kur ta pyesësh dikë prej kësaj bashkësie: Si e përcaktoni identitetin Tuaj kombëtar? Zakonisht përgjigja është motivuar nga toponimi i vendlindjes: Unë jam goran; unë jam gollobordas. Pra, në radhë të parë ata nuk e identifikojnë veten e tyre si shqiptarë, bullgarë ose maqedonas. Dhe puna e shtetësisë nuk i pengon aspak që të jenë të bashkuar dhe të ruajnë traditat dhe zakonet e vjetra.

Kopertina e vëllimit të tretë të Vesellka Tonçevës kushtuar bullgarëve të GollobordësNë studimin e saj të tertë etnomuzikologia bullgare Doc. Dr. Vesellka Tonçeva është përqendruar plotësisht mbi këndimin specifik në Gollobordë. Znj. Tonçeva, e cila është folkloriste në Akademinë Bullgare të Shkencave, ka regjistruar me nota më se 100 këngë. Ato janë këngë grash, këngë burrash, këngë festive e të përditshme, dhe po ashtu këngë vaji.

Znj. Tonçeva kur të dëgjoni tingujt e dajres, filloni të qani? Për se po qani?

“Mua më intereson shumë bashkësia e Gollobordës, sepse folklori aty është ruajtur shumë, duke e krahasuar atë me identitetin historik të bullgarëve. Nuk qaj kur jam në mes të gollobordasve. Unë jam profesionaliste dhe përpiqem të dokumentoj sa më shumë këngë dhe rrëfime. Filloj të qaj kur kthehem në Bullgari. Më vjen keq, sepse studimi që po bëj është më tepër enciklopedik se sa i lexueshëm nga masa e gjerë. Megjithatë, në dy vëllimet e mëparshme dhe në atë të fundit bashkësia e  Gollobordës është dokumentuar përmes këngës. Kush e di, me kalimin e kohës, dikujt mund t’i vijë në mendje se prejardhjen e ka bullgare dhe të fillojë të këndojë këngët në librat e mi.”

Çfarë këndojnë gollobordasit?

“Të njëjtat motive i kanë dhe ata në këndimin popullor. Gollobordasit këndojnë për dashurinë e nënës dhe të motrës, për kurbetçinjtë, interpretojnë këngë malli etj. Në vëllimin e tretë “Bullgarët e Gollobordës” kam përshkruar shumë variante të këngëve të gollobordasve që hasen po ashtu dhe në  Maqedoni e Bullgari. Kam gjetur variante këngësh që nga viti 1890 e deri më sot dhe i kam krahasuar ato. Kjo gjë nuk është për t’u çuditur, sepse të gjithë e dimë motivin e kujt është kjo këngë. Melodia mund të migrojë, pra fluturon nga një vend në tjetër dhe i përshtatet tekstit të ndryshëm. Kjo tendencë vërehet në fund të shek. XIX-të e në fillim të shek. XX-të.”

A identifikohet ndonjë mall për Bullgarinë në këngët e gollobordasve?

Z. Mendo Kurthi nga fshati Orzhanovë“Në këndim më tepër jo. Sepse tekstet e këngëve janë shumë konservatore. Nuk ndryshojnë aq lehtë. Po flas për ato të vjetrat. Në një këngë interpretohet: “Po të shkojë jashtë vendit, po të shkojë për në Sofje”. Kryeqyteti bullgar ka qenë njëra nga vendet e zakonshme ku kurbetçinjtë kanë shkuar, ashtu siç kanë udhëtuar drejt  Izmirit ose Selanikut. Mallin për Bullgarinë e gjemë më tepër te shprehjet popullore. Ja, p.sh. gollobordasit kur të betohen, e përdorin emrin e Bullgarisë. Këtë e kam incizuar para disa vitesh nga vendasit e moshuar. Sot nuk mund të dëgjosh betim në emër të Bullgarisë nga të rinjtë. Mirëpo, gollobordasit këndojnë për Detin e Zi dhe Danubin që do të thotë se kënga e tyre është mjaft e vjetër për të përfshirë dhe kufijtë bullgarë.”

Si do të duket Golloborda pa qenë aty njeri?

“Kohët e fundit gollobordasit kanë filluar të rikthehen në vendlindje, sepse nuk ka punë në Tiranë dhe në qytetet e tjera të mëdha. Përpiqen t’i rinovojnë shtëpitë ku kanë lindur dhe të punojnë tokën e tyre. Kjo është ana optimiste. Ajo pesimiste është se të gjithë ata që kanë ikur drejt zemrës së Shqipërisë apo jashtë shtetit do të asimilohen, fëmijët e tyre nuk do të flasin të folmen e Gollobordës dhe vendi do të zhduket. Besoj se Golloborda kurrë nuk do të zhduket. Në cilësinë e shkencëtares unë përpiqem të tërheqë vazhdimisht vëmendjen drejt kësaj bashkësie. Me aktivistët e tjerë punojmë në ruajtjen e identitetit bullgar të gollobordasve. Kemi ndërmend të dërgojmë disa nga librat e mi aty në fshatrat malorë. Një person po t’ua lexojë të rinjve këngët e regjistruara, kjo do të jetë e mjaftueshme. Sepse të rinjtë do ta dinë të këndojnë këngët që i përkasin lokalitetit të Gollobordës.”

Vesellka Tonçeva “këndon” fatin e Gollobordës

Historia mban mend ato shoqëri të cilat e kanë pasur shkrimin e vet. Pavarësisht faktit a do të asimilohet bashkësia e gollobordasve nga globalizmi, do të mbetet dokumenti i shkruar. Bota do të dijë se kënga bullgare është dëgjuar dikur në ata fshatra të Shqipërisë Lindore. Librat e Vesellka Tonçevës, sot që përbëjnë më tepër një punë enciklopedike, pas disa dekadash do të jenë indikatori i identitetit kombëtar të bullgarëve. Sepse folkloristja nuk përshkruan vetëm bashkësinë e Gollobordës, por njëkohësisht daton dhe zhvillimin historik të popullit bullgar

Fotografitë janë marrë nga dokumentari “Fijet e përziera. Një film për Gollobordën” (2012), regjisore Ekaterina Minkova, operator Kamen Kolev dhe skenariste Vesellka Tonçeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD