Për vit të dytë me radhë tek ne zhvillohet fushata “Ec një kilometer në këpucët e saj”, në të cilën meshkujt mbajnë këpucë me taka për të tërhequr vëmendjen shoqërore mbi problemin e dhunës në shtëpi. Sivjet burrat bënë shëtitje me këpucë të kuqe me taka të larta në rrugën këmbësore “Vitosha” duke mbajtur pankarte kundër dhunës në shtëpi dhe abuzimit seksual. Ndoshta për shkak të shiut sivjet ngjarja nuk kishte karakter konkurrimi, ndryshe nga vitet e tjera. Ishte vetëm një shëtitje miqësore.
Monika Pisankëneva, kryetarja e fondacionit “Qendër Bilitis” është një nga organizatorët dhe ajo na tregoi për qëllimet e ngjarjes që u dukej zbavitëse kalimtarëve, të cilët nuk dinin arsyen e saj konkrete:
„Ajo alarmon, tërheq vëmendjen, është premisë për zhvillimin e diskutimeve në rrjetet, të cilat mund të organizojnë ndryshime legjislative apo të paktën që mund t’i detyrojnë instituciaonet që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më efektive, të parandalojnë dhunën dhe të ofrojnë strehim për viktimat. Ngjarja i inkurajon gratë që të jenë më të guximshme dhe të fillojnë të flasin për këtë problem. Çdo grua e katërt në Bullgari është viktimë e dhunës në shtëpi, por pak janë ato, të cilat flasin për këtë problem, të cilat kërkojnë strehim apo përkrahje morale. Ligji për mbrojtje në raste të dhunës në shtëpi parashikon një radhë masash pas parashtrimit të ankesës në gjyq nga ana e gruas. Përdhunuesi mund të detyrohet të largohet nga shtëpia, grua mund të marrë strehim të përkohshëm në ndonjë institucion shtetëror. Viktima duhet të jetë pala aktive.”
Monika Pisankëneva komentoi gjithashtu se gratë frikësohen dhe rrallë kërkojnë ndihmë.
„Dhuna në shtëpi është objekt i frikës dhe i turpit dhe shpeshherë gratë të cilat i nënshtrohen këtij lloji abuzimi janë të varura financiarisht nga partnerët e tyre dhe nuke kanë lirinë të zgjedhin ndarjen. Për to është më e vështirë në krahasim me ato, të cilat vetë mbahen. Normat tradicionale, të cilat e detyrojnë gruan që të respektojë vullnetin e burrit si kreu i familjes është premisë për pabarazinë e brendshme, është premisë për dhunë. Dhe kjo nuk është e vlefshme vetëm për familjet heteroseksuale.”
Kristian Brajkov nga Qendra kombëtare për Internet të Parrezikshëm na këshilloi për masat që duhen të merren në rast të dhunës në rrjet:
“Në rast të torturimit online është me rëndësi që të punohet jo vetëm me objektin e torturës, por edhe me ushtruesin e saj sepse shpesh njerëzit të cilët kanë sjellje të tillë kanë përjetuar trauma të rënda, që e provokojnë urrejtjen. Zhvillimi i internetit tejkalon progresin e kuadrove legjislative. Jo vetëm në Bullgari. Këtu gjithnjë e më shumë punohet në këtë sferë. Në nivel ndërkombëtar dhe në atë shtetëror është e vështirë që të punohet me ritmet e internetit – ai ndryshohet vazhdimisht.”
Kristian gjithashtu u përfshi në këtë ngjarje dhe kaloi një kilometër në këpucë femërore.
„Është e vështirë që të ecni në këpucët e saj, ka nevojë për forcë shpirtërore, ka nevojë që të vëmë veten në vendin e tjetrit. Nuk është e lehtë, por është e mirë, sepse kështu pasurohet botëkuptimi”.
Pas ngjarjes “Ec një kilometër në këpucët e saj” burrat ishin shumë pozitivë, me buzë në gazë, kishte edhe disa trauma për shkak të këpucëve jo komode. Të gjithët ishin të mendimit se nuk është e lehtë që të “hyjnë” në “këpucët e saj”. Pjesëmarrësit shpresojnë se “zëri” i tyre do të dëgjohet, se institucionet do të bëhen gjithnjë e më adekuate në rastet e dhunës në shtëpi. Në krahasim me vitet e tjera sivjet interesi nga ana institucioneve të ndryshme përgjegjëse ishte më i madh, pavarësisht se pjesëmarrësit nuk ishin aq shumë – kjo ishte për shkak të kohës së keqe. Me siguri kemi nevojë për më shumë kohë dhe për përpjektë të shumta po të dëshirojmë në të vërtetë të ecim në këpucët e saj
Pëprgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Lluiza Llazarova
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..