Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spelta si inovacion në birrë dhe bukë

Foto: arkiv

Njerëzit më të moshuar te ne mbajnë mend se dikur kanë ngrënë speltë– gruri, i cili është i pranishëm në kuzhinën e njeriut që nga agimi i qytetërimit. Ky është gruri më i lashtë – ekzistojnë mbeturina të tij nga përpara mijëra vitesh. Në varrezat trake janë gjetur gjurmë spelte, si edhe në piramidat e Egjiptit. Pas Luftës së dytë Botërore fillon përdorimi i përzierjeve të ndryshme dhe dalëngadalë gruri e zëvendëson krejtësisht speltën. Sot gruri seleksionohet me qëllim për përmirësimin e prodhimit, ndërsa spelta nuk është ndryshuar në vazhdim të mijëvjeçarëve. Prodhimi i speltës është rreth dy herë më i vogël në krahasim me prodhimin e grurit të thjeshtë, por në dallim të grurit të lashtë ajo mund të rritet pa përdorimin e lëndëve kimike.

Sot spelta është duke u shndërruar në një ushqim të preferuar nga shumë njerëz, të cilët rizbulojnë substancat e saj ushqyese. Përveç në ëmbëlsira dhe në prodhimin e bukës, spelta përdoret edhe në prodhimin e birrës. Autorët e një projekti për transferimin e inovacioneve midis Bullgarisë, Çekisë dhe Gjermanisë shqyrtojnë mundësitë për përdorimin e speltës në prodhimin e birrës. Qëllimi është përhapja e përdorimit të saj në industrinë ushqimore.

“Prodhimi i birrës prej spelte ishte një prej sfidave për ne, sepse ajo së pari duhej të shndërrohej në malto dhe të konstatojmë se çfarë është raporti optimal midis speltës së maltos dhe speltës së elbit” – thotë prof. Valentin Bëçvarov nga Akademia Bujqësore, partner i projektit, bashkë me disa institute nga Çekia dhe Gjermania.

Në saje të provave laboratorike te ne dhe në Çeki u konstatua se raporti midis speltës dhe maltos së grurit duhet të jetë baras. Në Çeki kjo është një pije tipike prej gruri, e krijuar nëpërmjet një teknologjie, që përdor fermentimin e lartë të majasë së birrës, ndërsa shkencëtarët bullgarë kanë përpunuar një teknologji, e cila bazohet te fermentimi i ulët i majasë së birrës. Kjo është birra e llojit Lage.

“Mirëpo, spelta ka edhe disa të meta teknologjike, të cilat duhej përballuar, duke punuar mbi projektin në fjalë – është i mendimit prof. Bëçvarov. – Kjo është një kulturë drithi, e cila është më e vogël nga elbi, që përdoret për prodhimin e birrës. Përpunimi i kokrrave të imëta është vështirë në pajisjet e tanishme. Një e metë tjetër e elbit është përmbajtja e ulët e glutines, prandaj është pothuaj i pamundur prodhimi i produkteve të bukës me maja. Përparësia e kulturës është fakti se ajo rritet në mënyrë biologjike, pa përdorimin e preparateve dhe plehrave. Spelta mund të ekzistojë në rajone, ku rritja e kulturave të tjera është e pamundshme. Ajo ka shumë përparësi lidhur me mënyrën e shëndetshme dhe të balancua të të ushqyerit, sepse është plot proteina. Një përparësi tjetër është përmbajtja e lartë e disa mikroelementeve, si magnezi dhe squfuri. Spelta, që rritet te ne, është plot gjithashtu zink, një element për të cilin organizmi ynë ka nevojë çdo ditë.”

Sipas autorëve të projektit për popullarizimin e speltës, birra prej spelte do të prodhohet në fabrikat më të vogla për prodhim birre. Çmimi i birrës së grurit, sipas prof. Bëçvarovit do të varet nga vëllimi i prodhimit dhe nga realizimi i produktit në treg. Kohët e fundit po vëzhgohet rritje më e madhe e interesit ndaj rritjes së speltës te ne. Sipas të dhënave jozyrtare rreth 15 mijë dynymë në vendin tonë do të mbillen me këtë kulturë. Ende prodhimi nuk është organizuar mirë. Fushat e mbjella janë pronë e prodhuesve të vegjël, të cilët duhet të vendosin vetë se çfarë të bëjnë, sepse te ne mungon material i certifikuar dhe prodhuesit shumë shpesh furnizohen me farëra nga jashtë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD

Sipas një sondazhi, Sofja është vendi më i rehatshëm për një pensionist nga BE

Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..

botuar më 24-08-06 11.58.PD

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..

botuar më 24-08-05 7.15.PD