Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ringjallë “Posejdoni” gazsjellësin e parealizuar “Rryma Jugore”?

БНР Новини
Foto: BGNES

Këto ditët e fundit u bë e qartë se Rusia praktikisht ka në plan ta ringjallë gazsjellësin e parealizuar “Rryma Jugore”, i cili duhej të arrinte që nga brigjet ruse në fundin e Detit të Zi deri në bregun e Bullgarisë dhe nga atje t’i drejtohet Evropës Qendrore dhe asaj Perëndimore. Vetë Presidenti rus Vlladimir Putin bëri të ditur më 1 dhjetor 2014 se projekti është i vdekur dhe akuzoi për këtë Bullgarinë dhe Brukselin.

Mirëpo, siç duket, monopolisti shtetëror rus dhe gjigant botëror i gazit “Gazprom” nuk ka hequr dorë krejtësisht nga korridori i gazit, i cili dukej krejtësisht i vdekur pas rrëzimit edhe të “Rrymës Turke”, një projekt, i cili në kushtet e konfrontimit të ashpër midis Rusisë dhe Turqisë pothuaj nuk ka shanse për t’u realizuar në të ardhmen e afërt. Mirëpo, Rusia ka nevojë të madhe për një gazsjellës në pjesën jugore të Evropës, pasi planet e saj për zgjerimin e furnizimeve të gazit për pjesën veriore të kontinentit ndeshen me rezistencën e madhe të një sërë shtetesh evropiane.

Në këtë sfond të ndërlikuar gjeopolitik “Gazprom” nënshkroi këto ditë bashkë me kompaninë italiane “Edison” dhe kompaninë greke “DEPA” një memorandum për furnizim gazi nga Rusia në fundin e Detit të Zi përmes vendeve të treta për Greqinë dhe nga Greqia për Italinë. Vëzhguesit ekonomikë rusë bënë njëzëri konkluzionin se kështu praktikisht rimëkëmbet “Rryma Jugore”, sepse që të arrijë gazi rus deri në Greqi në fund të Detit të Zi ai duhet të dalë në hapësirën e bregut bullgar, nga ku nëpërmjet hub-it të planifikuar bullgar “Ballkan” t’i drejtohet “Posejdonit” nga Greqia për në Itali. Projekti i ri rus është i rëndësishëm dhe ka shanse reale për t’u realizuar “duke i respektuar kërkesat e Bashkimit Evropian”, siç nënvizojnë në Moskë. Për këtë flet fakti se shefi i “Gaspromit” Aleksej Miler ia paraqiti vetë Vladimir Putinit dhe mori dritë jeshile.

Tani për tani autoritetet bullgare nuk bëjnë komente, por dihet se ato kanë dëshirë të madhe për ta shndërruar vendin tonë në qendër gazi në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ata madje tashmë e emërtuan zyrtarisht hub-in e planifikuar në bregun e Detit të Zi – “Ballkan”. Deri tani nuk dihej shumë mirë se çfarë pikërisht do ta shpërndajë këtë hub, por tani tashmë ideja po fillon të kthjellohet. Heshtja e autoriteteve bullgare në këtë etapë të hershme është krejtësisht e shpjegueshme në sfondin e përvojës së hidhur me gazsjellësin e rrëzuar “Rryma Jugore” për shkaqe politike dhe gjeostrategjike. Ata siç duket e kanë bërë përfundimin e domosdoshëm: “Mos e vërë tiganin në zjarr, kur peshku është akoma në det!” Mirëpo, nuk ka dyshim se në qoftë se “Posejdoni” bashkë me Rrymën Jugore 2 realizohen, kjo do të jetë në dobi të vendit si nga pikëpamja e përpjekjeve për pakësimin e varësisë së tij të gazit, ashtu edhe në aspekt rajonal. Askush nuk do të heqë dorë nga më shumë të ardhura nga transiti i gazit dhe nga më shumë ndikim në Evropë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD